SHPJEGIME TEMATIKE:
SIMBOLIKA [TIPOLOGJIA]


Disa njerëz, ndodhi dhe gjëra në DhV në mënyrë të qartë njëjtësohen si «figura
ose tipa» (nga greqishtja
tupoi) apo simbole në DhR. Prandaj, për Adamin thuhet
se është një figurë e Krishtit (Rom. 5:14). Të tjerë nuk janë njëjtësuar në mënyrë të
veçantë si figura, megjithatë paralelizmat janë të shumta dhe shumë të qarta për
t'u mohuar. Për Jozefin, për shembull, nuk përmendet të jetë një figurë e Zotit
Jezus, megjithatë ekzistojnë
mbi njëqind lidhje midis Jezusit dhe atij.

Kur Zoti Jezus u foli dy dishepujve të mërzitur në rrugën për në Emaus: «U
shpjegoi atyre
në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin Atij» (Lluka 24:27). Krishti i
mishëruar ka thënë: «Në rrotullin e librit është shkruar për Mua…» (Heb. 10:7).
Prandaj përligjemi nëse shohim Krishtin në të gjitha Shkrimet.

Për sa i përket përvojave të Izraelit në DhV, Pali na thotë se: «të gjitha këto gjëra u
ndodhën atyre si shembull (greqisht,
tupoi), dhe janë shkruar për paralajmërimin
tonë, për ne që jemi në mbarim të epokës» (1 Kor. 10:11). Kjo mbështet fort
paraqitjen se jo vetëm figurat e veçanta [d.m.th. ato që janë përmendur në mënyrë
të veçantë se janë figura të Krishtit] janë të vlefshme, por shumë më tepër se aq.

Pali i kujton Timoteut se i tërë Shkrimi është i dobishëm (2 Tim. 3:16). Ka mësime
frymërore që duhen mësuar, nëse vetëm kemi sy për t'i parë.

Pjesë të mëdha të Librit të Hebrenjve janë një shpjegim i simbolikës së
tabernakullit dhe pajisjeve të tij. Ndërsa është e vërtetë se një pikëpamje shumë e
ngushtë e simbolikës do të ngushtojë gëzimin frymëror të besimtarit të pjesës më
të madhe të DhV, skaji tjetër i bërjes së
çdo gjëje një figurë, apo kthimi i tërë
historisë në alegori duhet gjithashtu të shmanget.

Shpjegimet e nxitura me zor apo trilluese të figurave kanë shkaktuar emër të keq
mbi këtë temë. Ne nuk duhet të lejojmë ekstremizmin për të na plaçkitur pasurinë
frymërore në DhV. Nëse një interpretim e ngre Krishtin dhe/ose e ndërton popullin
e Tij, dhe/ose u përcjell ungjillin të humburve, dhe është në përputhje me tërë
mësimin e Fjalës, është në fund të fundit një
zbatim i vlefshëm i së vërtetës.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Komentari > Shpjegime tematike > Simbolika [Tipologjia]
Share