Do të përmbushësh ligjin e Krishtit ndërsa lutesh për të tjerët, ndërsa kujdesesh
për ta dhe ndërsa u bën të mirë gjithë njerëzve (Galatasve 6:6,10). Një besimtar
që ecën në lirinë e vërtetë do të përdorë dhuntinë e tij frymërore për të ndërtuar
trupin e Krishtit në dashuri (Efes. 4:16), në vend që të zhytet në pasionet e botës
dhe të jetuarit për vete. Fqinji yt do të jetë gjithkush në botë ndërsa shkon me
dashuri me anë të Ungjillit.

Politikani i madh misionar, C. T. Studd, në moshën 50 vjeçare, u nis për në
brendësi të Afrikës kundër këshillave të doktorëve të tij. Atje ai jetoi dhe predikoi
për 20 vjet. Në kohën e nisjes së tij shkroi:

    Kur do t’i thotë Perëndia djallit: “A nuk i ke parë të krishterët e sotëm? Ata
    nuk kërkojnë më ar apo kënaqësi, ndere apo qejfe. Prandaj të krishterët e
    Mi do të derdhin gjakun e tyre për hirin dhe çështjen e Birit Tim të dashur
    dhe shpëtimin e njerëzve më në nevojë”.


Po, kur? Nuk do të ndodhë kurrë në një atmosferë lehtësie dhe vetëkënaqësie. Do
të ndodhë vetëm nëse jetojmë lirinë tonë të vërtetë në Krishtin.

Ashtu si Patrick Henry që tha: “më jepni lirinë, përndryshe do të vdes” ndërsa u
ndesh për lirinë politike, po kështu të krishterët u përpjekshin me zell dhe mos e
konsiderofshin më pak të rëndësishme lirinë e vërtetë frymërore! Lutja jonë qoftë:

    O Zot, na jep lirinë e vërtetë të Dhiatës së Re. Lirinë nga skllavëria e Ligjit,
    lirinë nga skllavëria e unit, mishit, në mënyrë që të të pëlqej Ty. Amen.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Përfundimi

A po ecën me të vërtetë në liri? Atëherë do të sigurohesh
për shpëtimin tënd për shkak të asaj që Krishti ka
përmbushur në shpengimin se sa për kërkesat e Ligjit
të Moisiut. Jeta jote do të jetë krejt ndryshe nga ajo e
botës, meqë nuk do t’i lësh shkas mishit, por do ta
kryqëzosh përditë. I krishteri i vërtetë do të ketë një jetë
të kontrolluar nga dashuria dhe të karakterizuar nga
shërbimi si një lajmëtar i Krishtit. Do të përkushtohesh
duke i shërbyer vëllezërve dhe motrave të tu në Zotin
ndërsa mban barrët e njëri-tjetrit (Galatasve 6:2).
Liria biblike:
Shkarko PDF
Share