




[Profeti] Mikea thotë një parashikim tepër të rëndësishëm. «Por ti, o Bethlehem
Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai
që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga
ditët e përjetësisë» (Mik. 5:2). Në lidhje me këtë, Dr. Fredk A. Tatfordi thotë në
vëllimin e tij të shkurtër «Profeti i ardhjes së Mesias»:
Kur Jezusi lindi në Betlehem nuk erdhi në ekzistencë një personalitet i ri. I
Përjetshmi ishte mishëruar. Perëndia mori mbi vete njerëzim dhe fëmija i
Marias ishte – dhe do të jetë gjithnjë – Njeriu-Perëndi. Ajo çfarë Ai ka qenë
gjithnjë në epokat e kaluara, vazhdoi të jetë në mishërimin.
Ka disa pohime të ngjashme në DhR: «Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me
Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi» (Gjo. 1:1). Natyrshëm ngrihet pyetja se kujt i
referohet Gjoni me fjalët «fillim»? A është fillimi i krijimit? A është fillimi i jetës së
Krishtit këtu në tokë? Apo mos ndoshta fjala është përdorur në një mënyrë
abstrakte, ku Gjoni po nënkuptonte se kurdo që të ketë qenë fillimi, fjala e
paraprinte dhe tashmë ishte shfaqur? Këtu, pra, kemi para-ekzistencën e një
individi. Argumenti është shumë i qartë.
«Dhe Fjala ishte Perëndi». Ky Dikush, i cili ka ekzistuar që më parë, ishte «me»
Perëndinë. Parafjala «me» sugjeron shoqëri. «I njëjti ishte në fillim me
Perëndinë». Për më tepër është theksuar edhe «Dhe Fjala ishte [vazhdimisht]
Perëndi». Çfarë dogmatizmi! Çfarë deklaratë hyjnie! Atëherë, si do ta
konsiderojmë Fjalën? Pa dyshim që ky individ që ka ekzistuar që më parë dhe që
shoqërohej me Perëndinë dhe që mban titullin përshkrues «Fjala», është Vetë
hyjni, Perëndia i shfaqur në mish. «Fjala u bë mish dhe ndenji ndër ne dhe ne
soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë» (Gjo.
1:14). Fjala «ndenji» (ngriti çadrën) sugjeron shenjtëroren në shkretëtirë me
kolonën e resë të lavdisë që ngrihej nga dhoma e brendshme. Kishte një re të tillë
lavdie për Shpëtimtarin kur Ai ishte këtu, nëse flasim në mënyrë të figurshme.
Thuhet se kinezët e lashtë i ndanin fjalët e tyre në dy kategori të përgjithshme: fjalë
të vdekura dhe fjalë të gjalla. Emrat, mbiemrat, ndajfoljet, parafjalët etj., ishin fjalë
të vdekura. Mund të keni një listë të gjatë fjalësh që nuk formojnë një pohim. Foljet
janë fjalë të gjalla, fjalë veprimi; ato futen në kategorinë e dytë. Në përkthimin
spanjisht të Ungjillit të Gjonit (1569 mK, versioni i ripunuar më i fundit 1960), e
përkthen kështu vargun 1: «En el principo era el Verbo», «Në fillim ishte Folja».
Prandaj në Krishtin kemi shprehjen e plotë të dashurisë, fuqisë dhe qëllimit të Atit.
Gjithashtu Gjoni shënon për ne disa nga pohimet e Zotit Jezus; për shembull:
«Përpara se të ishte Abrahami, unë jam». Disa versione moderne e përkthejnë
«Përpara se të kishte lindur Abrahami, unë jam», por kjo nuk e ndryshon kuptimin.
Kontrasti midis Abrahamit dhe Jezusit është një kontrast midis dikujt, ekzistenca e
të cilit kishte një fillim dhe Dikujt që ka ekzistuar gjithmonë. Ky Dikush i bekuar ka
ekzistencë të tashme dhe të vazhduar.
Judenjtë i kuptuan menjëherë pohimet e Krishtit. Siç e kuptuan kur Zoti Jezus
tregoi shëmbëlltyrën e Bariut të Mirë dhe dha: «Unë dhe Ati jemi një». Atëherë
judenjtë morën gurë për t'i hedhur kundër tij dhe thanë: «Ne nuk të vrasim me
gurë për vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten
Perëndi» (Gjo. 10:32-33).
Në shekullin e katërt të erës së krishterë doli një herezi me emrin arianizëm.
Ariusi, propaganduesi i këtij gabimi, mbitheksoi fjalën «i lindur» që i referohej Zotit
tonë. Ariusi argumentoi se përderisa Ati lindi Birin, Biri duhet të ketë një fillim të
ekzistencës dhe kështu që ishte më i ulët se Ati. Kjo herezi u përgënjeshtrua dhe
Ariusi u përjashtua nga kisha në Këshillin e Nikeas (325 mK).
Një pjesë e doktrinës të të ashtuquajturve Dëshmitarë të Jehovait është thjesht
një rigjallërim i arianizmit të shekullit të katërt. Ky kult modern ka vënë një rëndësi
jo të shenjtë mbi fjalët e apostullit Pal, «i parëlinduri i çdo krijese» (Kol. 1:15). Ata
argumentojnë se Ati e krijoi Birin, që Biri të krijonte të gjitha gjërat e tjera. Duke
vepruar kështu ata nuk marrin parasysh pjesën tjetër të kësaj pjese të madhe që
flet për Personin e Krishtit: «Sepse në të u krijuan të gjitha, ato që janë në qiej dhe
ato mbi dhe, ato që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe
pushtete; të gjitha janë krijuar me anë të tij dhe ndaj tij. Ai është përpara të gjithave
dhe të gjitha qëndrojnë nëpërmjet tij» (Kol. 1:16-17). Ai nuk është një nga
