



Në një çast vendimi atdhetari i madh amerikan Patrick Henry u ngrit nga ndenjësja
e tij dhe filloi të drejtojë Konventën e Virxhinias. Ishte viti 1776 dhe debati politik
për të hyrë apo jo në Luftën Revolucionare ishte ndezur me emocion. Gjithsecili e
dinte se rreziku i kundërshtimit të qeverisë britanike ishte i lartë. Përballja me çdo
delegat sillte burgosje, marrje të pasurisë dhe madje vdekje. Megjithatë,
pavarësisht nga këto rreziqe, Patrick Henry shqiptoi këto fjalë të famshme:
Është e kotë, zotëri, të zbusim çështjen. Zotërinjtë mund të thërrasin paqe,
paqe, por nuk ka paqe. Lufta ka filluar tashmë! Era tjetër që fryn nga veriu
do të sjellë në veshët tanë vringëllimën e armëve kumbuese! Vëllezërit
tanë ndodhen tashmë në betejë! Pse të rrimë ne këtu të topitur? Çfarë
dëshirojnë ata zotërinj? Çfarë do të kenë? A është jeta aq e shtrenjtë, apo
paqja aq e ëmbël, sa për t’u blerë me çmimin e zinxhirëve dhe
skllavërisë? Ndale, o Perëndi Shumë i Lartë! Nuk e di se ç’rrugë do të
ndjekin të tjerët; por sa për mua, më jepni lirinë, përndryshe le të vdes.
Patrick Henry e njihte rëndësinë e lirisë politike. Ai e konsideronte të shtrenjtë sa
ishte gati të vdiste për të. Në mënyrë të ngjashme të krishterët duhet të kuptojnë
rëndësinë e lirisë së vërtetë frymërore dhe të konsiderojnë me të njëjtën rëndësi
lirinë e Dhiatës së Re!
Megjithatë, për të vlerësuar siç duhet të vërtetën, së pari duhet njohur ajo e vërtetë.
Është për të ardhur keq, sepse ka një sasi të konsiderueshme pështjellimi midis
të krishterëve përsa i përket asaj që është liria në të vërtetë. Duke përdorur
kapitullin e pestë të Letrës drejtuar Galatasve si tekstin tonë kryesor, do të
tregojmë përfundimisht se çfarë është liria e Dhiatës së Re.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.


LIRIA BIBLIKE
nga George Sturm
Liria e vërtetë e Dhiatës së Re
“Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti
na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e
skllavërisë. Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se
rrethpriteni, Krishti nuk do t’ju bëjë dobi aspak. Edhe i
dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i
detyruar të zbatojë mbarë ligjin. Ju që kërkoni të
shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë
poshtë nga hiri. Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit
presim shpresën e drejtësisë, sepse në Jezu Krishtin, as
rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë vlerë, por
besimi që vepron me anë dashurie. Ju vraponit bukur;
kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës? Kjo
bindje nuk vjen nga ai që ju thërret. Pak maja e bën të
vijë gjithë brumin. Kam besim te Perëndia për ju, se nuk
do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve,
kushdo qoftë, do të marrë dënimin. Sa për mua, o
vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj
rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë
skandali i kryqit ra poshtë. Oh, sikur ata që ju
turbullojnë, të gjymtoheshin vetë! Sepse ju, o vëllezër, u
thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për
mishin, por, me dashuri t’i shërbeni njëri-tjetrit. Sepse
gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ‘Duaje të
afërmin tënd porsi vetveten!’. Sepse nëse ju kafshoni
dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri”
(Galatasve 5:1-15).
LIRIA BIBLIKE
nga George Sturm