



"Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar
sipas mishit? Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave,
ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t'u
lëvduar. Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? ‘Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe
kjo iu numërua për drejtësi’. Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i
konsiderohet si hir, por si borxh; ndërsa atij që nuk vepron, por beson në
atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi".
Pyetje: A është besimi një dhuratë nga Perëndia?
Përgjigje: Shkrimi mëson qartë se "Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi
vjen nga fjala e Perëndisë" (Romakëve 10:17). Megjithatë, kjo nuk përjashton
përgjegjësinë e njeriut në besim. Disa besojnë se Efesianëve 2:8, 9 mëson se
besimi është një dhuratë nga Perëndia. Kjo pjesë thotë:
"Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk
vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë…".
Duke e shqyrtuar nga ana gramatikore vargun e mësipërm duhet të pranojmë se
një interpretim tjetër i barasvlershëm është se "dhurata e Perëndisë" i referohet
"shpëtimit me anë të hirit". Pra, dhurata i referohet veprës dhe oferta e shpëtimit
është shtrirë plot hir nga Perëndia te mëkatarët fajtorë. Një njeri e merr një
dhuratë të tillë përmes (apo nëpërmjet) besimit.
Meqë ky varg mund të jetë i dykuptimtë, studiuesi i Shkrimit do të pyesë nëse ka
referime të tjera që përkufizojnë "dhuratën". Xhon Mekarturi (John MacArthur)
(Ephesians, f. 61) paraqet tre vargje për të mbështetur besimin si dhuratë. Ato janë
2 Pjetrit 1:1, Filip. 1:29 dhe Veprat e Apostujve 3:16. Duke i shqyrtuar këto vargje
shohim se nga ato gjithashtu, më së miri, nuk dalin në përfundime të qarta në
përcaktimin nëse besimi është një dhuratë.
Veprat e Apostujve 3:16: "Dhe për besimin në emër të Jezusit, ky njeri, të cilin ju po
e shihni dhe e njihni, u fortësua nga emri i tij; dhe besimi, që është nëpërmjet tij, i
ka dhënë shërimin e plotë të gjymtyrëve, në praninë e të gjithëve ju" (Nga konteksti
shohim se Pjetri dhe Gjoni kanë shëruar një të paralizuar, megjithatë ky varg nuk
mëson se ky besim është dhënë si një dhuratë hyjnore. Për më tepër, mëson se i
paralizuari u shërua për shkak të besimit në Jezu Krishtin dhe përmes fuqisë së
dishepujve. Në fakt, ata u bëjnë thirrje judenjve të pendohen dhe të kthehen te
Krishti. Do të ishte një gjë e çuditshme të bëhej kjo nëse njeriu nuk i përgjigjet
Perëndisë!).
Filipianëve 1:29: "Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të
besoni në të, por edhe të vuani për të…" (Para së gjithash, ky varg nuk pohon në
mënyrë të qartë se besimi është një dhuratë nga Perëndia. Në kontekst, duket
sikur Pali po i nxit ata të qëndrojnë fort pavarësisht nga përndjekjet. Besimtarët
duhej t’i quanin këto vuajtje për hir të Krishtit si një privilegj. Në fakt, të pasurit e një
mundësie për të besuar është një privilegj. Kjo nuk tregon përjashtimin e atyre që
nuk besojnë, apo mbase që nuk duan të vuajnë {ç’lidhje ka kjo?}. Në mënyrë të
qartë është një zgjedhje të vuash ose jo, ashtu siç është të besosh ose jo).
2 Pjetrit 1:1: "Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, atyre që kanë
marrë për pjesë një besim të çmueshëm sikurse edhe ne, me anë të drejtësisë
së Perëndisë tonë dhe të Shpëtimtarit Jezu Krisht" (Ky varg nuk pohon në asnjë
mënyrë se besimi jepet nga Perëndia. Ideja është që të gjithë besimtarët ndajnë
të njëjtin besim të përbashkët, një besim që është shumë i çmueshëm. Titi 1:4
shpreh të njëjtin mendim: "Titit, birit të vërtetë në besimin e përbashkët…").
