



“Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të
qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën” (v. 39).
Pa dyshim, ata dishepuj u çuditën kur Zoti i urdhëroi të mos i rezistonin atij që
është i keq, por më tepër të kthenin faqen dhe të duronin trajtimin e keq pa
shpagim. Një gjë është të marrësh një shuplakë kur ke bërë diçka të gabuar, por
është diçka tjetër nëse je i pafajshëm para një vepre të keqe. Megjithatë, kështu
mësoi Shpëtimtari dhe kjo vjen edhe për ne sot.
Ai vazhdoi duke thënë:
“Dhe në qoftë se dikush të detyron të ecësh një milje, ti bëji dy me të” (v.
41).
Ndjekësit e Tij duhet të japin më tepër nga sa u kërkohet me të drejtë kur u bëhen
kërkesa të padrejta. Thuhej se në ato ditë për të transportuar materiale nga një
vend në një tjetër, një ushtar romak kishte të drejtën t’i kërkonte një personi të
mbante gjërat e tij për një milje. Edhe pse milja e parë is the plotësisht e padrejtë
Jezusi tha të mbanin peshën për më tepër se një milje. Me të vërtetë revolucionare!
Së fundi, Ai shpalli atë që nuk mund të imagjinohej.
“Por unë po ju them: ‘Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u
bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju
përndjekin’” (v. 44).
Zoti na urdhëron në mënyrë të qartë të duam, bekojmë, të bëjmë të mirën dhe të
lutemi për armiqtë e përndjekësit tanë. Për mendjen e judenjve kjo ishte një
marrëzi e madhe. Si mund të donin romakët e urryer? Megjithatë, Ai urdhëroi
ndjekësit e Tij të bënin këtë pikë për pikë. Ai dëshiron që ne të tregojmë mirësi
ndaj miqve dhe armiqve, jo t’i urrejmë!
Tani le t’ia përshtatim këtë dikujt që merr pjesë në ushtri. A mund të thuash me
ndershmëri se një person që mban një armë në luftë, që lufton kundër një armiku,
duke patur qëllimin të vrasë kundërshtarin, po përmbush njëkohsisht këto
urdhërime të mësipërme të Jezu Krishtit mbi sjelljen dhe karakterin e krishterë? Si
mund të karakterizohet në të njëjtën kohë një person i përfshirë në një sulm
kundër një armku nga butësia, mëshira, paqedashja, mos rezistencës ndaj të
keqes, dashjes së armikut dhe të mos shpagojë? Barra e provës bie qartë mbi
ata që thonë se është e duhur.
Mësimet e Jezusit nga mesazhi në fushë
Mësime të ngjashme gjenden në mesazhin në fushë nga Lluka 6. te vargu 31 Zoti
thotë:
“Por, ashtu siç dëshironi që t'ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni me ta”.
Në ushtri stërvitja nxit qëndrimin: “vrit ose do të vritesh”. Si mund të shkojë kjo
përshtat me mësimet e Jezusit? Në asnjë mënyrë! Ne jemi urdhëruar nga Zoti t’i
trajtojmë të tjerët ashtu siç duam të trajtohemi ne nga ata. Të krishterët nuk duan
dhunën, agresionin dhe gjakderdhjen. Ne dëshirojmë paqen, përuljen, dashurinë
dhe mirësinë. Historia ka treguar se hakmarrja mishërore sjell hakmarrje
mishërore. Rezistenca ndaj të keqes siç vepron bota nuk nxit kurrë çështjen e
Krishtit. Në fakt, shumë vepra agresive (për shembull Kryqëzatat) të ndërmarra në
emër të Krishtit kanë shkaktuar dëme të patjetërsueshme për përpjekjen e
Ungjillit. Trajtoi njerëzit në mënyrë jo të mirë dhe do të trajtohesh në të njëjtën
mënyrë. Por, nga ana tjetër, nëse do dhe ecën ashtu siç urdhëroi Jezusi dhe i
trajton të tjerët ashtu siç dëshiron të trajtohesh, atëherë je me të vërtetë një
ndjekës i Zotit.
Çfarë duhej të kishte bërë Stefani te Veprat e Apostujve 7 kur e qëlluan me gurë? A
duhet të kishte marrë gurët dhe t’i godiste ata? Jo! Ai u soll ashtu siç kishte
mësuar Jezusi, edhe pse i kushtoi jetën. Ai i trajtoi ata me dashuri dhe falje, ashtu
siç donte të trajtohej.
