



1) Sepse edhe Satani ka fuqi të bëjë shenja dhe mrekulli.
Ti nuk duhet të lexosh Fjalën e Zotit për shumë kohë përpara se të kuptosh këtë
fakt. Satani është i njohur si ai që "mashtron gjithë dheun" (Zbu. 12:9). Një udhë
është nëpërmjet shenjave dhe mrekullive të rreme. P.sh., në kohën e Moisiut
magjistarët kundërshtuan Perëndinë duke bërë shenja të mëdha (Eks. 7:11; 8:7).
Në të ardhmen, antikrishti do të bëjë shenja të mëdha, "sa që edhe zjarr bënte të
zbresë nga qielli mbi dhe në prani të njerëzve" (Zbu. 13:13). Ji i sigurt që, në qoftë
se një gjë e tillë do të ndodhte në stadiumin e qytetit tënd në prani të banorëve,
pothuaj të gjithë do të besonin se ai që e bëri "është njeriu i madh i Perëndisë." I
njëjti mendim do të jetë edhe për antikrishtin sepse Fjala e Zotit thotë që "... dhe i
mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave..." (Zbu. 13:14). Pra, një e
ashtuquajtur shenjë ose mrekulli nuk vërteton që ai person që e bëri është nga
Perëndia sepse edhe Satani mund të bëjë të njëjtën gjë.
2) Sepse janë shumë mësuesë të rreme në botë sot.
Pothuaj të gjithë krishterët besojnë që ardhja e Krishtit është afër. Disa kanë
caktuar (duke gabuar) një datë duke thënë që viti "x" është mbarimi i botës. Në
fakt, ne dimë që Ai mund të kthehet sonte. Asnjë gjë nuk e pengon shfaqjen e Tij
nga qielli. Sidoqoftë, Krishti thotë që koha përpara ardhjes së Tij do të ishte një
kohë shumë e rrezikshme sepse shumë mashtrues do të shfaqen që të
mashtrojnë shumë njerëz. Ai thotë: “Ruhuni se mos ju mashtron ndokush! Sepse
shumë do të vijnë në emrin tim duke thënë: ‘Unë jam Krishti’ dhe do të mashtrojnë
shumë njerëz” (Mat. 24:4-6).
D.m.th., shumë të ashtuquajtur njerëz fetarë do të vinin për të mashtruar shumë
njerëz. Si do të mashtrohen njerëzit? Fatkeqësisht, nëpërmjet shenjave dhe
mrekullive të rreme!
Satani e di shumë mirë që tendenca natyrore e njerëzve është për të kërkuar
shenja shpirtërore. Një ditë antikrishti do të shfaqet për të bërë "veprimet e
Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrekullish të rreme, dhe nga çdo
mashtrim ligësie për ata që humbin..." (2 Thes. 2:9-10). Me këto gjëra ai do të
mashtrojë pothuaj të gjithë njerëzit. Sa njerëz kanë thënë: “Në qoftë se unë mund
të shikoja një mrekulli, atëherë do ta besoja”? Në qoftë se një person do të të
thoshte “Eja në stadium sonte dhe do të shërohesh”, mijëra njerëz do të shkonin
atje vetëm për të shikuar megjithëse ata nuk kanë asnjë problem fizik. Por Jezusi
thotë që “Një brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë...”
(Mat. 16:4)! Të kërkosh shenja dhe mrekulli është një gjë shumë e rrezikshme
sepse nëpërmjet këtyre gjërave Satani dhe punëtorët e tij do të mashtrojnë shumë
njerëz.
Pra, Satani ka një plan shumë të zgjuar sepse "punëtorët e Satanit shndërrohen
në punëtorë të drejtësisë" (2 Kor. 11:15). Pa kujdes njerëzit mendojnë që
predikuesit që flasin me fjalë të ëmbla dhe manifestojnë të ashtuquajtura shenja
janë nga Perëndia. Por, në realitet, ata janë punëtorë të Satanit. Ki kujdes për
shpirtin tënd!
3) Sepse shumica e shërimeve në ditët e sotme janë plotësisht
të rreme.
