SHPJEGIME TEMATIKE:
HOMOSEKSUALIZMI


Si në DhV (Zan. 19:1-26; Lev. 18:22; 20:13) dhe në DhR (Rom. 1:18-32; 1 Kor. 6:9;
1 Tim. 1:10), Perëndia dënon mëkatin e homoseksualizmit. Ai tregoi zemërimin e
Tij kundër këtij mëkati duke shkatërruar qytetet e Sodomës dhe Gomorës. Sipas
ligjit të Moisiut homoseksualizmi ndëshkohej me vdekje. Asnjë njeri që praktikonte
homoseksualizmin nuk do të trashëgonte mbretërinë e Perëndisë.

Të ashtuquajturit «gei (homoseksualë meshkuj)» paguajnë një çmim të lartë për
stilin e tyre imoral të jetës. Pali thotë se ata marrin në vetvete «shpagimin e duhur
për gabimin e tyre» (Rom. 1:27b). Kjo përfshin sëmundjet gjenitale, pneumocistin,
sarkomën Kaposi (një formë kanceri i indeve lidhëse karakterizuar nga njolla të
kuqërreme që shfaqen në lëkurë) dhe SIDA-n. Gjithashtu përfshin fajin që nuk të
hiqet, shqetësime mendore e emocionale dhe ndryshime jo të zakonshme të
personalitetit.

Si të gjithë mëkatarët e tjerë, një homoseksual apo lesbike mund të shpëtohen
nëse ai apo ajo pendohen për mëkatin dhe pranojnë Zotin Jezu Krisht si
Shpëtimtar vetjak. Perëndia i do njerëzit që janë homoseksualë, edhe pse urren
mëkatin e tyre.

Ka një ndryshim midis të qenurit një homoseksual
praktikues dhe të kesh një
prirje homoseksuale. Bibla dënon praktikën, jo prirjen. Ka nga ata që kanë një
tërheqje ndaj seksit të njëjtë, por nuk pranojnë t'i jepen atij. Me anë të fuqisë së
Frymës ata janë disiplinuar t'i bëjnë ballë tundimit dhe të jetojnë në pastërti.
Shumë të krishterë me prirje homoseksuale [për shkak të mishit mëkatar]

…kanë parë gjendjen e tyre me brengë dhe trishtim, por, të paaftë për të ndryshuar
[me fuqinë e vetvetes], kanë marrë nga Fryma fuqinë për t'u penguar dhe për të
qenë të pastër, që në fakt është shenjtërim…. Në zotimin ndaj Krishtit (ata) ia kanë
ofruar atë njollë të brendshme Perëndisë për t'u përdorur nga Perëndia, që ajo fuqi
hyjnore të jetë e përsosur në dobësinë njerëzore.

Disa fajësojnë Perëndinë se ata janë lindur me këtë prirje, por faji nuk qëndron te
Perëndia, por te natyra mëkatare e njeriut. Çdo fëmijë i rënë i Adamit ka prirje të
liga. Disa kanë dobësi në një fushë, të tjerë në një tjetër. Mëkat nuk është të
tundohesh, por të biesh në tundim.

Ka çlirim për homoseksualizmin apo lesbizmin, ashtu si nga çdo formë epshi.
Megjithatë, ndihma e vazhdueshme e perëndishme është shumë e rëndësishme
në secilin prej rasteve.

Të krishterët duhet t'i pranojnë homoseksualët si njerëz pa miratuar stilin e tyre të
jetës. Ngaqë ata janë njerëz për të cilët Krishti vdiq, besimtarët duhet të përpiqen
në çdo mënyrë të mundshme që t'i fitojnë në një jetë të «shenjtërisë, pa të cilën
askush nuk ka për të parë Perëndinë» (Heb. 12:14).
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Komentari > Shpjegime tematike > Homoseksualizmi
Share