Megjithatë, ka disa vargje që përdorin në mënyrë të veçantë fjalën dhuratë në
lidhje me shpëtimin.
"…por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që
është në Krishtin Jezus" (Romakëve 3:24).
"Mirëpo hiri nuk është si shkelja; nëse në fakt për shkak të shkeljes së një
njeriu të vetëm vdiqën shumë, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe
dhurata me anë të hirit e një njeriu, Jezu Krishtit, teproi për shumë të tjerë.
Sa për dhuntinë, nuk ndodhi si për atë një që mëkatoi, sepse gjykimi
prodhoi dënimin nga një shkelje e vetme, por hiri prodhoi shfajësimin nga
shumë shkelje. Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm
vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin
bollëkun e hirit dhe të dhuratës së drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me
anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit" (Romakëve 5:15-17).
"…dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin
tonë" (Romakëve 6:23).
"Le të falënderojmë Perëndinë për dhuratën e tij të patregueshme" (2
Korintasve 9:15).
Prandaj, interpretimi më i sigurt është ai që mbështetet në vargjet e qarta dhe të
dukshme. Përfundimi ynë është se dhurata i referohet thjesht shpëtimit me anë të
hirit.
Pyetje: "Të vdekur në mëkate" (Efes. 2:1) a nuk do të thotë se njeriu është
plotësisht i shthurur?
Përgjigje: Pa dyshim, Shkrimi mëson se njeriu është plotësisht i prishur si një
mëkatar dhe i paaftë të shpëtojë veten. Megjithatë, nuk mëson se njeriu është i
paaftë t’i përgjigjet Perëndisë. Të qenit "i vdekur" në mëkate thjesht do të thotë
ndarje frymërore nga Perëndia. Rrëfimi i Adamit dhe i Evës te Zanafilla 2 e 3
mëson qartë të qenit "i vdekur". Duke lexuar rrëfimin vëmë re se ata ndien fajin e
menjëhershëm, u përpoqën ta fshihnin veten nga Perëndia, iu përgjigjën
Perëndisë kur u bëri pyetje dhe ishin të ndarë nga Perëndia. Apostulli Pal përdor
të njëjtën shprehje, "të vdekur", te Efesianëve 5:14 ku nxiten "të vdekurit" të
ringjallen! Një pohim i çuditshëm ky nëse dikush është i paaftë të përgjigjet. Në
rrëfimin e Pasanikut dhe Llazarit, te Lluka 16, i pasuri "i vdekur", që është në
Hades, thërret për mëshirë, por është i vetëdijshëm për gjendjen e tij të
përjetshme dhe shqetësohet së tepërmi për të afërmit e tij. Te Veprat e Apostujve
17:30 Perëndia i urdhëron njerëzit kudo (që përfshin edhe "të vdekurit") të
pendohen. Në fakt, të gjitha këto vargje kundërshtojnë konceptin se njeriu është i
paaftë t’i përgjigjet Perëndisë.
Disa pohojnë se njeriu nuk mund të bëjë asgjë (përfshirë edhe besimin veprues)
kur ka të bëjë me shpëtimin, sepse përndryshe besimi do të ishte një vepër
merituese. Ian Murreji (Ian Murray) shkon më tutje duke mbështetur idenë se çdo
gjë tjetër është "një shtrembërim serioz i ungjillit".
"Puritanët kanë treguar se arminianizmi (pra, të besosh se Perëndia do
tërë njerëzit në mënyrë të barabartë dhe se pranimi i përfitimeve të
shpengimit të Krishtit varet nga përdorimi i drejtë i vullnetit të lirë të njeriut)
ishte një shtrembërim serioz i ungjillit dhe se do të çojë
domosdoshmërisht në një krishterim sipërfaqësor dhe të përbotshëm".
