“Kur jam gati të vendos diçka duke menduar që ky është vullneti i Perëndisë,

  1. A i jam lutur Perëndisë për mendimin e Tij duke thënë «mos u bëftë
    vullneti im, por yti»? (Llu. 22:42; Mat. 7:7)
  2. A e kam hetuar Fjalën e Perëndisë për të gjetur një varg specifik? (Psa.
    119:105)
  3. A e kundërshton vendimin tim një varg nga Fjala e Perëndisë. [Nëse “po,”
    mos vazhdo në atë drejtim në jetën tënde!] P.sh., Mat 6:19-20; Jak 4:17; 1
    Gjo. 2:4-5
  4. Cila do të jetë këshilla e pleqve për mua? [fatkeqësisht, shumë besimtarë
    nuk kërkojnë fare këshillë nga pleqtë] (Fja. 12:15; Heb. 13:7, 17)
  5. A e kërkoj unë para së gjithash mbretërinë e Perëndisë duke bërë këtë
    vendim? (Mat. 6:33)
  6. A do ta merrte Krishti këtë vendim? (1 Gjo 2:6)
  7. A mund ta bëj këtë vendim në emrin e Jezu Krishtit (d.m.th. me miratimin e
    Tij), me falënderim dhe për lavdinë e Tij? (Kol. 3:17; 1 Kor 10:31; 1 Thes 5:
    18)
  8. A mund të jetë vendimi im një pengesë për vetveten ose për besimtarët?
    (Rom. 14:17; 1 Kor. 8:9, 1 Kor. 12:21, 25; Fil. 2:3-4; 21; 1 Kor. 6:12; 10:23
  9. A do të jem i kënaqur duke bërë këtë vendim kur të vijë Krishti? (1 Gjo. 2:28)
  10. A tregon kujdes për mishin apo për frymën vendimi im? A mund të them
    unë që jeta ime i përket Krishtit dhe jo vetvetes duke bërë këtë vendim?
    (Rom. 13:14; 1 Kor. 6:19-20)
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Si të dish vullnetin
e Perëndisë?
Shkarko PDF
PYETJE QË T'I BËSH PËR TË
KËRKUAR VULLNETIN E PERËNDISË?
nga George Sturm

Shumë njerëz kanë pyetje për gjëra si puna, karriera,
martesa, filmat, paratë, blerjet, qëndrimet, sjelljen, jetën
familjare, miqësinë, zakonet, dëfrimet, shkollën,
veshjen, muzikën etj. Si mund ta dish vullnetin e
Perëndisë për një gjë të cilit asnjë varg specifik nuk i
referohet?

Poshtë janë disa pyetje që bazohen mbi Fjalën e
Perëndisë që do të na ndihmojnë për të caktuar
saktësisht çfarë është vullneti i Perëndisë.
Literaturë > Jeta e krishterë > Si të dish vullnetin e Perëndisë?