mrekulloheshin dhe i thoshnin njëri-tjetrit: «Ja, a nuk janë të gjithë Galileas këta
që flasin? Si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vet amtare? Ne
Partët, Medët, Elamitët dhe banorët e Mesopotamisë, të Judesë, dhe Kapadokisë,
të Pontit dhe të Azisë, të Frigjisë ... Kretas dhe Arabë, i dëgjojmë të flasin për gjërat
e mëdha të Perëndisë në gjuhët tona!”
(Veprat 2:1-11)

Interpretimi për këtë pasazh është aq i qartë sa që asnjëri nuk do të thotë që
"gjuhët e reja" në Veprat 2:1-11 janë diçka e ndryshme nga gjuhët e njohura të
botës. Në këtë pasazh vëzhgojmë që "secili nga ata i dëgjonte të flisnin në gjuhën
e vet." dhe "secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vet amtare." Në fakt,
shënohet që në vargjet 9-11 afërsisht 16 gjuhë ose dialekte botërore u dëgjuan.
Prandaj, nga Shkrimi i Shenjtë  kemi një përkufizim të saktë për gjuhët e reja. Një
gjuhë e panjohur nuk është llomotitje, tinguj të rastit, ose zhurma të parregullta,
por është gjuhë e njohur të botës.

Nganjëherë një person do të thotë që përkufizimi i sipërpërmendur është një
përjashtim nga interpretimi i vërtetë që, në përgjithësi në Fjalën e Perëndisë,
gjuhët e reja janë gjuhë të engjëjve ose gjuhë hyjnore. Por, një interpretim i tillë
është i jashtëzakonshëm dhe mungon ndonjë përkrahje nga Fjala e Perëndisë.
Në të vërtetë, nuk ka asnjë varg i qartë që përkufizon pikërisht gjuhët e reja si
gjuhë të engjëjve ose gjuhë hyjnore.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Një shqyrtim biblik i
dhuntive të gjuhëve të reja:
Shkarko PDF
Kapitulli 2

Veprat 2:1-11

"Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë,
në një mendje të vetme, në të njëjtin vend. Dhe befas
nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn
furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin.
Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin
dhe zinin vend mbi secilin prej tyre. Kështu të gjithë u
mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në
gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të
shpreheshin. ... Kur u dëgjua ajo ushtimë, turma u
mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i dëgjonte të
flisnin në gjuhën e vet. Dhe të gjithë habiteshin dhe
Literaturë > Apologjia e besimit > Një shqyrtim biblik i dhuntive të gjuhëve të reja
NJË SHQYRTIM BIBLIK I
DHUNTIVE TË GJUHËVE TË REJA
nga George Sturm

Kapitulli 1: Marku 16:17-18
Kapitulli 2: Veprat 2:1-11
Kapitulli 3: Veprat 10:44-47
Kapitulli 4: Veprat 19:1-6
Kapitulli 5: 1 Korintasve 12-14
Përmbledhja