Përkundrazi, kur Jezusi shëronte njerëz, mrekullitë e Tij ishin krejtësisht të
vërtetueshme. P.sh., Ai shëroi memecët, të verbërit, të paralizuarit, lebrozët, të
demonizuarit, të vdekurit etj. Kur Ai bëri një mrekulli, asnjë person nuk e dyshoi. Po
në ditët e sotme? A shohim ne të njëjtat gjëra? Absolutisht jo!
Le të supozojmë që jemi në një mbledhje ku predikuesit kanë premtuar shërime
dhe shenja të mëdha. Çfarë mund të ndodhë? Janë disa shërime të rreme të
zakonshme të sotme. Tre shembuj janë të mjaftueshëm. Nr. 1: Ata zgjedhin një
person dhe thonë: "Ke një këmbë më të gjatë se tjetra". Personi është plotësisht i
habitur sepse deri në atë moment s'ka dije për një problem me këmbët e tij. Të
dyja këmbët duken njëlloj. Megjithëse ai ka ecur shumë mirë, predikuesit fillojnë
për t'u lutur që një këmbë të zgjatet. Më në fund, ata njoftojnë: "Tani, ai u shërua".
Kjo është e rreme! Le të shërojnë ata njerëz që janë të paralizuar si Jezusi bëri!
Nr. 2: Ata zgjedhin një person që ka një dhembje koke dhe luten që të shërohet. Ky
është vetëm një efekt psikologjik dhe jo më shumë. Edhe mjekët e dinë që një
person do të ndihet më mirë sepse pati ndihmë nga lutja ose nga një ilaç. Kjo
është arsyeja përse mjekët u japin të shtruarve me probleme kronike kokrra me
sheqer (jo ilaç). Kokrrat nuk do t'i shërojnë fare por do të japin një efekt psikologjik
dhe për një kohë ata do të mendojnë se janë më mirë. Nr. 3: Ata do t'i tregojnë atij:
“Sa e tmerrshme! Ke një tumor brenda teje”. Personi është i habitur sepse deri në
atë moment ai s'kishte dije. Por, duke u lutur për të, predikuesit do të thonë që "je
shëruar". Prapë, kjo është e rreme sepse asnjë gjë nuk ishte vërtetuar.
Në qoftë se ata kanë fuqi për të shëruar, përse nuk shkojnë në një spital ku janë
njerëz të sëmurë? Sepse ata nuk e kanë fuqinë e Perëndisë. Nganjëherë në një
mbledhje një person që është në të vërtetë i sëmurë, i verbër, ose i paralizuar do
të dalë përpara predikuesve që të shërohet. Megjithëse janë bërë shumë lutje dhe
thirrje për shërim, në fund nuk ndodh asgjë. Çfarë justifikimi këta predikues? Ata
normalisht i thonë të sëmurit: “Arsyeja që nuk shërohesh është që tek ti mungon
besimi”. Një justifikimi i zgjuar që fsheh të vërtetën që ata janë të rremë. Mos u
mashtro!
4) Sepse shumica e shenjave në ditën e sotme janë plotësisht
të rreme.
Për shembull, një fenomen që quhet 'bekimi i Torontos' është shumë i përhapur.
Duke u mbledhur në një takim njerëzit bien përtokë dhe fillojnë të qeshin,
normalisht pa vetëkontroll. Predikuesit thonë që kjo është një "shenjë e
Perëndisë" që ke marrë Frymën e Shenjtë. Ata thonë që "Bekimi është nga
Perëndia sepse njerëzit kanë më shumë dashuri për Perëndinë dhe Fjalën e Tij".
Por ky është një mashtrim sepse, së pari, Fjala e Perëndisë nuk thotë asnjë gjë
për një fenomen të tillë. Përkundrazi, në Fjalën e Perëndisë kur njerëzit kishin rënë
përtokë në praninë e Perëndisë ose të engjëjve ata kishin shumë frikë dhe nuk
thanë asnjë gjë (shih Zbu. 1:17). Në fakt, e vetmja udhë për të marrë Frymën e
Shenjtë është për t'u penduar nga mëkati dhe të besosh te Krishti. Së dyti, më
shumë dashuri për Perëndinë dhe Fjalën e Tij është e barabartë me më shumë
bindje ndaj Fjalës së Tij dhe shenjtëri personale. Fatkeqësisht, sa njerëz që kanë
rënë përtokë duke qeshur kanë vazhduar të vishen me 'minifunde', të shikojnë
programe të këqija (me dhunë, imoralitet) në televizor, të jetojnë për veteveten etj.?
