Thuhet te Veprat 1:8 se të krishterët janë dëshmitarë të Krishtit:

    Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni
    dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri
    në skajin e dheu”.

Fjala greke dëshmi është e njëjta edhe për martirët. Një besimtar është një
dëshmitar i asaj që Jezusi është jo vetëm nga rrëfimi i tyre gojor, por gjithashtu
edhe i jetës së tyre. Besimtari është gati të bëjë të paparën për të vërtetuar
kushtimin e Tij ndaj Jezusit, madje edhe të vuajë të njëjtën vdekje si Jezusi.

Besimtarët e sinqertë do të pyesin zakonisht: “A nuk kemi të drejtën të mbrojmë
veten dhe familjet tona kundër dhunës së papritur të kryer nga i ligu?”. Si kujtesë,
qëllimi kryesor i këtij studimi është të trajtojë çështjen e përfshirjes në ushtri dhe
mbajtjes së armëve nga ana e të krishterit. Vetëmbrojtja është një çështje tjetër.
Por duke thënë këtë, nëse një besimtar sulmohet dhunshëm pa shkak (jo vetëm
për hir të Ungjillit) është e qartë se duhet t’i bindemi përsëri mësimeve të Zotit sa
më mirë të mundemi. Askush nuk e di apo parashikojë se çfarë do të bëjë ai apo
ajo në rrethana të tilla. Mbase do të ishte e udhës për ne të mendojmë se si do të
ishte përgjigjur Jezusi nëse do të ishte sulmuar papritur dhe dhunshëm? Një gjë
e sigurt është se para çdo gjëje tjetër (për shembull, të bëjë veprën tonë të
dhunës kundër sulmuesit) një besimtar duhet t’i thërrasë Perëndisë për çlirim
dhe hir për t’u përgjigjur ashtu siç do të dëshironte Perëndia të përgjigjeshim. Zoti
është i aftë të ndërhyrë në mënyrë të mrekullueshme dhe të japë forcë në mënyrë
të pamendueshme ndërsa ecim në besim.

Së fundi, duhet të kujtojmë se kur kemi frikë se nuk do të jemi të aftë të mbrojmë
veten, na mungon besimi në Perëndinë, sepse harrojmë të shohim Perëndinë si
sovran. Ai kontrollon edhe ‘dhunën e papritur’. Nëse Perëndisë i pëlqen kështu, Ai
mund të pengojë mendimet të mos vijnë në mendjet e njerëzve për të bërë keq
ndaj atyre që ecin në bindje (shikoni Eksodin 34:23,24 për shembull). Në vend të
kemi frikë njeriun që mund të vrasë trupin, duhet të kemi frikë Perëndinë që ka
fuqinë të vrasë trupin dhe shpirtin.

Mësimet e Palit nga Romakëve 12

Pali flet te Romakëve 12:1,2 që të mos konformohemi me botën. Bota ka
programin e saj, i krishteri ka të vetin. Këto programe nuk janë të njëjtë. Është
interesante të vemë re se Pali nuk do të kishte shkruar një urdhër të tillë nëse nuk
do të ishte e mundur për besimtarin të konformohej në të menduarit dhe jetuarit e
tij në botë. Prandaj, përsa i përket përfshirjes në programin politik dhe ushtarak të
botës duhet të kujtojmë vazhdimisht se besimtarët janë thirrur të jenë dëshmitarë
të Krishtit. Ne jetojmë për qëllimin më të lartë për hir të Ungjillit, jo për të marrë
pjesë në luftë dhe sulme.