Mësimet e Jezusi nga fundi i shërbesës së Tij
Te Lluka 21:19-21 Jezusi foli për një kohë të ardhshme kur Jerusalemi do të ishte
nën rrethim dhe njerëzit në mundim të madh. Në vend që të luftonin Zoti u tha
dishepujve të Tij të largoheshin në male. Me fjalë të tjera, Ai i udhëzoi ata se duhet
larguar nga rrënimi i luftës se sa të luftosh armikun.
Një përgjigje e tillë midis të krishterëve të hershëm ilustrohet te Veprat e Apostujve
8:1 kur lindi një përndjekje e madhe nga judenjtë kundër besimtarëve në
Jerusalem. Në vend që t’i rezistonin kësaj të keqe ata u larguan në zonat e Judesë
dhe Samarisë.
Mësimet e Jezusit gjatë arrestimit dhe gjyqit të Tij
Një justifikim i zakonshëm se të krishterët duhet të përdorin armët thuhet se
gjendet te Lluka 22:36:
“U tha, pra, atyre: ‘Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po
kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë
një’”.
Në sipërfaqe duket sikur Zoti po nxit njerëzit të shkojnë dhe të blejnë armë. Por
këtë nënkuptoi ai? Studenti i mirë i Biblës do të krahasojë Shkrimin me Shkrimin
për të siguruar nënkuptimin e tij. Para së gjithash, duhet të vemë re se vargu i
mësipërm u tha para se Zoti të shkonte në kopshtin e Gjetsemanit. Pak më vonë
Juda erdhi me turmën që do ta arrestonte për ta tradhëtuar (Mat. 26:47-52).
Atëherë Pjetri nxjerr shpatën (mbase atë që Jezusi foli te Lluka 22:36) dhe del
para duke i prerë veshin një skllavi. A e lavdëroi Jezusi këtë trimëri dhe përdori
armët? Aspak. Në fakt, te Mateu 26:52 Jezusi thotë:
“Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që rrokin shpatën, prej
shpate do të vdesin”.
Cilido qoftë nënkuptimi i Llukës 22:36 nuk nxit marrjen e armëve në kuptimin
ushtarak. Mateu 26:52 kundërshton drejt për drejt nocionin se Jezusi përkrah
përdorimin e armëve për sulm ashtu siç mund të pohojnë disa nga Lluka 22:36.
Nuk mund të kishte patur një mundësi më të mirë për Jezusin për të lavdëruar
veprime të tillë meqë arrestimi i Tij ishte plotësisht i padrejtë. Megjithatë Ai nuk
lavdëroi aspak një veprim të tillë. Përkundrazi, Ai u dha atyre një paralajmërim të
ashpër kundër përdorimit të shpatave, sepse ata që do t’i përdornin do të
humbisnin prej tyre.
Jezusi miraton më tej (Gjoni 18:36) se përdorimi i armëve është plotësisht në
kundërshtim me rrugën e Tij. Ai thotë:
“Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj
bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve;
porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej”.
Të krishterët nuk janë të një mbretërie tokësore. Nuk është vendi ynë të luftojmë
në një lufte fizike. Mbretëria dhe mbrojtja jonë janë qiellore. Prandaj, ne nuk duhet
të luftojmë me armë mishërore.
Disa do të kundërshtojnë në këtë pikë, duke pyetur për përfshirjen në luftra të
Izraelit dhe Davidit gjatë Dhiatës së Vjetër. A nuk u urdhëruan ato nga Perëndia?
Kjo është një pyetje e ndershme dhe meriton një përgjigje. Megjithatë duhen
mbajtur në mendje disa pika kyçe. Para së gjithash, është e domosdoshme të
veçojnë Izraelin nga Kisha (1 Kor. 10:32). Ato nuk janë e njëjta njësi dhe kështu
gjërat që i shkonin përshtat Izraelit nuk i shkojnë patjetër përshtat Kishës. Në fakt,
në tërë Dhiatën e Re, Kishës i bëhet thirrje të ruajë një standart të lartë drejtësie
në krahasim me Izraelin. Së dyti, mbretëria e Izraelit është tokësore, për të
krishterin është qiellore. Nëse nuk ruhet ky dallim i qartë midis Izraelit dhe Kishës
atëherë do të shfaqen shumë gabime serioze doktrinore. Për shembull, një
pikëpamje profetike rreth kthimit të Zotit preket shumë nga ky parim. Së fundi, kur
kemi të bëjmë me mësimet e Zotit rreth të shkuarjes ushtar, Ai po zbulon parime
të reja që ishin të panjohura deri në këtë kohë. Ndjekësit e Tij priten të jetojnë
ashtu siç jetoi ai.