E ashtuquajtura dashuri (vetëm nga buzët) pa shenjtëri është hipokrizi. Mos harro
që "... pa shenjtëri askush nuk ka për të parë Perëndinë". (Heb. 12:14).
Një tjetër shenjë e rremë është "e ashtuquajtura" gjuhë e panjohur. Shumë njerëz
dëshmojnë me shumë siguri që ata kanë folur në një gjuhë të panjohur, por kjo
nuk është fare e vërtetë. Pra, çfarë është një gjuhë e panjohur? Pika e parë është
që një gjuhë e panjohur, sipas Fjalës së Zotit, është një gjuhë e njohur botërore,
por e panjohur për folësin - "...Si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e
vet amtare?..." (Vep. 2:4-11). Më parë folësi nuk ka patur asnjë aftësi të flasë në
këtë gjuhë, por gjuha është e njohur në botë, vetëm e panjohur për folësin. Një
gjuhë e panjohur nuk është llomotitje, tinguj të rastit ose zhurma të parregullta. Kjo
është krejtësisht e nevojshme të kuptosh që të shmangesh ndonjë mashtrim. Në
qoftë se ti thua: “Unë flas në një gjuhë të panjohur”, por kjo gjuhë nuk është një
gjuhë botërore, ti mashtrohesh.
Pika e dytë është që nëse një person po flet në një gjuhë tjetër, ai do të jetë në
rregull me Fjalën e Zotit. Për shembull, ne lexojmë që: "Nëse ndonjë flet në gjuhë
tjetër, le të bëhet kjo nga dy a më të shumtën tre vetë njeri pas tjetrit, dhe një le të
interpretojë" (1 Kor. 14:27). Kuptimi është i qartë. Në bashkësi, Zoti thotë që vetëm
dy ose tre vetë kanë të drejtë për të folur në një gjuhë tjetër, jo më shumë. Edhe
ata persona duhet të flasin njëri pas tjetrit, jo njëkohësisht. Edhe Zoti ka thënë që
kur ndonjëri flet kështu, një tjetër duhet të interpretojë. Prandaj, nëse ti je në një
mbledhje ku më shumë se tre vetë po flasin me llomotitje, tinguj të rastit, ose
zhurma të parregullta (d.m.th., jo me një gjuhë botërore), ose ata po flasin
njëkohësisht, ose pa një interpretues, është e qartë që çfarë ne shohim është e
gabuar, në kundërshtim me Fjalën e Zotit dhe nuk është nga Zoti. Ti duhet të
largohesh menjëherë nga mbledhja!
Jezusi thotë që: "Jo çdo njeri që më thotë: 'Zot, Zot' do të hyjë në mbretërinë e
qiejve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell. Shumë do të
më thonë atë ditë: 'O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i
dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në
emrin tënd?' Dhe atëherë unë do t'u sqaroj atyre: 'Unë s'ju kam njohur kurrë:
largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi'" (Mat. 7:21-23). Sipas
Jezusit janë shumë njerëz të mashtruar që ndoshta kanë bërë të ashtuquajtura
shenja të mëdha, por në fund do të shkojnë në ferr! Në qoftë se ti ke parë ose ke
praktikuar gjëra që janë të rreme dhe janë në kundërshtim me Fjalën e Zotit,
atëherë, për shpirtin tënd, pendohu dhe kërko të vërtetën.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
SHENJA DHE MREKULLI TË RREME
nga George Sturm
Një gjë e madhe për të cilën Jezusi është i njohur ishte
fuqia e Tij për të bërë mrekulli. Ai shëroi të verbërit, të
paralizuarit, lebrozët, të demonizuarit, etj.. Edhe fuqia e
Tij ishte aq e madhe që Ai e ringjalli Llazarin. Pa tjetër
Krishti Jezus kishte fuqi për të bërë shenja të mëdha
dhe mrekulli. Por, a duhet të shikojmë gjëra të tilla sot
midis Krishterëve? Ne nuk dyshojmë fare që edhe sot
Perëndia ka fuqi për të shëruar njerëz sipas dëshirës së
Tij. Çfarë dyshojmë janë të ashtuquajtur njerëz fetarë që
premtojnë shërime ose përpiqen të bëjnë shenja të
mëdha. Përse?