Ndërsa ne besojmë se njeriu nuk mund të punojë dhe të fitojë shpëtimin, kemi
treguar më parë se besimi në lidhje me shpëtimin nuk është meritues.
Përkundrazi, Perëndia i urdhëron zakonisht individët të besojnë. Besimi përfshin
ushtrimin e vullnetit njerëzor ashtu siç tregojnë këto vargje:
"Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë
dhe duke thënë: ‘U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër.
Pendohuni dhe besoni ungjillin’" (Marku 1:14,15).
"Përpiquni të hyni nëpër derën e ngushtë" (Lluka 13:24).
"Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të
Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij" (Gjoni 1:12).
"Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh…" (Veprat e Apostujve 16:
31).
"Disa bindeshin nga ato që u thoshte, por të tjerë nuk besonin" (Veprat e
Apostujve 28:24).
"po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do
të shpëtohesh" (Romakëve 10:9).
"Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet" (Romakëve 10:
13).
"Dhe ky është urdhërimi i tij që të besojmë në emrin e Birit të tij Jezu Krisht
dhe ta duam njëri-tjetrin si na urdhëroi ai" (1 Gjonit 3:23).
Në fakt, Shkrimi mëson qartë se arsyeja pse nuk janë shpëtuar njerëzit nuk është
ngaqë Perëndia nuk u dha atyre besimin, por për më tepër ngaqë individët nuk do
të besojnë. Këto vargje ilustrojnë këtë pikë:
"Jeruzalem, Jeruzalem! Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i
mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!" (Mat. 23:37).
"…ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën" (Gjoni 5:40).
"Disa bindeshin nga ato që u thoshte, por të tjerë nuk besonin" (Veprat e
Apostujve 28:24).
"…dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk
pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do
t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë
gënjeshtrës, që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por
përqafuan ligësinë! Por ne duhet ta falënderojmë vazhdimisht Perëndinë
për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim
për t’ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të
vërtetën" (2 Thesalonikasve 2:10-12).
Pyetje: A nuk vdiq Krishti vetëm për "të zgjedhurit"?
Përgjigje: Përgjigjja është jo. Vepra shpenguese e Krishtit bën të mundur
shpëtimin për të gjithë ashtu siç tregojnë qartë këto vargje.
"I cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar"
(1 Timoteut 2:6).
"…kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë
njerëzve dhe sidomos i besimtarëve" (1 Timoteut 4:10).
"Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve…" (Titi 2:11).
Disa mund ta kundërshtojnë këtë dhe të tregojnë se Marku 10:45 thotë: "Sepse
edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë
jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave". Si mund ta pajtojmë "shumë"
me "për të gjithë" te 1 Timoteut 2:6? Përgjigjja është të kuptojmë se fjala "shumë"
nuk do të thotë domosdoshmërisht "një pjesë nga tërësia". Për shembull,
hamendësoni një anije që mbytet në një stuhi detare dhe gjithçka që kishte në
bord u zhduk në det. Do të ishte plotësisht e udhës të themi: "shumë njerëz
vdiqën". Një shprehje e barasvlershme do të ishte: "të gjithë në bord vdiqën".
Prandaj, nuk mund të përdorim Markun 10:45 për të thënë se Krishti vdiq për disa
dhe jo për të gjithë.
Pyetje: Si mund të shpjegojmë vargjet që në pamje të parë tregojnë zgjedhjen
sovrane të Perëndisë për shpëtim?
Përgjigje: Edhe pse ka shumë vargje që mund të citohen, ne do të drejtojmë një
përzgjedhje përfaqësuese dhe do të tregojmë domethënien e secilës. Pjetri
shkruan në letrën e tij të parë:
"Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili me anë të
mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të
ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish" (1 Pjetrit 1:3).
