NANCY STURM

Shumë njerëz mendojnë se
“n.q.s. do të isha në Amerikë
unë do të isha e kënaqur"
,
ose
"n.q.s. do të kishim më
shumë para ose një shtëpi,
atëherë do të ishim të kënaqur”.
Kur isha 26 vjeç unë kisha gjithçka
që njerëzit dëshirojnë. Xhorxhi
kishte një punë të mirë me
shumë para. Ne kishim një
shtëpi të re me mobilje të reja,
një makinë të re dhe dy fëmijë të bukur, por jeta ime ishte bosh. Kisha një
boshllëk brenda shpirtit. Unë dëshiroja të njihja Zotin, por Ai ishte shumë larg prej
meje. Bibla thotë:
“Mëkatet tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe
Perëndisë tuaj”
dhe kjo ishte e vërtetë në jetën time. Unë kisha shumë mëkate në
jetën time, megjithëse shumë njerëz do të kishin menduar
“Nensi është një grua e
mirë”.
Në shtëpi ne kishim shumë grindje. Unë zemërohesha shpejt dhe
shpeshherë humbisja kontrollin me fëmijët, duke u bërtitur dhe duke i rrahur. Disa
herë Xhorxhi dhe unë ishim gati për ndarje. Kuptova që kisha nevojë për Zotin në
jetën time.

Kisha një shoqe që ishte e krishterë dhe shpeshhere përpiqej të fliste me
mua, por unë kisha krenari dhe pështjellim duke thënë:
“Mos u mërzit! Unë jam e
krishterë”.
Mendoja kështu sepse kisha dëgjuar për Krishtin dhe "besoja", por nuk
e kuptoja plotësisht kush Ai ishte dhe çfarë Ai kishte bërë për mua. Mendova se
shoqja ime i kishte humbur shpresat me mua. Më në fund ajo më dha një libër për
Jezusin. Dhe vërtet, unë kisha dyshime nëse isha e krishterë apo jo. Duke e
studiuar atë libër dhe Biblën kuptova për herën e parë se kush ishte Krishti. Ai
është vetë Perëndia që ka ardhur këtu për të vdekur për mëkatet e mia. Unë nuk e
mbaj mend datën, por mbaj mend ditën kur u shpëtova. Isha në kuzhinë duke
studiuar nga libri i profetit Isaia, kapitullin 53 dhe vargu 5 më preku shumë:
“Ai u
tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona”.
Me lot në sy
unë kuptova:
“Ai paska vdekur për mua!”. Ai është i gjallë dhe meriton gjithë
jetën tonë, por unë kisha jetuar për vetveten dhe jo për Perëndinë dhe ky ishte
mëkati më i madh në jetën time. Bibla thotë:
“Ju jeni të shpëtuar me anë të hirit
nëpërmjet besimit, jo nga veprat, që të mos mburret askush”.
Atë ditë unë besova
me gjithë zemër në Krishtin dhe i kërkova falje. I thashë:
“Zot, unë jam një
mëkatare, por Ti ke vdekur për mëkatet e mia. Tani unë dua të jetoj për ty. Eja në
jetën time”.

Jeta ime ka ndryshuar plotësisht. Dola nga terri në dritë. Tani kam 6 fëmijë
dhe jemi një familje shumë e lumtur. Unë kam lënë gjithçka në Amerikë dhe,
megjithëse jeta këtu është më e vështirë, kam një paqe dhe gëzim që vijnë vetëm
nga Zoti Jezus.
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Nancy me familjen e saj