Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
KARAKTERISTIKA TË TË KRISHTERIT MISHOR:
VEPRAT E SHPIRTIT
Mënyra themelore për të dalluar dhe për t’u marrë me dikë të kësaj kategorie është
që vetja është zë vendin kryesor mbi çdo gjë tjetër. Gjërat frymërore mund të zënë
vend në të menduarit dhe veprimet e tyre nëse ato mund të përshtatin ose të
vlerësojnë vendin më të lartë që gjithmonë ruhet për veten. Të krishterët mishorë
shpesh janë njerëz:
Kritikë: Ata fajësojnë besimtarët e tjerë ashtu si Juda fajësoi veprimin e Marisë në
Gjonin 12:4-6. Kjo përdoret shpesh si një justifikim se përse ata nuk janë më në
përbashkësi apo që s’takohen më me besimtarët e tjerë.
Të zellshëm në vepra: Për shkak të lavdërimit që mund të sjellë, ose sepse kjo i
bën ata që të mos marrin në konsideratë gjendjen e tyre të vërtetë apo atë të
familjes së tyre, ata shpesh bëjën shumë “vepra të mira”. Ashtu si Marta (Lluka 10:
40-42) puna për Zotin bëhet më e rëndësishme sesa Zoti i punës.
Shakaxhinj: Megjithëse e dinë Efe. 5:4, ata s’mund t’i rezistojnë të folurit pa mend,
të kotë e të përqeshur. Noshta kjo ndodh pasi ata shpesh duhet të kapen pas një
llafi komik për të lustruar mëkatin e nxjerrë na pah.
Fjalamanë: Sipas Fjalëve të Urta 10:19, kur ajo që mund të thuhet thjesht me disa
fjalë kërkon shumë fjalë për t’u thënë, atëherë rriten mundësitë që biseda të
kthehet në thashetheme apo përgojime.
Që shkurajohen lehtë: Duke qenë se këta të krishterë harlisen pas lavdërimit, ata
duhet të sigurohen dhe të lavdërohen vazhdimisht që të nxjerrin forcë emocionale
të mjaftueshme për të vazhduar me përpjekje të tjera. Fakti i lavdërimit të
ardhshëm nga Zoti nuk bën ndonjë efekt të madh për njeriun mishor pasi kjo
është krejtësisht një e vërtetë frymërore.
Të nxituar: Njeriu që ecën në mish karakterizohet shpesh nga një paaftësi për të
pritur Zotin në lutje, që sigurisht është një ushtrim frymëror. Për më tepër është ajo
tendenca për të marrë vendime të shpejta dhe që shpesh thuhet që ishte Zoti ai që
i drejtoi. Një thënie e vjetër mund të jetë me vlerë këtu: “Perëndia drejton, Satani vë
në lëvizje”.
Vullnetfortë: Si një nga 3 pjesë e shpirit të njeriut, disa të krishterë mishorë
udhëhiqen nga një vullnet i fortë e i furishëm që i bën ata të ndjekin rrugët dhe
planet e tyre me çdo kusht, Kol. 2:23. Edhe “adhurimi” i tyre quhet adhurim nga
vullneti dhe nuk është nga Fryma e Perëndisë por nga dëshira e tyre për të thënë
atë që ata duan të thonë.
Që shfaqin njohuri: Duke qenë një tjetër pjesë nga 3 pjesët e shpirit, nuk duhet t’i
jepet mendjes së njeriut përparësi por frymës së tij. Megjithatë njeriu mishor gjen
kënaqësi përmes shfaqjes së njohurisë së tij - madje edhe të njohurisë frymërore.
Kjo nuk motivohet nga dashuria por nga dëshira për admirim.
Që drejtohen nga emocionet: Pjesa e 3-të e shpirtit njerëzor. Besimtari mishor
është tepër i prirur ndaj ngritjeve dhe rënieve. Ai udhëhiqet më tepër nga ndjenjat e
tij sesa nga Fjala e Perëndisë. Gjithashtu ai tërhiqet nga njerëz dhe programe që
theksojnë anën emocionale. Qëndrimin e tij ndaj Perëndisë ai e vlerëson nga
mënyra se si ndjehet.
Me dëshira të papërmbajtura: Ky njeri ka ngadonjëherë probleme me lakminë -
qoftë për para apo pozitë apo gjëra të tjera, që kur vjen puna për plotësimin e vetes
është e vështirë t’i rezistosh.
Që kërkojnë të duken: I krishteri mishor vë theks të madh në gjërat e jashtme për
arsye të dukshme. Veshja, makijazhi, veprimet etj., kanë si qëllim të tërheqin
vazhdimisht vëmendjen te ky njeri.
Të dhënë pas ndjenjave: Kjo mund të marrë shumë forma të ndryshme: libra dhe
filma të egër, përvoja emocionuese dhe trimëri drithëruese, çdo gjë e çuditshme
nga arti, muzika etj. Ndër gjërat e e krishtera kemi një theks në përvojat frymërore:
gjuhë, shërime etj.