



Domethënia e fjalës "zgjedhje"
Në radhë të parë, le të kujtojmë parimin kryesor në lidhje me interpretimin e
Biblës, i cili është shumë i thjeshtë dhe tepër i rëndësishëm. Që ta interpretosh
mirë Fjalën e Perëndisë, duhet të përdorësh kuptimin normal dhe të zakonshëm
të fjalëve, duke u përpjekur të kuptosh edhe përdorimin e tyre në Dhiatën e Re. Kjo
të mbron nga shumë interpretime të gabuara.
Atëherë, çfarë do të thotë zgjedhje? Në versionin "Diodati i ri" fjalët shqipe i
zgjedhur, zgjedh, zgjedhje përkthehen përkatësisht nga fjalët greke eklektos
(mbiemër), eklegomai (folje) apo ekloge (emër). Zakonisht i përdorim këto fjalë
në bashkëbisedimet tona të përditshme kur zgjidhen apo përzgjidhen objekte. Për
shembull, një njeri ka tri mundësi për shkollën e lartë (një në Shqipëri, një në Itali
dhe një në Amerikë). Ai mendon thellë për të trija duke kërkuar të kuptojë cila
është më e mira për të ardhmen e tij. Pastaj ai "zgjedh" një shkollë nga të trija dhe
shkon atje të regjistrohet. Një shembull tjetër është një burrë që ka dëshirë të
blejë një makinë. Ai ka dy alternativa (një Ford dhe një Benz). Duke marrë
parasysh harxhimet, tatimet, zhdoganimet, riparimet e nevojshme etj., më në fund
ai "zgjedh" njërën prej tyre dhe e blen.
Është e domosdoshme të vihet re se zgjedhjet përgjegjëse e mësipërme nuk
janë kurrë arbitrare. Për shembull, kur një pjesë mishi klasifikohet si "mish viçi i
zgjedhur USDA" (një standard amerikan për mishin), kjo do të thotë që ky mish viçi
ka diçka në të që i shtyu kontrollorët t’i vinin një shenjë cilësie. Kur njerëzit
zgjedhin një deputet, votat nuk jepen në mënyrë arbitrare, por njerëzit votojnë për
atë njeri që besojnë se është kandidati më i mirë.
Edhe grekët e sotëm e dinë shumë mirë kuptimin e kësaj fjale. Në Greqi është në
shitje një prodhim kosi me emrin "Eklekton". A e ka vënë shitësi këtë emër në
mënyrën arbitrare? Jo, ai e ka vënë këtë emër sepse është i bindur se prodhimi i
tij është jashtëzakonisht i mirë dhe me cilësi të lartë.
Kjo është mënyra e përdorimit dhe domethënia e kësaj fjale në gjuhën tonë edhe
në Dhiatën e Re! D.m.th. nuk ka mbështetje në Shkrim për shprehjen "zgjedhje
sovrane"; në Dhiatën e Re zgjedhjet nuk janë bërë kurrë në mënyrë arbitrare, në
asnjë drejtim.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
ZGJEDHJE - Një shqyrtim sipas Shkrimit të fjalës
zgjedhje, siç është përdorur në Dhiatën e Re
nga G.W.S.
Çfarë do të thotë "zgjedhje"? Kjo është një pyetje e
rëndësishme këto kohë, sepse ka shumë pështjellim
nëpër kisha në lidhje me kuptimin e kësaj fjale, dhe aq
më tepër që shumë kisha janë ndarë për shkakun e
kësaj fjale!
Në të vërtetë ky pështjellim nuk duhet të mbretërojë. Ne
jemi të bindur që këto probleme janë krijuar nga njerëzit
që nuk e kanë përdorur fjalën sipas kuptimit që ka në
Dhiatën e Re. Që të heqim çdo pështjellim, le ta
shqyrtojmë Dhiatën e Re me kujdes.
ZGJEDHJE - Një shqyrtim sipas Shkrimit të fjalës
zgjedhje, siç është përdorur në Dhiatën e Re
nga G.W.S.