Rreth 1 Pjetrit 1:3 "..na ka bërë të lindim sërish për një shpresë të gjallë përmes
ringjalljes…". A e kundërshton ky varg përfundimin e mëparshëm rreth bazës së
Perëndisë në zgjedhje? Krejtësisht jo! Askush në fuqinë e vet nuk mund të bëjë që
të lindë sërish, apo të lindë të tjerë. Vetëm Perëndia mund të plotësojë
shkëmbimin që shndërron një bir zemërimi në një bir të Perëndisë. Nga ana
tjetër, aftësia e dikujt për të bërë një jetë të shndërruar të dalë nga jeta e re,
përsëri, vjen vetëm nga Perëndia. Vetëm për shkak të mëshirës së Tij të madhe
dhe fuqisë së ringjalljes së Jezu Krishtit vijnë këto shkëmbime dhe ndryshime të
mëdha. Megjithatë, kjo jetë e re merret vetëm nga ata që ushtrojnë besimin.
Në librin e Veprave të Apostujve citohet vargu në vijim:
"…dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan"
(Veprat e Apostujve 13:48).
Ashtu siç pohon shumë qartë ky varg Perëndia ka caktuar disa për jetë të
përjetshme. Por vini re se nuk thotë "të paracaktuar të besonin", por më tepër "të
paracaktuar për jetën e pasosur". Jeta e përjetshme është një dhuratë e dhënë
ndaj atyre që besojnë. Ai cakton për jetë të përjetshme ata që, në paranjohjen e
Tij, Ai e dinte se do të besonin. Ai jo vetëm i zgjodhi, i përlëvdoi, por gjithashtu i
caktoi (paracaktoi) për jetë të përjetshme. Megjithatë, në asnjë mënyrë nuk mund
të themi se ky varg përjashton përgjegjësinë njerëzore. Megjithëse Perëndia
zgjedh dhe cakton, ka një çast në kohë kur një njeri duhet të ushtrojë lirshëm
besimin. Sigurisht, në paranjohjen e Tij Perëndia e di kur ky çast i saktë besimi do
të ndodhë.
Përveç të tjerash, vargu 46 i së njëjtës pjesë thotë:
"…ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e
përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve" (Veprat e Apostujve 13:46).
Pse nuk mund ta merrnin judenjtë jetën e përjetshme? Ngaqë nuk ishin caktuar
në mënyrë sovrane nga Perëndia? Pjesa pohon se ata "e hodhën poshtë" dhe
"nuk e çmuan veten të denjë" për dhuratën e jetës së përjetshme. Në mënyrë të
qartë, këta njerëz po refuzonin me dashje dhuratën e shpëtimit nga Perëndia.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Shtojca D
Kjo pjesë flet për disa kundërshtime të zakonshme që
dalin nga diskutimi i mësipërm.
Pyetje: Nëse shpëtimi varet nga ushtrimi i besimit nga
njeriu, atëherë a nuk bëhet besimi një vepër merite në
shpëtim?
Përgjigje: Pa dyshim, duhet të mbrojmë gjithmonë
doktrinën e shpëtimit me anë të hirit. Pra, njeriu
shpëtohet me anë të hirit të Perëndisë, jo me anë të
veprave dhe përpjekjeve të Tij. Megjithatë, pohimi se
shpëtimi varet nga ai që vë besimin në Krishtin dhe
veprën e Tij shpenguese nuk do të thotë se kjo është
meritë për shpëtimin. Shkrimi nuk mëson se besimi
është një vepër për të cilën mund të mburret njeriut kur
shpëtohet. Në fakt, besimi vihet gjithmonë përballë
veprave në Shkrim. Për shembull, te Romakëve 4:1-5
lexojmë:
ZGJEDHJE - Një shqyrtim sipas Shkrimit të fjalës
zgjedhje, siç është përdorur në Dhiatën e Re
nga G.W.S.