ARBEN DINOSHI
Përshëndetje!
Quhem Arben Dinoshi. Jam nga
Pogradeci, i martuar dhe kam
dy fëmijë. Që nga Janari i vitit
1999 frekuentojmë familjarisht
Asamblenë Biblike në Pogradec.
Shumë nga miqtë, shokët madje
edhe të afërmit tanë na shikojnë
me habi (ndoshta ata mendojnë
se këta, nga myslimanë janë
kthyer ne te krishterë). Por unë
dëshmoj publikisht që në të vërtetë
jam kthyer nga terri në dritë, sepse kam njohur Zotin tim të vërtetë, Shpëtimtarin
tim Jezusin. Ky është një privilegj që unë nuk e kam patur më parë. Dhe kjo jo për
meritën time ("për të mirat e mia") që unë kam bërë por nga dashuria e Krishtit,
hiri i tij i pamasë që m'u shfaq edhe mua në jetën time.
Të gjithë ne mendojmë se jemi të mirë, jemi të drejtë por kjo nuk është e vërtetë
sepse në Fjalën e Perëndisë, në Bibël, shkruhet: "Nuk ka asnjeri të drejtë as edhe
një" (Rom. 3:10). Duke marrë pjesë në predikimet që organizonte vëlla George
Sturm në Asamblenë Biblike në Pogradec do të kuptoja më vonë që në atë fjalë
"as edhe një" bëja pjesë edhe unë, dhe se deri në atë moment unë e kisha bërë
Perëndinë gënjeshtar. Jo vetëm kaq por do të kuptoja që, pavarësisht nga
mendimet e mia, jeta ime ecte në mëkat, në kundërshtim me vullnetin e
Perëndisë. Më erdhi shumë turp për këtë dhe kuptova që kisha nevojë për
Krishtin, për atë person që derdhi gjakun për mua dhe pagoi njëherë e
përgjithmonë mëkatet e mia. Atëherë hapa zemrën dhe e pranova Atë në jetën
time. Jeta ime tani ka ndryshuar plotësisht sepse atë nuk e drejton më Beni por
Zoti Jesus që më deshi dhe dha veten e tij për mua.
Tani unë kam një jetë të re, një jetë në dritën e Krishtit, dhe jetojmë te lumtur
familjarisht.
Psalmi 34:8 - "Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë
tek ai".
AMEN!



Shkarko PDF
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.