



Shkurt, ato quhen falje "juridike" dhe "prindërore." Megjithëse këto emra nuk
përdoren në Bibël, konceptet e tyre janë. Falja juridike është vepra që ndodh një
herë dhe përgjithmonë ku Perëndia fal mëkatarin e penduar nga dënimi i
mëkateve të tij (vdekja e përjetshme) në atë moment që ai beson në Krishtin (Gjo.
5:24, Ef. 1:7, Kol 2:13). Mëkatari i falur tani hyn në një marrëdhënie të re: Perëndia
nuk është më Gjykatësi i tij; tani Ai është Ati i tij. Në momentin e papritur, fëmija i
Perëndisë bën mëkat. Pastaj çfarë ndodh? A e dënon Perëndia fëmijën që të
vdesë në ferr për mëkatin? A hidhet jashtë ai nga familja e Perëndisë? Lavdi Zotit,
jo. Një përfitim i madh i besëlidhjes së re është që Perëndia vet premton ta vërë
në punë atë pavarësisht nga ana e njeriut. Për sa i përket mëkatit, thuhet qartë për
ata që i përkasin Atij, "Dhe nuk do t'i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e
tyre" (Heb. 10:17). Atëherë, çfarë ndodh kur një fëmijë i Perëndisë mëkaton?
Bashkësimi (jo marrëdhënia) në familje është prishur. Ai merr falje "prindërore"
sapo rrëfen mëkatin e tij. Pra, falja prindërore rindërton bashkësimin e prishur me
Atin (1 Gjo. 1:6; 1:9, Psa. 32:5).
Tani ti mund të mendosh që gjëja e mësipërme është shumë themelore dhe të
gjithë e dinë, por shumë besimtarë, madje misionarë ungjillorë, nuk kuptojnë këto
dallime. P.sh. një misionar më tha këtë rreth 1 Gjo. 1:9:
"Ne mund të themi vetëm çfarë Shkrimet mësojnë qartë dhe në shumë
vende që një i Krishterë I VËRTETË (një dele) i braktis, i rrëfen dhe duhet t’i
braktisë vazhdimisht dhe duhet t’i rrëfejë vazhdimisht të gjitha mëkatet e
njohura në jetën e tij. E para e Gjonit nuk flet për faljen "prindërore" por për
faljen REALE." (theksi në origjinal) [1]
Ky interpretim është krejtësisht i gabuar dhe është një formë e shpëtimit
nëpërmjet veprave. Falja "reale" (d.m.th. falja juridike) nuk varet nga nëse unë
braktis dhe rrëfej "të gjitha mëkatet e njohura" në jetën time. Nëse kjo do të ishte e
domosdoshme, atëherë kush mund të shpëtohet? Pa tjetër, një besimtar do të
rrëfejë dhe do të braktisë mëkatin si fryti i shpëtimit. Por rrëfimi i vazhdueshëm
dhe braktisja e të gjitha mëkateve të njohura nuk janë kushtet për falje "reale" (nga
dënimi i ferrit). Kushti i domosdoshëm dhe i mjaftueshëm për këtë është të
besosh në Zotin Jezu Krisht.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Dy lloje të faljes
Ndoshta dikush do të ngrejë një kundërvënie ndaj asaj
të mësipërmes duke cituar një varg si 1 Gjo. 1:9, "Po t'i
rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të
na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi"
dhe thotë që falja nuk ndodh një herë e përgjithmonë,
por është e varur mbi rrëfimin e vazhdueshëm të
mëkatarit.
Që t'i përgjigjesh kësaj kundërvënieje duhet të dallosh
që në Shkrimet e Shenjta gjenden dy lloj faljesh.
Studenti i kujdesshëm i Fjalës duhet të mësojë t'i
dallojë ato ndryshe ai do të mbetet në detin doktrinal të
konfuzionit dhe dyshimit.
FALJA E MEKATEVE
nga George Sturm