SHPJEGIME TEMATIKE:
SHENJA E RRETHPRERJES


Rrethprerja u caktua nga Perëndia si një shenjë fizike e besëlidhjes midis Tij dhe
popullit të Tij (Zan. 17:10-14). Prandaj tërë pasardhësit e Abrahamit njihen si «të
rrethprerët» (Veprat 10:45) dhe johebrenjtë quheshin «të parrethprerët» (Efe. 2:11).
Ajo është gjithashtu shenja dhe vula e drejtësisë që Abrahami e mori me anë të
besimit (Rom. 4:5).

Por më pas fjalët «rrethprerje» dhe «i rrethprerë» morën një larmi domethëniesh.
«Buzët e parrethprera» (Eksodi 6:12) nënkuptonte një mungesë aftësish për të
folur në publik. «Veshë të parrethprera» dhe «zemra të parrethprera» flasin për
pamundësinë për të dëgjuar, për të dashur dhe për t'iu bindur Zotit (Lev. 26:41;
LiP. 10:16; 30:6; Jer. 6:10; Veprat 7:51). «Të parrethprerë në mish» (Eze. 44:7)
nënkuptonte të papastër.

Në DhR «rrethprerja e Krishtit» (Kol. 2:11) i referohet vdekjes së Tij në kryq.
Besimtarët janë të rrethprerë me anë të njëjtësimit të tyre me Krishtin; Pali e quan
«rrethprerje që nuk u bë me dorë, por me rrethprerjen e Krishtit, me anë të
zhveshjes së trupit nga mëkatet e mishit» (Kol. 2:11). Kjo rrethprerje flet për
vdekjen e natyrës së mishit. Kjo është e vërtetë për pozicionin e çdo besimtari, por
duhet ndjekur nga një vdekje praktike e veprave mëkatare të mishit (Kol. 3:5).
Apostulli u drejtohet besimtarëve si të rrethprerët e vërtetë (Fil. 3:3), në dallim me
një pjesë të legalistëve judenj njohur si «të rrethprerjes» (Gal. 2:12).

Si shtesë e simbolizmit të tyre, disa nga ligjet e mira të Perëndisë u caktuan për të
shpëtuar popullin e Tij nga sëmundjet e johebrenjve. Shumë autoritete në fushën
e mjekësisë besojnë plotësisht se rrethprerja priret të parandalojë disa forma të
kancerit si te burri ashtu edhe te gruaja e tij.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Komentari > Shpjegime tematike > Shenja e rrethprerjes
Share