



Çfarë mendon Perëndia për mëkatin? E para, "Paga e mëkatit është vdekja."
(Rom. 6:23). E dyta, "Shpirti që mëkaton do të vdesë." (Ez. 18:20). Perëndia thotë
që mëkati meriton vdekje. D.m.th., të gjitha mëkatet që ti i ke bërë, mëkatet e tua
që ti i lehtëson, të cilat i dashuron, me të cilat kënaqesh, të gjitha meritojnë vdekje.
Kur kryen mëkatin, ti meriton një rrogë që do të paguhet plotësisht te Perëndia i
drejtë në ditën e gjykimit. Ai pagim është vdekje, jo vetëm vdekja e trupit, por edhe
vdekja e dytë në ferrin e përjetshëm. Për këtë Perëndia thotë: «Kurse për
frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe
magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në
liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë» (Zbulesa 21:8).
Kupto që ky është gjykimi i Perëndisë, i cili është plotësisht i drejtë dhe i
paanshëm, dhe njëkohësisht plot me dashuri dhe mëshirë. Tani, n.q.s. Perëndia i
dhimbshëm, i mërshirshëm, i hirshëm do t'i dënojë njerëzit me gjobën e vdekjes
së dytë në ferr, i cili djeg përgjithmonë, për shkakun e mëkatit, atëherë ai mëkat
është shumë i lig dhe i neveritshëm në sytë e Tij. Por mos harro që ai mëkat
është mëkati yt: gënjeshtrat e tua, lakmia jote, urrejtja jote, hidhërimet e tua,
mendimet dhe fjalët e tua të ndyra, mosbesimi yt në Fjalën e Perëndisë, ose
ndonjë mëkat tjetër.
Një gjë tjetër që vërteton qartësisht ligësinë e mëkatit është vdekja e Krishtit në
kryq. "Krishti vdiq për mëkatet tona" (1 Kor. 15:3). Konsidero dy gjëra: kush ishte Ai
që vdiq, dhe në ç'mënyrë vdiq Ai?
E para, kush ishte Ai person që vdiq? Para se të lindte Ai, një engjëll e njoftoi
nënën e Tij për lindjen e Tij duke thënë, «Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe
pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të
lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë» (Lluka 1:35). Ai ishte i shenjtë, i pafaj, i
papërlyer, i ndarë nga mëkatarët (shih Heb. 7:26). Më shumë sesa një herë, qielli
u hap dhe Perëndia, Atë, tha «Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur»
(Mat. 3:17). Krishti vetë tha «Ati s'më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat
që i pëlqejnë» (Gjoni 8:29). Pilati, i cili e dënoi me vdekje, e pohoi që «Unë nuk po
gjej asnjë faj te ky njeri» (Lluka 23:4). E vërteta e qartë është që Jezus Krishti ishte
Biri i vetëmlindur i Perëndisë, dhe ishte krejtësisht pa mëkat. Tani, n.q.s. vdekja
është paga e mëkatit, dhe Krishti ishte i shenjtë e i ndarë nga mëkati, është një
gjë e çuditshme që Ai vdiq.
Por, konsidero, të dytën, në ç'mënyrë vdiq Ai. Ai vdiq në mënyrë të turpshme dhe të
dhembshme, si një kriminel. Ai u tall dhe u fshikullua nga njerëzit e paudhë, të
cilët pështynë mbi të. Ai vdiq duke bërtitur «Perëndia im, Perëndia im, përse më ke
braktisur?» (Marku 15:34).
Si ta shpjegosh? Si ka mundësi që Biri i Perëndisë, i cili ishte pa mëkat, me të
cilin Perëndia ishte shumë i kënaqur, vdiq në mënyrë të turpshme, i abuzuar nga
njerëzit dhe i braktisur nga Perëndia? Eshtë vetëm një përgjigjje, dhe ajo
përgjigjje na mëson se çfarë mendon Perëndia për mëkatin. "Krishti vdiq për
mëkatet tona" (1 Kor. 15:3). "Ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për
paudhësitë tona; ... Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve" (Is. 53:5-
6). Krishti të deshi, dhe dha vetveten që të jetë një sakrifikim për mëkatet e tua.