Është e çuditshme të mendojmë se si injorojmë zakonisht paralajmërime të tilla
dhe i lejojmë fëmijët tanë të konformohen me botën, duke i lejuar dhe nxitur të
lozin “me pushkë”. Këta lodra si pushkë dhe ushtarë ndikojnë tek fëmijët tanë më
tepër nga sa mund ta mendojmë. Komandanti i madh politik dhe ushtarak i
Britanisë së Madhe, Uinston Çërçill, kujtonte në shkrimet e tij se “ushtarët lodra
kthyen rrjedhën e jetës time”. Këto lodra “të pafajshme” drejtojnë rrjedhën e jetës
së fëmijës tuaj. Këto veprimtari janë thjesht konformitete me botën. A është e
udhës të përpiqemi të zhvillojmë mësimet e Zotit në zemrat e fëmijëve tanë dhe,
në të njëjtën kohë, veprimtari që janë në kundërshtim me të njëjtat mësime?

Pali pohon gjithashtu te Romakëve 12:14-21 disa parime të rëndësishme që janë
të ngjashme me ato që mësoi Jezusi. Ai na urdhëron të bekojmë ata që na
përndjekin (v. 14), të mos kthejmë të keqen me të keqe (v. 17) dhe, me aq sa varet
nga ne të jetojmë në paqe me të gjithë (v. 18). A përmbush luftimi në betejë mos
kthimin e të keqes me të keqe, apo të qenit në paqe me të gjithë? Pali shkon më
tutje duke thënë se besimtarët nuk duhet të marrin vetë hak, por t’i lënë vend
zemërimit të Perëndisë (v. 19). Nëse ka raste (dhe do të ketë!) në jetët tona kur do
të na kërcënojnë padrejtësisht atëherë urdhërohemi të mos “reagojmë” apo të
marrim hak. Në vend të kësaj, duhet t’ia lëmë hakmarrjen Perëndisë. Së fundi,
apostulli pohon se duhet të kthejmë të mirën ndaj të keqes (v. 20) dhe të
mposhtim të keqen me të mirën (v. 21). A lënë vend këto parime për sulmin
kundër një armiku?

Ndonjëherë nuk mund të kuptojmë se pse Perëndia dëshiron që të sillemi në kët
ëmënyrë. Përgjigjja është se, edhe pse nuk kuptojmë plotësisht, duhet të ecim në
besimin se Perëndia do të lavdërohet me anë të këtij stili jete. Ndërsa jetojmë
(dhe mbase mund të vdesim) ashtu si Zoti, Perëndia do të përdorë këtë për të
bindur të tjerët për mëkatin e tyre. Te Lluka 23:48 thuhet për turmën e mbledhur te
Kryqi se ata u larguan
“duke rrahur kraharorin e tyre”. Pse po i rrihnin kraharohët e
tyre? Sepse kishin çuar në vdekje një njeri të drejtë dhe të gjithë e dinin. Ata u
bindën thellë nga Fryma e Shenjtë. Ngaqë Jezusi ndoqi mësimet e Tij të mos
rezistencës dhe të kthimit me të mirë ndaj të keqes, turma u vra në shpirt.
Hamendësoj se Jezusi mund të kishte dëshiruar që të gjithë të vdisnin apo të
shkatërroheshin nga Ai, por në vend të kësaj Ai kërkoi të faleshin. Besoj se
Perëndia e përdori këtë për të përgatitur zemrat e tyre për shpëtim (Veprat 2:37)
gjatë Rrëshajave. Edhe kur Stefani vdiq si Jezusi Perëndia e përdori këtë për të
bindur Saulin për mëkatet e tij.

Mësimet e Palit nga 2 Korintasve

Pali na kujton te 2 Korintasve 10:3,4 se “Sepse, edhe pse ecim në mish, nuk
luftojmë sipas mishit, sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të
fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat”.
Për shembull, lutja është një
armë e tillë.

Ky është një varg tejet i qartë që flet për pikëpamjet krejt ndryshe të të krishterëve
në krahasim me ata mendjet e të cilëve janë fiksuar në gjërat e botës. A lejon ky
varg mundësinë që armët tona të jenë pushkë, tanke dhe aeroplanë? Bota ka
armët e saj, por ato janë të ndryshme për një besimtar.

