A mund të thuash ti që prejardhja jote është nga një lloj majmuni? N.q.s. je si shumica e njerëzve, në zemrën tënde ti nuk e beson, por në shkollë ke mësuar evolucionin që thotë që njeriu e ka origjinën nga një lloj majmuni. Kush ka të drejtë?
Problemi qëndron këtu. Nën diktarturën komuniste ju ishit të detyruar të mësonit shumë gjëra, të cilat i kuptoni tani që nuk ishin të vërteta. Këto gjëra të rrema përfshijnë edhe disa gjëra shkencore të cilat nuk janë të vërteta fare! Për shembull, keni mësuar që origjina e gjithësisë është nga një shpërthim i rastit përpara miliardë vjetësh dhe prejardhja e njeriut është nga një lloj majmuni. Por këto të ashtuquajtura fakte nuk qëndrojnë sipas shkencës së vërtetë.
Tani ju keni mundësi për të dëgjuar të vërtetën nga pikëpamja shkencore. Me 3 leksione (shkencore e Biblike) për krijimin e botës e njeriut, do të mësoni shumë fakte shkencore e Biblike që kanë qenë fshehur për ju. Për shembull, do të mësoni pse shumë shkencëtarë në Perëndim nuk pranojnë teorinë e evolocionit si një të ashtuquajtur fakt i shkencës. Do të zbuloni që teorisë së evolucionit i mungon një bazë shkencore sepse ajo kundërshton ligjet e Matematikës e Fizikës. Në të vërtetë, ju do të mësoni edhe më shumë fakte.
Dr. George, një shkencëtar dhe doktor i matematikës nga një universitet në Sh.B.A., ka përgatitur tri leksione për temat e mëposhtme. Dr. George po banon në Pogradec me familjen e tij dhe për tre vjet ka qenë një pedagog në katedrën e Matematikës në Universitetin e Elbasanit.
Secili leksion (shfaqet me Powerpoint) do të jetë i kuptueshëm për të gjithë (mësues, prindër, nxënës, studentë dhe sidomos për ata që besojnë që prejardhja e tyre erdhi nga pemët e xhunglës!) Mund të bëni pyetje në fundin e secilit leksioni.
Leksioni 1 - Pse evolucionit nuk është shkencë: Gënjeshtra që keni dëgjuar & fakte që keni për të dëgjuar Leksioni 2 - Origjina e gjithësisë dhe e njeriut Leksioni 3 - Historia e botës & rëndësia e së vërtetës të krijimit për ditën e sotme
Nëse keni interes që këto leksione të jepen në kishën tuaj, kontaktoni Dr. George (Asambleja Biblike)
"Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën" (Zan. 1:1).