Njerëzit, sinqersisht, do të pyesin përsëri: “Po sikur të kërcënohet vendi ynë? A nuk
duhet të rrëmbejmë armët kundër një armiku të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës? A duhet të refuzojnë besimtari të luftojë dhe të mos bëjë asgjë?”.
Përkundrazi, përveç të jetuarit me sakrificë, të treguarit mëshirë dhe veprat e
mirësisë ndaj miqve dhe armiqve dhe predikimi i shpresës së vetme për
njerëzimin (që është Ungjilli), nuk duhet të harrojmë lutjen. A nuk ndërhyri
Perëndia si përgjigje ndaj lutjes së përulur për kombin e Izraelit gjatë kohës së
Ezekisë (2 Mbretërve 19) pa ndonjë veprim ushtarak nga ana e Izraelit? A mund të
bëjë Ai të njëjtën gjë edhe sot? Nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin një komb i
drejtë, a nuk mendoni se Perëndia do t’u përgjigjej lutjeve të njerëzve të Tij që
kërkojnë mbrojtje? Nga ana tjetër, si të krishterë dimë se ky vend ka mëkatuar
kundër Perëndisë me vepra të tmerrshme paudhësie. Përgjatë historisë ushtritë
pushtuese janë përdorur shpesh nga Perëndia si vegla ndëshkimi. Nëse duhej të
rrëmbenim armët në emër të Shteteve të Bashkuara nga do ta dinin se ky armik
nuk po ekzekuton gjykimet e Perëndisë kundër kombit tonë? Në këto çaste, të
përfshihesh do të thotë të pengosh vullnetin e Perëndisë! Shikoni, është shumë e
vështirë për një besimtar të rrëmbejë armët në besim të plotë.
A e keni parë Jezusin të rrëmbejë armët, të shkojë ushtar dhe të luftojë?
Mbështetur në atë që ka mësuar Ai përgjigjja është jo! Meqë jemi thirrur të jemi
ndjekës të Tij si mund të bëjë të kundërtën një i krishterë? Thuhet se dishepujt u
quajtën në fillim të krishterë në Antioki (Veprat 11:26). Një i krishterë është një
person që ndjek Krishtin, jeton si Krishti, flet si Krishti dhe do si Krishti. Apostulli
Gjon thotë se “Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë edhe vetë sikurse ka
ecur ai” (1 Gjonit 2:6). Lufta dhe sulmi në jetën e një besimtari janë plotësisht të
papërputhura me karakterin e Krishtit.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mësimet e Jezusit nga mesazhi në mal
Le të shqyrtojmë në fillim mesazhin në mal te Mateu 5
dhe le të nënvizojmë sjelljen dhe karakterin që Jezusi
kërkon nga ndjekësit e Tij. Vini re te vargjet 21-48 se Ai
në mënyrë të përsëritur padit dëgjuesit e Tij: “Ju keni
dëgjuar se u qe thënë… por unë po ju them…”. Zoti
përdor këtë shprehje për të treguar se Ai po paraqiste
urdhërime të rinj që nuk ishin zbuluar më parë. Pa
dyshim, mësimet ishin rrënjësor në natyrë duke
konsideruar natyrën politike të kohës. Pushtuesit
romakë po zaptonin tokën dhe urreheshin me të madhe
nga judenjtë. Në kuptimin njerëor një armiqësi e tillë
ndaj romakëve mizorë mund të ishte e drejtë. Zoti fillon
mesazhin e Tij duke i urdhëruar ata të jenë të butë (v. 5),
të mëshirshëm (v. 7) dhe paqedashës (v. 9). Por
imagjinoni tronditjen në zemrat e dëgjuesve kur Jezusi
tha:
A DUHET TË SHKOJË
NJË I KRISHTERË USHTAR?
nga George Sturm