Mësimet e Palit nga Filipianëve

Te Filipianëve 3:19,20 udhëzohemi se  “qytetëria jonë është në qiejt”. Ndërsa
është e vërtetë se të gjtihë kemi një qytetari fizike në ndonjë vend, qytetaria jonë e
vërtetë është në qiell. Pra, jemi nga një mbretëri tjetër nga ajo tokësore dhe të
gjithë besimtarët e vërtetë janë të bashkuar në këtë qytetari qiellore. Edhe pse të
krishterët urdhërohen të luten për udhëheqësit kombëtarë, besnikëria jonë është
ndaj qytetarisë sonë qiellore.

Ky parim është tejet i rëndësishëm meqë patriotizmi kombëtar dhe lavdërimi i
shërbimit ushtarak është rrezik shumë i vërtetë për besimtarët. Me anë të ndikimit
të botës besimtarët e rinj mund të mashtrohen lehtë duke menduar se shërbimi
ndaj kombit përmes shërbimit të detyrueshëm ushtarak është një shfaqje e
përkushtimit të dikujt ndaj Perëndisë. Me anë të retorikës emocionale dhe
bindëse udhëheqësit kombëtarë nxitin idealin se përkushtimi ndaj vendit të vet
(mbase edhe të vdekurit për një ‘çështje të drejtë’) është flijimi përfundimtar që
nderon dhe përlëvdon Perëndinë. Krenaria kombëtarë mishërore eleminon faktin
se patriotizmi ynë i vërtetë është ndaj vendit tonë qiellor.

Patriotizmi tokësor është konformitet me botën. Besnikëria jonë duhet të jetë ndaj
Mbretit tonë në qiell. Nëse ne si besimtarë mbajmë patriotizmin kombëtar, atëherë
mendohet se në një luftë të krishterët mund të luftojnë dhe të vrasin të krishterë të
tjerë! Një pozitë krejt pa vend.

Kjo i përgjigjet gjithashtu pyetjes nëse një besimtar duhet të përfshihet në çështjet
politike të botës. Si qytetarë nga një mbretëri qiellore jemi lënë në tokë si
ambasadorë për Krishtin (2 Kor. 5:20). Kur një ambasador shkon në një vend të
huaj a përfshihet ai në çështjet politike të atij kombi apo me ushtrinë e tyre?
Përgjigjja është jo! Një ambasador vondoset në një vend për të përfaqësuar
çështjet e vendit nga i cili është dërguar. Në mënyrë të ngjashme jemi këtu në
tokë për të përfaqësuar Mbretin në qiell dhe duhet të kemi kujdes që të mos
ngatërrohemi në çështjet e botës. Fatkeqësisht, shohim të krishterë të bashkohen
me të tjerët në lëvizjet e mëdha ekumenike për të sjellë ndryshime në arenën
politike. Megjithatë, besimtarët e parë nuk përfshiheshin në tërë çështjet e
qeverisjes dhe kishin një ndikim të madh për shkak të saj. Historikisht, përfshirje
të tilla ndodhën vetëm pasi Konstandini nxiti bashkimin e kishës me shtetin. Ne si
të krishterë duhet të ruhemi në këtë fushë.

Mësimet e Palit nga 2 Timoteut

Së fundi, Pali shkruan te 2  Timoteut 2:3,4 se një besimtar duhet të jetë një ushtar
i mirë i Krishtit Jezus dhe të mos ngatërrohet në çështjet e jetës së përditshme.
Parimi është se, edhe pse të krishterët jetojnë në botë, duhet të mbajmë veten
larg shpërqëndrimeve dhe kontrollit të botës.

