parë folësi nuk ka patur asnjë aftësi të flasë në këtë gjuhë, por gjuha është e
njohur në botën, vetëm a panjohur për folësin. Një gjuhë e panjohur nuk është
llomotitje, tinguj të rastit, ose zhurma të parregullta. Kjo është krejtësisht e
domosdoshme për t’u kuptuar që të shmangësh ndonjë mashtrim. Nëse ti thua,
«Unë flas në një gjuhë të panjohur», por kjo gjuhë nuk është një gjuhë e botës, ti
mashtrohesh.

Fjala e Perëndisë ka disa rregulla për të kontrolluar praktikën e gjuhëve. Nëse një
njeri thotë që ai flet me një gjuhë por kundërshton rregullat e Perëndisë, atëherë
çfarë flet ai nuk është nga Zoti. Është e pamundur për Perëndinë për të
kundërshtuar vetveten, d.m.th. Fjalën e Tij.

Ka mundësi që një njeri mund të flasë me një gjuhë të re, madje në ditën e
sotme, sepse Pali tha: «mos ndaloni të flasin në gjuhëra» (1 Kor. 14:39).
Sidoqoftë shqyrtimi ynë i kujdesshëm provon që gjuhët popullore që shohim në
ditën e sotme janë të dyshimtë sepse ato nuk plotësojnë shumë kushte të
domosdoshme për gjuhët e reja që gjenden ne Fjalën e Perëndisë.

Shpresojmë që kjo letër do të të ndihmojë ty në të ardhmen për të shmangur
ndonjë gabim. Gjithmonë ne duhet të pyesim këtë: «A është eksperienca ime
sipas Fjalës së Perëndisë apo jo?». Nëse eksperienca ime nuk është në rregull
me Fjalën e Perëndisë, unë mashtrohem. Zoti nuk është një gënjeshtar dhe Fjala
e Tij është gjithmonë e vërtetë. Çdo eksperiencë që është në kundërshtim me të
vërtetën është një mashtrim. Çfarë duhet të bëjmë ne? Duhet të jemi të sinqertë
me Fjalën e Perëndisë dhe pendohu për çdo gabim duke kërkuar të vërtetën. Zoti
të bekoftë me hir duke kërkuar të vërtetën me sinqeritet.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Një shqyrtim biblik i
dhuntive të gjuhëve të reja:
Shkarko PDF
Përmbledhja

Qëllimi kryesor për gjuhët e reja është për të vërtetuar
ungjillin ndaj jobesimtarëve. Gjithmonë një dhunti
frymërore është për dobinë e përbashkët, jo për
vetvetën. Vetëm në një kuptim të dytë një person mund
të thotë që një gjuhë është për ndërtim personal ashtu
siç kjo është e vërtetë për çdo dhunti frymërore nga
Perëndia.

Fjala e Perëndisë nuk përkrah që gjuhët e reja janë
gjuhë të veçanta për të komunikuar me Perëndinë, as
përkrah që gjuhët janë gjuhë e engjëjve ose e Frymës.
Sipas Fjalës së Perëndisë, një gjuhë e re është një
gjuhë e njohur të botës, por e panjohur për folësin. Më
Literaturë > Apologjia e besimit > Një shqyrtim biblik i dhuntive të gjuhëve të reja
Share