SHPJEGIME TEMATIKE:
AGJËRIMI


Të agjërosh do të thotë të heqësh dorë nga kënaqja e çdo dëshire fizike. Mund të
jetë i vullnetshëm (sikurse në këtë pasazh) ose i pavullnetshëm (si te Veprat 27:33
apo 2 Kor. 11:27). Në DhR, ai lidhet bashkë me pikëllimin (Mt. 9:14-15) dhe lutjen
(Lu. 2:37; Vep 14:23). Në këto pasazhe, agjërimi e shoqëronte lutjen si një
demonstrim i seriozitetit për të dalluar vullnetin e Perëndisë.

Agjërimi nuk ka ndonjë meritë për sa i përket shpëtimit dhe as nuk e vë të
krishterin në një pozitë të posaçme përpara Perëndisë. Një herë një farise u mburr
që agjëronte dy herë në javë. Megjithatë, një gjë e tillë nuk i solli shfajësimin që
kërkonte (Lu. 18:12, 14). Kur një i krishterë agjëron në fshehtësi si ushtrim
frymëror, Perëndia shikon dhe shpërblen. Ndërsa agjërimi nuk urdhërohet në
DhR, ai inkurajohet me premtimin e shpërblimit. Ai mund të jetë një ndihmë në
jetën e lutjes, duke larguar mpirjen dhe dremitjen. Ai është i vlefshëm në kohë
krize kur personi dëshiron të dallojë vullnetin e Perëndisë. Gjithashtu ka vlerë
sepse ndihmon vetëkontrollin. Agjërimi është një çështje midis një individi dhe
Perëndisë, që duhet bërë vetëm me dëshirën për t'i pëlqyer Atij. Ai e humbet vlerën
kur imponohet nga jashtë ose kur ekspozohet për një motiv të gabuar.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Share