Në një shërbim ushtarak është qesharake të mendosh për një ushtar me një
punë me orar të kufizuar. Përveç se përzihet në çështjet e jetës së përditshme,
ushtari duhet t’u bindet dy autoriteve. Megjithatë, ky është rasti kur një i krishterë
përfshihet në ushtri. Në vend që të jetë një ushtar i Krishtit Jezus, besimtari
përpiqet të jetë ushtar në dy ushtri me programe krejt ndryshe. Ai përpiqet në të
njëjtën kohë t’u nënshtrohet dy autoriteteve, të cilat kërkojnë që të dyja besnikëri të
plotë. Një detyrë e tillë shtë kotësi e madhe. Kur dikush futet ushtar, ai është në
thelb pronë e qeverisë për vite me radhë. Të thuhet ku të shkosh, çfarë të bësh
dhe kur ta bësh. Në këtë mënyrë përzihesh dhe nuk je një njeri i lirë që Krishti të
pëdorë, meqë ke dy “pronarë” që duhet t’u shërbesh.

Shumë besimtarë të rinj janë mashtruar nga premtimi tundues se mund të
mbulojnë shpenzimet e shkollës nëse thjesht futen në ushtri. Përveç shkeljes së
parimit të Romakëve 13:8: “Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-
tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin”, ata kanë prishur rëndë
aftësinë e tyre për t’i shërbyer Krishtit. Për disa vjet duhet të qëndrojnë larg një
fundjavë në muaj, dy javë në verë, mundësia e gatishmërisë në rast urgjence
kombëtare, shto shumë zotime të tjera që harxhojnë kohën e tyre të vlefshme.
Është mahnitëse se çfarë bëjnë njerëzit për mamonin e padrejtësisë!

Disa do të thonë se është në rregull të shkojnë ushtarë dhe të përfshihen në
veprimtari si punë mjekësore, por jo të mbajnë armë. Ndërsa ky është një hap në
drejtimin e duhur, lë përsëri përfshirjen e dikujt në çështjet e ushtrisë. Ti nuk je
njeriu i lirë i Zotit, por je nën kontrollin dhe autoritetin kërkues të ushtrisë.

Por ky parim shkon tutje ushtrisë. Çdo veprimtari apo përfshirje që ka kontroll të
ashpër mbi kohën, përparësitë dhe veprimet e tua duhet të mënjanohet. Për
shembull, sa njerëz njihni që janë të përfshirë në çështjet e “Korporatës Amerika”,
çështjeve edukative dhe interesave të tjerë që kanë pak kohë për ta përdorur për
veprën e Zotit? Këta njerëz janë ngatërruar seriozisht dhe janë nën “kontrollin” e
një pronari tjetër. Për turpin e tyre shumë besimtarë nuk do të ngurronin të
pranonin punësimin që do t’i bënte të mungonin në takimet e rregullta të
asamblesë.

Bibla pranon se disa janë tashmë në ushtri. Për shembull, Zoti zakonisht flet për
centurionë dhe Gjon Pagëzori u tha ushtarëve se si të silleshin te Lluka 3:14. Kjo
çon në pyetjen se çfarë duhet të bëjë një i krishterë në rrethana të tjera? A duhet ta
lënë shërbimin? Fatkeqësisht, nuk është aq e thjeshtë. Zakonisht kur një person
është futur apo regjistruar është shumë e vështirë të kthesh mbrapsh veprime të
tilla (Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një status të kundërshtimit të
shërbimit ushtarak të detyrueshëm, por ai zakonisht duhet të lexohet para
përfshirjes në ushtri). Përfundimi është se kur një individ futet në ushtri (qoftë
nëse është shpëtuar ndërsa është regjistruar apo regjistruar nga padija) ai nuk
mund të ketë standarte të dyfishta kur ka të bëjë me sjelljen dhe karakterin.
Mësimet e qarta të Jezusit vlejnë akoma për këdo në ushtri. Një besimtar që e
sheh veten një situata të tilla kompromentuese duhet të jetë i gatshëm të përpiqet
për drejtësinë në çdo kohë. Ai duhet të jetë i gatshëm të vuajë dhe mbase të
vdesë për zotimin e tij ndaj Krishtit se sa të shkelë ndonjë mësim të Zotit (1 Pjet. 2:
20).

