



Bibla na mëson, "paga e mëkatit është vdekja" (Rom. 6:23). Megjithëse, ne
meritonim të vdisnim, Krishti mori vendin tonë dhe vdiq mbi kryq për mëkatet tona.
Të gjitha mëkatet tona ishin lënë mbi Të kur u gozhdua mbi kryq, "Sepse ai bëri të
jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë
në të" (2 Kor 5:21). Ai vdiq, derdhi gjakun e Tij, që të na çonte tek Perëndia, "sepse
edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar
te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma" (1 Pje. 3:18).
Kjo falje e mëkateve nuk është një proçes i vazhdueshëm, por ndodh menjëherë
kur një mëkatar i humbur beson në Krishtin, "Kushdo që do ta thërrasë emrin e
Zotit do të shpëtohet" (Rom. 10:13). Menjëherë, në atë çast, kur një mëkatar therret
emrin e Zotit, ndodh një vepër hyjnore: një shpirt kalon nga vdekja në jetë dhe
merr faljen e mëkateve nga dënimi i liqenit të zjarrit.
A ka ndonjë gjë kaq të bukur dhe kaq të thjeshtë sa kjo? Sidoqoftë, në Krishterimin
konfuzioni tepron kur është fjala se cilat mëkate janë falur në këtë moment të
çmuar. Realiteti i vërtetë është që shumica e njerëzve besojnë që falja është
vetëm për mëkatet e tyre "të kaluara."



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Baza e faljes
Ekzistojnë shumë konfuzione dhe shumë mendime të
gabuara rreth faljes së mëkateve. Për shembull,
Myslimanët besojnë që agjërimi gjatë muajit të
Ramazanit i fal mëkatet e tyre.
Sidoqoftë, baza e vetme për faljen e vërtetë është
nëpërmjet gjakut të Jezu Krishtit, "në të cilin kemi
shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve
sipas pasurive së hirit të tij" (Efe. 1:7). Si mund të
pajtohet një mëkatar fajtor me Perëndinë?
Falja vjen, jo nga agjërimi, por vetëm nëpërmjet gjakut të
Krishtit.
FALJA E MEKATEVE
nga George Sturm