Liria e krishterë nënkupton shërbim dhe jo egoizëm. Do të thotë të vdesësh
dëshirat dhe ëndrrat vetjake, të kryqëzuarit e mishit dhe brakisjes së botës për të
ecur ashtu siç eci Ai (1 Gjonit 2:16). Jeta e tij u karakterizua nga dashuria dhe
shërbesa. Në vetëpërulje Ai la lavdinë e qiellit dhe zbrazi Veten. Duke thënë: “Jo
vullneti im, por i Yti u bëftë”, Ai mori formën e një shërbëtori dhe e përuli veten,
duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekjen e kryqit. Ai deshi dhe u
shërbeu njerëzve. Ai deshi dishepujt e Tij dhe lau këmbët e tyre (Gjoni 13:1). Ai e
deshi kishën dhe dha jetën e Vet për të (Efes. 5:5). Apostulli Pal jehon fjalët e Zotit
tonë kur tha se tërë ligji është përmbushur në një fjalë të vetme… Duaje të
afërmin tënd porsi vetveten! (Galatasve 5:14). Ne, si dishepujt të Krishtit, a mund
të bëjmë më pak?

Pa Krishtin një njeri është skllav i mëkatit (Romakëve 6:17). Me Krishtin një
besimtar bëhet një skllav i drejtësisë (Romakëve 6:18). Qëllimi i tij i jetës bëhet
për të qenë kripa e tokës, drita e botës, një përfaqësues i Krishtit në tokë që shfaq
dashurinë dhe karakterin e Tij. Ashtu siç veproi Mësuesi, edhe ai lë mënjanë
vullnetin e tij dhe i nënshtrohet Perëndisë dhe pushtetit të Tij me anë të bindjes së
thjeshtë të Fjalës së Tij.

Fatkeqësisht, në kohën tonë nxitja për bindje ndaj Fjalës së Perëndisë barazohet
në mënyrë rutinë me të qenit një “legalist”. Ky është me të vërtetë një koment i
trishtueshëm në gjendjen e Krishterimit. Për të ilustruar se sa shumë e përhapur
është kjo ide le të lexojmë disa nga librat më të shitur të krishterë për të parë se si
kuptohet sot liria. Shumë publikime janë të mbushura me gabime, ndërsa të tjerë
e lënë lexuesin në pështjellim të plotë përsa i përket lirisë biblike. Për shembull,
është e lehtë të shohim se si një besimtar i pamësuar mund të mbetet me
përshtypjen se nuk ka standarde në Fjalën e Perëndisë duke lexuar pohimin e
mëposhtëm (Charles Swindol, te "The Grace Awakening" [Zgjimi i hirit]):

    “Siç e shikoni, Perëndia nuk shtyp të krishterë kallëp të vegjël në mbarë
    botën në mënyrë që të gjithë të mendojmë njësoj, të dukemi njësoj,
    ngjajmë njësoj dhe të veprojmë njësoj. Trupi ka larmi! Ne nuk jemi krijuar
    për të patur të njëjtin temperament, të përdorim të njëjtin fjalor, të kemi të
    njëjtën buzëqeshje të ëmbël, të vishemi në të njëjtën mënyrë dhe të
    kryejmë të njëjtën shërbesë” (pjerrtëzimi është i autorit).

E pranojmë se ka një farë të vërtete në pohimin e mësipërm. Të kërkosh bindje
ndaj standardeve jobiblike (për shembull, të gjithë duhet të vishemi me të zeza)
është tepër e gabuar dhe duhet të paditet, jo si legalizëm, por si një nxitje për
rregulla të shpikura nga njeriu. Them jo si legalizëm sepse legalizmi biblik është
kërkesa e Ligjit të Moisiut përveç veprës së Krishtit për shfajësim. Gjithsecili që
vishet me të zeza nuk ka të bëjë fare me Ligjin e Moisiut.

Megjithatë, duhet të pranojmë të metat e pohimit të mësipërm rreth lirisë. Pse
mungon ajo? Sepse ka pak ose aspak theksim të aspekteve të tjera të lirisë: të
mos i lënit shkas mishit, bindja ndaj Fjalës, etj. Një pohim i tillë i pakualifikuar ka
një fuqi të madh për keqdrejtim të disave për të menduar se është e gabuar për
këdo të ngulë këmbë në konformitetin ndaj Fjalës. Një gjë e tillë nuk është një e
vërtetë e Dhiatës së Re.