Për shembull, apostulli Pal shkruan te 2 Korintasve 5:18 se Perëndia u ka dhënë
besimtarëve shërbesën e pajitimit. Pra, misioni ynë parësor është t’i çojmë
mëkatarët te Shpëtimtari. Megjithatë, në luftra ushtarët janë përgjegjës (qoftë drejt
për drejt qoftë jo drejt për drejt) për zbatimin e urdhërave që kërkojnë vrasjen e
ushtarëve “armikë” dhe zakonisht çojnë në vdekjen tragjike të shumë burrave,
grave dhe fëmijëve të pafajshëm. Mbase disa mund të jenë edhe besimtarë si ne!
A mund të thotë një besimtar, me besim të plotë, se përfshirja në veprimtari të tilla
është përmbushje e mësimeve të Krishtit? A je gati të jesh përgjegjës për vdekje
të tilla? A është e udhës që një ushtar që rrëfen se njeh Perëndinë të qëllojë me
plumb kokën e një tjetri (“armikut” që ka marrë urdhërin ta dojë) para se të
përpiqet të ndajë dashurinë e Krishtit dhe mesazhin e Ungjillit ndaj këtyre
shpirtrave të humbura? Pa dyshim, mësimet e apostullit Pal nuk lënë vend për
përfshirje ushtarake.

Mësimet e Palit nga Romakëve 13

Një justifikim i zakontë për përfshirjen e një të krishteri në ushtri thuhet se gjendet
te Romakëve 13 ku pohohet se qeveria është caktuar nga Perëndia dhe çdo njeri
duhet t’i nënshtrohet autoriteteve qeverisëse (v. 1). Pohohet gjithashtu (v. 4) se
qeveria mban shpatën si një shërbëtor i Perëndisë kundër keqbërësve. Prandaj,
disa do të thonë se ka ‘luftra të drejta’ dhe të krishterët duhet të bashkëpunojnë
me qeverinë dhe të rrëmbejnë armët për të luftuar kundër sulmuesit. Për
shembull, Xhon Mek Arthur (Masterpieve, mars/prill 1991, faqe 2) pohon:

    “Qeveria ka të drejtën, apo më tepër, përgjegjësinë e caktuar nga
    Perëndia, të ndëshkojnë ata që praktikojnë të keqen. Kjo do të thotë disa
    herë të heqë jetën e një keqbërësi dhe kështu Shkrimi i referohet autoritetit
    qeverisës si ‘shpata’. Kur sulmuesi i lig është një qeveri tjetër, lufta mund të
    jetë rrugëdalje e domosdoshme”.

Ai pohon më tutje rreth konfliktit të armatosur (faqe 21) se:

    “Sulmuesit e padrejtë duhet të pengohen apo madje të vriten nëse është e
    nevojshme. Por duhet të kryhet me të drejtë… Nëse e thërrasin, një i
    krishterë mund të mbajë armë në mbrojtje të një çështje të drejtë, sepse
    Perëndia na urdhëron t’i nënshtrohemi qeverisë”.

Pa dyshim, të krishterët duhet të jenë qytetarë modelë, duke iu nënshtruar
autoriteteve qeverisëse. Ata duhet ta paguajnë taksat e tyre dhe të jetojnë në
komunitet si shembuj të sjelljes së drejtë. Nëse punësohen nga qeveria,
besimtarët duhet të jenë punonjës të përgjegjshëm. Në mënyrë të ngjashme, nuk
ka dyshim për faktin se Perëndia ka caktuar qeverinë të mbajë armë. Por a është
përfundimi nga Shkrimi sipas z. Mek Arthur se një i krishterë duhet të mbajë armë
për të vrarë njerëz?