Paudhësia jote ra mbi Atë dhe kur kjo u bë, Perëndia Atë, i cili e donte dhe kënaqej
me Birin e shenjtë të Tij nga përjetësia, e braktisi dhe e lejoi atë të vdiste me
vdekje të turpshme dhe të dhembshme. Kjo është çfarë mendon Perëndia për
mëkatet e tua.
N.q.s. Krishti, i cili ishte i shenjtë, duhej të braktisej nga Perëndia kur mëkatet e
tua ranë mbi të, çfarë do të ndodhë me ty n.q.s. duhet të dalësh përpara Perëndisë
të shenjtë me mëkat në duart e tua? Kur Krishti arriti në kryq një turmë njerëzish e
ndoqi dhe ata qanë kur panë vuajtjet e Tij. Por Krishti u kthye nga ato dhe u tha:
O bija të Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj ... sepse,
në se bëhet kështu me drurin e njomë, ç'do të bëhet me të thatin? (Lluka
23:28,31)
Zbatimi është i qartë. Krishti, i cili është pa mëkat, është druri i njomë, i cili ka jetë
në vetvete (Gjoni 1:4; 5:26). Ti, o mëkatar, je druri i thatë. Ti je i vdekur në faje dhe
në mëkate (Ef. 2:1). N.q.s. druri i njomë duhej të vdiste për mëkatet e tua, si do të
shfaqesh ti përpara Perëndisë me ato mëkate mbi llogarinë tënde? Ti nuk do të
shpëtosh!
Çfarë duhet të bësh ti? Pendohu që të shlyhen mëkatet e tua (Vep. 3:19). D.m.th.
hiq dorë dhe braktis çdo mëkat pa rezervë. Po, pa rezervë! N.q.s. ti po mban një
mëkat në dorën tënde, të cilin zemra jote refuzon ta braktisë, ji i sigurt që nuk do të
shpëtohesh nga zemërimi i Perëndisë. Një mëkat i çmuar, të cilin zemra jote e do
shumë, është i kobshëm për shpirtin tënd n.q.s. vazhdon të kryhet.
Pendohu që të shlyhen mëkatet e tua. Vetëm kur ti të pendohesh dhe të pranosh
Krishtin si mbretin e jetës sate, do të ndryshosh nga skllav i mëkatit në shërbëtor i
bindur të Perëndisë. Pendohu! Atëherë mëkatet e tua, sado të liga ose të mëdha
të jenë, do të shlyhen nëpërmjet gjakut të Krishtit, i cili vdiq mbi kryq për mëkatet e
tua.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Ligësia e mëkatit: Shkarko PDF
|
LIGËSIA E MËKATIT
nga George Sturm
Shumica e njerëzve do ta pohojnë që janë mëkatarë, por
shumë pak kuptojnë sa serioz është ky fakt. Mëkatarët
tundohen t'i justifikojnë mëkatet e tyre, t'i racionalizojnë,
t'i lehtësojnë, ose t'i dashurojnë. Por, Perëndia, i cili
është i shenjtë dhe i urren mëkatet, thotë që mëkatarët
janë fajtorë, kriminelë, të neveritshëm, dhe të
pajustifikueshëm.
Le të kuptohet qartësisht që çfarë mendon ti për mëkatet
e tua ka shumë pak vlerë në krahasim me mendimin e
Perëndisë për mëkatet e tua. N.q.s. mëkatari do të
gjykonte vetveten, asnjë mëkat nuk do të quhej mëkat.
Asnjë mëkat nuk do të ishte shumë serioz. Asnjë mëkat
nuk do të ishte aq i lig saqë ta dënojë atë mëkatar. Por
kur Perëndia do t'i gjykojë mëkatarët do të jetë ndryshe.
Perëndia do ta gjykojë botën me drejtësi dhe çdo
mëkatar do të gjykohet sipas shenjtërisë së Perëndisë.
Prandaj, mendimi yt për mëkatet e tua nuk do të
vendosë asgjë.