Është i domosdoshëm për të shënuar që "gjuhë të reja" është përdorur në vetëm
pesë vende në Dhjatën e Re: Marku 16; Veprat 2,10,19; dhe 1 Kor. 12-14. Ne do të
shqyrtojmë secilin që të marrim një përkufizim biblik përfundimtar për "gjuhë të
reja."

Marku 16:17-18

"Dhe këto janë shenjat që do t'i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do
t'i dëbojnë demonët, do të flasin gjuhë të reja; do t'i kapin me dorë gjarpërinjtë,
edhe nëse do të pijnë diçka që shkakton vdekjen, nuk do t'u bëjë asnjë të keqe;
do t'i vënë duart mbi të sëmurët dhe këta do të shërohen»."
(Marku 16:17-18)

Fjala «gjuhë» në Dhjatën e Re përkthehet nga fjala greqisht «γλῴσσα; glossa», e
cila gjendet afërsisht 50 herë. Në secilin vend, fjala «gjuhë» i referohet një
gjymtyre të trupit ose veprimit të të folurit ose një gjuhe botërore. Është e qartë që
në Markun 16 ashtu si në Veprat 2,10,19 dhe 1 Kor. 12-14, «gjuhë» i referohet një
gjuhe të njohur të botës.

Sidoqoftë disa persona do të thonë që "gjuhë të reja" në Markun 16:17-18 ishin
gjuhë që ishin krejtësisht të reja për njerëzimin në atë moment, d.m.th. përpara
asnjeri s'kishte folur me ato "gjuhë të reja". Ata vazhdojnë të thonë që "gjuhë të
reja" janë gjuhët e engjëjve (1 Kor. 13:1). Por, kjo është shumë e vështirë për t'u
provuar nga Fjala e Perëndisë. Për shembull, fjala "e re" në Markun 16:17-18
është «χαινός; kainos», por është edhe një fjalë tjetër "e re", «νέος; neos», që
gjendet në Shkrimin e Shenjtë. "Kainos" ka kuptimin që diçka është e re në
krahasim me diçka që është më e vjetër, p.sh. "Dje unë ndryshova shkollën dhe
në shkollën time të re do të shkoj nesër për herë të parë.". Kurse, "neos" ka
kuptimin që diçka është krejtësisht e re, p.sh. "Foshnjën time të re (të sapolindur)
unë e solla në shtëpi nga spitali.". Prandaj, n.q.s. Jezu Krishti do të kishte përdorur
"neos" në Markun 16:17-18 në vendin e "kainos" mund ta interpretonim "gjuhë të
reja" si gjuhë që ishin krejtësisht të reja. Por fakti është që Ai përdori "kainos", i cili
na drejton për të besuar që "gjuhë të reja" ishin gjuhë të njohura të botës, por të
panjohura për folësin.

Është e nevojshme për të vëzhguar që Marku 16:17-18 është një profeci nga Jezu
Krishti. Ai tha që dishepujt e Tij do të flisnin në gjuhë të reja. N.q.s. ne kërkojmë
një plotësim për këtë profeci, një shembull gjendet në ditën e Rrëshajëve. Në atë
ditë, dishepujt e Krishtit folën në gjuhë të reja, por ato ishin gjuhë të njohura të
botës (Veprat 2:1-11). Kjo përkrah interpretimin tonë që "gjuhë të reja" nuk janë
gjuhë të engjëjve por janë thjesht gjuhë të njohura të botës.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Një shqyrtim biblik i
dhuntive të gjuhëve të reja:
Shkarko PDF
NJE SHQYRTIM BIBLIK I
DHUNTIVE TË GJUHËVE TË REJA
nga G.W.S.

Kapitulli 1

Dhuntia e gjuhëve të reja është një doktrinë
polemizuese në Kishën e Jezus Krishtit në ditët e
sotme. Pa dyshim, kjo trishton Frymën e Shenjtë, i cili
dha dhunti frymërore për të bashkuar, jo të ndajë,
besimtarët. Duke u përpjekur të qartësojmë disa fakte
për gjuhët e reja, ne kemi shkruar këtë libër me kujdes
dhe me dashuri (1 Kor.14:1). Ne kërkojmë prej teje
vetëm një gjë: që ti ta studiosh këtë si besimtarët në
Berea (Veprat 17:11), që shqyrtonin çdo ditë Shkrimet
për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu. Vetëm kur ne
krahasojmë Shkrimet me Shkrimet do të gjejmë të
vërtetën.
NJË SHQYRTIM BIBLIK I
DHUNTIVE TË GJUHËVE TË REJA
nga G.W.S.

Kapitulli 1: Marku 16:17-18
Kapitulli 2: Veprat 2:1-11
Kapitulli 3: Veprat 10:44-47
Kapitulli 4: Veprat 19:1-6
Kapitulli 5: 1 Korintasve 12-14
Përmbledhja
Literaturë > Apologjia e besimit > Një shqyrtim biblik i dhuntive të gjuhëve të reja
Share