Përgjigjja është një “Jo” e madhe! Pse? Sepse vullneti i përsosur i Perëndisë për
një njeri nuk bie kurrë në kundërshtim me mësimet e qarta të Shkrimit. I krishteri
që i shqyrton mirë do të shohë qartë se ka një kontraditë në përfundimin e z. Mek
Arthur meqë një i krishterë nuk mund të mbajë armë për të vrarë një armik dhe të
përmbushë njëkohësisht tërë mësimet e Shkrimit me sjelljen e vet prej besimtari,
të cilat janë paraqitur në këtë studim.

Nëse qeveria (apo ndonjë autoritet që lidhet me të) i kërkon një të krishteri të
veprojë kundër ndonjë mësimi të Krishtit, besimtari duhet t’i bindet Perëndisë dhe
të vuajë pasojat. Shembulli i Pjetrit te Veprat e Apostujve 5:9 miraton këtë të
vërtetë. Ne duhet t’i bindemi Perëndisë dhe jo njerëzve!

Para se të kalojmë te mësimet e Jakobit, disa komente janë të udhës rreth
punësimit në agjensitë qeverisëse, meqë shumë besimtarë janë të punësuar
qoftë drejt për drejt qoftë jo drejt për drejt me organizata që kanë të bëjnë me
mbajtjen e armëve apo ushtrinë. Shkrimi thotë:

    “Ai që vidhte, le të mos vjedhë më, por më tepër të mundohet duke bërë
    ndonjë punë të mirë me duart e veta, që të ketë t’i japë diçka atij që ka
    nevojë” (Efesianëve 4:28).

Pra, çdo fushë punësimi duhet të jetë e ndershme. Ajo nuk duhet t’i sjellë çnderim
emrit të Krishtit apo që nuk përputhet me mësimet e Tij. Për shembull, askush
nuk do të mendojë se është mirë që një besimtar të përfshihet në shitjen e
alkoolit. Nuk qëndron.

Megjithatë i njëjti parim vlen për besimtarët që janë të punësuar si policë, shef
policie, punonjës antidroge, apo si punonjës kompanie që prodhojnë pajisje të
teknologjisë së lartë apo armëve ushtarake, etj.. Besimtari duhet t’i bëjë pyetjen
vetes nëse një punësim i tillë është i mirë, i ndershëm dhe në përputhje me
mësimet e Shkrimit si një dishepull i Krishtit? Këto pyetje duhet të merren
seriozisht nga gjithsecili që është përfshirë në punë të tilla. Ata duhet ta dalin para
Zotit t’i kërkojnë zbulim të qartë rreth vullnetit të Perëndisë për punësimin e tyre.
Mbase disa mund të shërbejnë me ndërgjegje të pastër, ndërsa të tjerë do të
shohin se po kompromentojnë mësimet e Krishtit.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
A duhet të shkojë
një i krishterë ushtar?
Shkarko PDF
Mësimet e Palit nga Romakëve 8

Në mënyrë të ngjashme apostulli Pal flet për të
krishterin të karakterizuar nga sjellja e butë. Te
Romakëve 8:36 ai pohon për besimtarët:

    “Siç është shkruar: ‘Për ty po vritemi gjithë ditën;
    u numëruam si dele për therje’”.

Ky është një pohim mahnitës meqë karakterizon të
krishterët si qengja të vrarë. Përgjatë historisë të
krishterët e kishës janë vrarë për zotimin e tyre ndaj Jezu
Krishtit. Por nëse besimtarët duhet të rezistojë, atëherë
nga vijnë martirët? Martinët nuk janë ata që vdesin në
lufta politike. Martirët janë ata që vdesin sepse refuzojnë
të jetojnë në ndonjë mënyrë tjetër që Jezusi na ka thirrur
të ndjekim.
Literaturë > Jeta e krishterë > A duhet të shkojë një i krishterë ushtar?
A DUHET TË SHKOJË
NJË I KRISHTERË USHTAR?
nga George Sturm

Hyrje
Mësimet e Jezusit
Mësimi i Pjetrit
Mësimet e Palit
Mësimet e Jakobit
Mësimet e Gjonit
Përfundimi