elementët e krijuar. Ai i paraprin të gjithë ata. Përveç kësaj, «Atit i pëlqeu që në të
të banojë e gjithë plotësia». Në kapitullin 2 kemi një pohim të ngjashëm që është
më i qartë: «Në të banon trupërisht gjithë plotësia e hyjnisë» (Kol. 2:9).
Shtrembërimi që i është bërë Shkrimit nga po ky kult mbi titullin «i parëlindur»
është tepër tinëzar. Nuk ka asnjë dyshim që ky titull mund të përdoret fjalë për fjalë
për pasardhësin e parë të një gruaje. Plaga e fundit që ra mbi egjiptianët në
kohën e çlirimit të Izraelit nga skllavëria ishte vdekja e çdo të parëlinduri. Zoti
kishte shpallur: «Çdo i parëlindur në vendin e Egjiptit do të vdesë» (Eks. 11:5).
Megjithëkëtë, titulli është përdorur edhe me kuptim të figurshëm në Fjalën e
Perëndisë. Përdorimi i saj nënkupton një shkallë sipërore, diçka e nivelit më të
lartë të mundshëm. Zoti e përdor atë për të përshkruar Izraelin: «Kështu thotë Zoti:
'Izraeli është biri im, i parëlindur'» (Eks. 4:22). Kjo nuk do të thotë që Izraeli ishte
kombi i parë origjinal. Kishte kombe dhe madje perandori përpara se ai të vinte në
ekzistencë. Ai komb kishte vendin më të lartë në mendimet e Perëndisë. Kjo është
e dukshme me pohimin: «Do ta bëj të parëlindurin tim më të shkëlqyerin ndër
mbretërit e dheut» (Psa. 89:27). Asnjë nuk do të ishte më i madh se Izraeli.
Bildadi, ndërsa u përgjigjet disa prej vërejtjeve të Jobit, flet për një sëmundje
shkatërruese që e quan «i parëlinduri i vdekjes». Ai e dallon këtë sëmundje
vdekjeprurëse si më të keqe se të tjerat, sikur të ishte kulmi i të gjitha vdekjeve.
Edhe [profeti] Isaia e përdor termin i parëlindur me një kuptim të figurshëm: «Të
parëlindurit e të varfërve do të kenë ç'të hanë dhe nevojtarët do të pushojnë të
sigurt» (Isa. 14:30). Parashikimi kishte të bënte me faktin që mbas shkatërrimit të
armikut, më të varfrit e të varfërve do të hanin mirë.
Në mënyrë të ngjashme, Zoti Jezus është «i parëlinduri nga të vdekurit» (Kol. 1:
18; Zbu. 1:5). «Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i
atyre që kanë fjetur» (1 Kor. 15:20). Si fjala «fryti i parë» ashtu edhe «i parëlindur»
janë përdorur në mënyrë sinonimike. «Që të ketë parësinë në çdo gjë» (Kol. 1:18).
Në ringjallje si dhe në çdo rast tjetër, Krishti ka përparësinë.
Nën ligjin, i parëlinduri merrte trashëgiminë dhe bekimin e veçantë patriarkal. I
parëlinduri kishte autoritet mbi vëllezërit e tij. Gjithashtu ai merrte një pjesë dyfish,
si edhe një vend në priftërinë e hershme. Çfarë parashikimi për të Parëlindurin e
përsosur!
Autori i Hebrenjve e identifikon Kishën si «kuvendit universal dhe kishës së të
parëlindurve» (Heb. 12:23). Anëtarët e Kishës universale janë të nderuar me
shkëlqim dhe lavdi. Hiri i ka dalluar dhe i ka dhënë një vend të parë në qëllimet e
Perëndisë. Sa e mrekullueshme duhet të jetë familja hyjnore! «Sepse ata që Ai [Ati
Perëndi] i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me
shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që Ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë
vëllezërve» (Rom. 8:29). Të gjithë besimtarët janë paracaktuar të mbajnë
shëmbëlltyrën e Birit të Perëndisë, që Ai të jetë i jashtëzakonshëm në mes të
shumë vëllezërve.
Njeriu u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, por kjo shëmbëlltyrë u prish me
rënien për shkak të mëkatit. Ne lexojmë që Adami lindi një djalë që i përngjiste, në
shëmbëlltyrë të tij (Zan. 5:3). Përmes veprës shpenguese të Krishtit, Perëndia po
ju kthen të gjithë besimtarëve shëmbëlltyrën hyjnore (Rom. 8:29). Të gjithë ata në
këtë familje do t'i përngjajnë shpejt Zotit Jezus!



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.

PLOTËSIA E HYJNISË
nga James Gun
A supozojmë ne që Zoti Jezus Krisht ishte i përjetshëm
apo që Shkrimi [Bibla] e paraqet atë të të tillë? Sigurisht
që kjo e dyta është e vërtetë. [Profeti] Isaia shkroi për
Mesian: «Na ka lindur një fëmijë [njerëzimi i Krishtit], një
djalë na është dhënë [hyjnia e Krishtit]. Mbi supet e tij do
të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i
admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm,
Princ i paqes» (Isa. 9:6). Çfarë zbulimi për atributet e Tij!
«Atë i përjetshëm» është përkthyer në mënyra të
ndryshme. Në Vulgata është përkthyer «Atë i epokës së
ardhme». Gjetkë është dhënë si «Ati i epokës së
përjetshme» dhe «Ati i përjetësisë». Është e qartë që
Biri i Perëndisë është burimi atëror i përjetësisë. Sa i
fortë është ky titull. Nëse do të ishte e mundur për të
konceptuar origjinën e përjetësisë, Zoti Jezus është kjo
origjinë.