



Sa fjalë dinake - ti nuk mund të humbasësh shpëtimin tënd, por mund ta hedhësh
tutje! Por rezultati është njëlloj - mohimi i faljes së plotë dhe shpëtimit të
përjetshëm të besimtarit. Gjithashtu, ky bëhet një sistemi i shpëtimit nëpërmjet
veprave.
Doktrina e shpëtimit të amshuar nuk është e hapur për diskutim dhe nënvlerësim.
Çdo njeri me një kuptim të mirë rreth Ungjillit dhe faljes së plotë të mëkateve do të
kuptojë që mohimi i shpëtimit të përjetshëm na çon tek një "ungjill tjetër." Dëgjo
vëllanë tonë R.E. Harlow:
"Shpëtimi i përjetshëm është një nga doktrinat më të çmuara të
Shkrimeve... Pa shpëtimin e përjetshëm ti duhet të shtosh veprat që të
mbash vetveten në gjendjen e shpëtuar... Në një mënyre pothuaj të
padukshme, kjo ndryshon shumë Ungjillin e hirit të Perëndisë. Ti thua që
vepra e Krishtit nuk ishte dhe nuk është e mjaftueshme për të shpëtuar
plotësisht. Nëpërmjet kësaj njerëzit dëgjojnë një 'ungjill tjetër' i cili nuk
është me të vërtetë një ungjill tjetër. Predikuesi, madje një apostull ose
engjëll, është nën mallkimin e Perëndisë; po, nën mallkimin e Perëndisë
(Gal 1:8-9)" [7]
Thua që mohimi i shpëtimit është një ungjill i rremë, një ungjill i shtrembëruar,
ose një ungjill tjetër, por pavarësisht nga përshkrimi yt, rezultati është njëlloj - ky
është nën mallkimin e Perëndisë.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Mohimi i shpëtimit të përjetshëm
Kur një njeri nuk kupton mirë doktrinë e faljes, do të dalë
një fryt tjetër (d.m.th. fryt i prishur) në doktrinat e tij dhe ky
është mohimi i shpëtimit të përjetshëm. "Ki kujdes, ose
do të kesh pasoje" është theksi i predikimit të këtyre
mësuesve. Dëgjoni këtë predikues "ungjillor":
"... Besoj që javën e kaluar e mbylla duke thënë se nuk
besoj se mund ta humbasësh shpëtimin. Dhe këtë e
rikonfirmoj edhe këtë mëngjes. Nuk besoj se ti mund ta
humbasësh shpëtimin tënd. Shumë herë njerëzit më
pyesin veçanërisht sepse kam qenë baptist. Njerëzit më
pyesin shpesh: "Vëlla Denny, beson ti se mund ta
humbasësh shpëtimin?" Dhe unë i them "Jo." Kjo i
qetëson menjëherë zemrat e tyre. Por gjithashtu i jep
fund duke thënë: "Por unë besoj se mund ta hedhësh
tutje."" [6]
FALJA E MEKATEVE
nga George Sturm