Ndoshta ti mendon që të gjithë predikuesit dhe misionarët (duke përfshirë ata nga
kisha biblike) janë shumë të fortë në doktrinën e Ungjillit, por realiteti i vërtetë
është që shumë nuk i kuptojnë mirë gjërat themelore të Ungjillit. Prandaj,
predikimi i tyre ka konfuzion dhe nuk është i qartë. Më kujtohet që më erdhi një
misionar ungjillor një ditë dhe ma hapi zemrën e tij duke thënë që nuk ishte i
sigurt nëse një besimtar i vërtetë mund të humbasë shpëtimin e tij apo jo. A je i
habitur? Edhe unë isha i habitur. Një misionar ungjillor që duhet të ishte shumë i
pjekur në doktrinat e Biblës, por në realitet dyshonte sigurinë e shpëtimit për një
besimtar! Kjo situatë ishte shumë e trishtueshme, por ishte e vërtetë dhe jo e
rrallë.

Pali vet kërkonte qartësi në predikimin e tij e Ungjillit. Ai tha,
"...dhe edhe për mua,
që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin
e ungjillit"
(Efe. 6:19). Nëse apostulli kishte nevojë për ndihmë të tillë, sa më
shumë kemi nevojë ne për ndihmë? Prandaj, le të kemi një përsëritje rreth temës
"Si falen mëkatet e njeriut?"
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Falja e mëkateve:
Shkarko PDF
FALJA E MEKATEVE
nga George Sturm

Apostulli Pal tha, "për mua nuk është e rëndë t'ju shkruaj
të njëjtat gjëra, po për ju është siguri"
(Fil. 3:1). Sa
shpesh ne, që mendojmë se jemi të pjekur, humbasim
durimin me një predikues të ri kur e dëgjojmë atë duke
folur për gjëra të thjeshta dhe themelore të besimit?
Ndoshta ne i themi vetes, "Oh, kur do të mbarojë ky që të
vazhdojmë me gjëra më të thella?" Por Pali nuk i
përbuzte mësimet e përsëritura. Në fakt, ai tha që kjo
është një siguri për ne. Sa e vërtetë është kjo, sidomos
me gjënë më themelore të Ungjillit - Si falen mëkatet e
njeriut?
Literaturë > Shpëtimi > Falja e mëkateve