Ka standarde në Fjalën e Perëndisë dhe të thuash ndryshe do të thotë të mohosh
Krishterimin e vërtetë. Të krishterët do të mendojnë njësoj meqë kanë mendjen e
Krishtit (Filip. 2:2). Ata do të vishen dhe do të duken njësoj meqë urdhërohemi të
jemi të thjeshtë dhe me hijeshi në dukje (1 Tim. 2:9). Zoti ynë pohoi se goja nxjerr
jashtë ç’ka zemra (Mat. 12:34), që do të thotë se besimtarët do të ngjajnë
gjithashtu njësoj. Të krishterët e vërtetë do të kenë të njëjtin temperament, të
njëjtën dashuri, do të kenë të njëjtën buzëqeshje, gëzimin e Frymës dhe do të
kryejnë të njëjtën shërbesë pajtimi. Së fundi, do të veprojnë njësoj, jo sipas botës,
meqë kanë kryqëzuar mishin e tyre nga pasionat dhe dëshirat e tij.

Duhet të kujtojmë gjithmonë se Perëndia i ka thirrur të krishterët në standarde sa
më të larta të mundshme.

    “Por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë
    sjelljen tuaj, sepse është shkruar: ‘Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë’”
    (1 Pjetrit 1:15,16).

Prandaj, dëshira për t’iu bindur Fjalës së Perëndisë sa më shumë të jetë e
mundur nuk është legalizëm. Të vendosësh një hapësirë të madhe midis teje dhe
botës duke zbatuar Shkrimin nuk është legalizëm. Nuk është e drejtë të përdorësh
termin legalizëm për të dënuar të krishterët që përpiqen të jetojnë jetën e krishterë
me anë të parimeve të perëndishme. Pse? Sepse është një keqpërdorim i fjalës
dhe një keqinterpretim i gabimit që Pali u drejtohet galatasve (shfajësimi me anë
të Ligjit të Moisiut) dhe është një dhunim dhe shthurje e drejtpërdrejtë e frymës
dhe mesazhit të përgjegjësisë sonë shkrimore dhe qëndrimi ndaj besimtarëve
(Romakëve 14:3-10). Për shembull, nuk është e drejtë të quash si legaliste gratë
që besojnë se është e drejtë para Perëndisë të vishen me hijeshi, duke veshur
rroba të gjata dhe refuzimi i gurëve të çmuar dhe makiazheve.

Bibla thotë se në ditët e fundit njerëzit do të egoistë, lakmues parash dhe
dëfrimdashës më fort se perëndidashës (2 Tim. 3:1-4). I tillë është brezi në të cilin
jetojmë. Ajo që ka nevojë brezi ynë nuk është më tepër inkurajim apo shfajësim
për të jetuar sipas botës, por zotim ndaj Krishtit. Bibla na paralajmëron të mos
përdorim lirinë tonë si një mbulesë për të keqen, meqë duhet të jemi shërbëtorë
të Perëndisë:

    “Silluni si njerëz të lirë, por jo duke përdorur lirinë si një pretekst për të
    mbuluar ligësinë, por si shërbëtorë të Perëndisë” (1 Pjetrit 2:16).

Ky paralajmërim nuk duhet të na shpëtojë pa ia vënë veshin. Duhet të marrim
dëshirat dhe pasionet tona të mishit dhe t’i gozhdojmë në Kryq nëse duam të jemi
ndjekës të vërtetë të Tij!
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Liria për të jetuar një jetë që i pëlqen Perëndisë

Kjo na çon në aspektin e fundit të lirisë së Dhiatës së
Re. Apostulli thotë:

    “Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e
    përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me
    dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit” (Galatasve 5:13).
LIRIA BIBLIKE
nga George Sturm

Liria e vërtetë e Dhiatës së Re
Liri nga Ligji
Të mos i lihet shkas mishit
Liria për të jetuar një jetë që i pëlqen
Perëndisë
Përfundimi
Liria biblike:
Shkarko PDF