"Heb 12:14 thotë, "Kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërim, pa të cilin
    askush nuk ka për të parë Perëndinë." Vëllezër dhe motra, sonte unë dua
    t'ju them që pa shenjtërim ne nuk do të mbërrijmë...Janë tre faza të
    shpëtimit. E para është shfajësimi. Kjo është kur jemi rilindur... Pastaj vjen
    faza e dytë dhe kjo është shenjtërim, d.m.th. një jetë e shenjtë...Faza e
    tretë është përlëvdimi ... Ti duhet të kesh shfajësim dhe shenjtërim që të
    marrësh përlëvdim ... Do t'ju bëj ca llogaritje matematike dhe biblike
    sonte. Shfajësim plus shenjtërim baras përlëvdim. A e kupton? Shfajësim
    plus shenjtërim baras përlëvdim. Por, shfajësim minus shenjtërim baraz
    dënim ... Dhe ka një filozofi që qarkullon sot që shfajësim minus
    shenjtërim baras humbje e shpërblimeve. Por Bibla thotë që shfajësim
    minus shenjtërim baras humbje e shpirtit tënd." [8]

Përgjigjja jote duhet të jetë që jo vetëm që llogaritjet e tij matematikore janë bërë
shumë keq, por edhe që kjo është një doktrinë shumë e rremë. Sipas predikuesit
asnjeri nuk ka në asnjë moment faljen e plotë. Gjithashtu, shpëtimi është i
kushtëzuar në kuptimin që shenjtërimi bëhet një kusht për përlëvdim, jo një fryt i
shpëtimit siç thotë Bibla,
"Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri
edhe i shfajësoi; dhe ata që i shfajësoi, ata edhe i përlëvdoi."
(Rom. 8:30).

Tani, le të vazhdojmë me problemin e dytë.

    "Në gjakun e Krishtit kemi faljen e të gjitha mëkateve tona [të kaluara, të
    tanishme, të ardhshme]... Kjo është nëpërmjet hirit, vetëm gjakut i Tij,
    nëpërmjet besimit në të. Si dhe kur bëhet praktik gjithë hiri i Perëndisë?
    Tani Shkrimet edhe thanë që n.q.s. ecim në dritë ... gjaku i Krishtit Jezus
    na pastron nga të gjitha mëkatet. N.q.s. rrëfejmë, Ai na fal. N.q.s.
    mëkatojmë, kemi një avokat. ... Kemi nevojë për Krishtin nga fillimi deri në
    fund. Kemi nevojë për gjakun e Tij për të na pastruar vazhdimisht nga
    mëkatet tona." (Theksi në origjinal) [9]

Sa konfuzion! E para, gabimi themelor i predikuesit është që ai përzien thënie nga
çfarë duken si Ef. 1:7, Kol 2:13 dhe 1 Gjo. 1:7-2:1, vargje që nuk flasin për të
njëjtën aspekt të faljes. P.sh. Ef. 1:7 dhe Kol 2:13 flasin për faljen juridike, kurse 1
Gjo flet për faljen prindërore. E dyta, përderisa të dyja aspektet e faljes janë
përzierë bashkë, lexuesi është detyruar të konkludojë që predikuesi është duke
folur njëkohësisht për të dy llojet e faljes pa bërë asnjë lloj dallimi midis të dyjave.
E treta, përfundimi i predikuesit rreth faljes së mëkateve është shumë i paqartë.
Në një anë, në gjakun e Krishtit kemi falje të të gjitha mëkateve, por, vini re, në
anën tjetër
jo akoma! Gjaku vihet në punë vetëm kur plotësojmë kushtin e rrëfimit.
Atëherë, mëkatari është larë, dhe kjo larje bëhet në mënyrë të vazhdueshme, jo
një vepër që ndodh një herë e përgjithmonë. Sinqerisht, kjo larje e vazhdueshme
me gjakun e Krishtit i ngjan doktrinës së kishës katolike. Vine re që predikuesi
cakton një kusht që të marrësh falje. Radari ynë frymëror duhet ta japë alarmin kur
dëgjojmë një predikues duke folur për një kusht (përveçse besimi) që duhet të
plotësohet që të marrësh faljen e mëkateve pa bërë një dallim të qartë midis të
dyja llojeve të faljes. Një predikim duhet të dyshohet menjëherë kur shpëtimi dhe
falja nuk janë të plotë ose të sigurtë, vetëm mëkatet e kaluara janë të falura, ose
falja e mëkateve ka një kusht, të cilin mëkatari duhet ta plotësojë që të sigurojë
falje.

Si dole në provim? Me një katër, apo me një dhjetë?
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Një provim mbi subjektin e faljes së plotë

Përderisa kemi pasur një mësim të përsëritur mbi
subjektin e faljes, le të marrim një provim. Provimi
përfshin vetëm dy probleme, të cilat janë poshtë. Secili
problem është një mësim nga një predikues ungjillor që
(le të supozojmë) është ftuar të flasë në kishën tënde.
Nota jote varet mbi faktin nëse ti mund ta dallosh
gabimin apo jo. Pa tjetër, do të marrësh një katër nëse
mashtrohesh. Vazhdo me problemin e parë:
Literaturë > Shpëtimi > Falja e mëkateve
Falja e mëkateve:
Shkarko PDF