“Duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me
    anë të besimit në Jezu Krishtin, besuam edhe ne në Jezu Krishtin, që të
    shfajësoheshim me anë të besimit në Krishtin dhe jo me anë të veprave të
    ligjit, sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet me anë të veprave të ligjit”
    (Galatasve 2:16).

Për t’u shpëtuar dhe çliruar nga mëkati një njeri nuk ka nevojë për ritin e
rrethprerjes, ligjet e dietave, apo ndonjë element të Ligjit. Vepra e Krishtit është e
mjaftueshme. Edhe pse Ligji është i shenjtë (Romakëve 7:12), askush nuk mund
ta zbatojë të gjithin. Ai bën të ditur mëkatin, por nuk e shlyen atë. Vepra
shpenguese e Krishtit mund ta bëjë një gjë të tillë dhe Pali shtjellon se Kryqi
është i mjaftueshëm. Për ata që përpiqen të detyrojnë Ligjin ndaj individëve Pali
jep këtë paralajmërim të fortë:

    “Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë
    poshtë nga hiri” (Galatasve 5:4).

Në mënyrë të qartë parimi themelor përtej lirisë është se Krishti çliron dikë nga
skllavëria e Ligjit.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Liri nga Ligji

Para së gjithash, liria e Dhiatës së Re është çlirim nga
skllavëria e Ligjit si mjet shfajësimi. Apostulli shkruan:

    “Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën
    Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën
    zgjedhën e skllavërisë” (Galatasve 5:1).

Zgjedha e skllavërisë në kontekstin e Galatasve është
përpjekja nga disa për të përzier rrethprerjen dhe
elementet e tjerë të Ligjit me veprën e Krishtit.
Megjithatë, në tërë këtë Letër Pali shtjellon bindshëm se
vepra shpenguese e Krishtit është e mjaftueshme!
Përfundimi i tij është:
Liria biblike:
Shkarko PDF