



Duhet të braktisësh fenë e Kainit cilëndo nga format e të cilës po praktikon, edhe
po të të kenë mësuar gjatë gjithë jetës sate, edhe sikur të gjithë rreth teje po bëjnë
atë gjë. Edhe sikur ti të jesh ndryshe - i vetmi. çfarë është më e rëndësishme? A
mos mendon se është më e rëndësishme që njerëzit të të pranojnë dhe të
kënaqen me ty? Mos ji si farisenjtë te Gjoni 12:43 që "donin lëvdimin e njerëzve
më shumë se lëvdimin e Perëndisë". Eshtë më e rëndësishme që Zoti të të
pranojë dhe të kënaqet me ty, sepse Ai është i vetmi që mund ti falë mëkatet.
Lëre fenë e Kainit. Mos ki besim te veprat e tua të mira ose te veprimet e tua fetare.
Eshtë thjeshtë pa shpresë! Besoji lajmit të mirë të Perëndisë, Ungjillin: Jezu
Krishti vdiq për mëkatet e tua, Ai u varros, dhe u ringjall ditën e tretë. Ai vdiq në
vendin tënd, duke marrë ndëshkimin tënd, për mëkatet e tua. Ai u ngrit përsëri dhe
është një Shpëtimtar i gjallë që mund të të falë dhe të të japë jetë të përjetshme, të
të shpëtojë përgjithnjë në qoftë se do të vish te Perëndia me anë të Tij.
Ki besim vetëm te Jezu Krishti. Ai vdiq për mëkatet e tua, Ai është i vetmi që mund
të të shpëtojë. Nuk ka asnjë Ndërmjetës tjetër, askush tjetër nuk mund të vihet
midis teje dhe Perëndisë. Zoti Jezus është Qengji i Perëndisë, që flijoi vetveten
për të paguar për mëkatet e tua. Flijimi i Abelit ishte një veprim që ishte një lloj
pasqyre e asaj që Krishti do të bënte. Flijimi i Abelit ishte flijim besimi. Besimi
beson Fjalën e Perëndisë, dhe beson në flijimin që Zoti bëri, dhe ky flijim është
Zoti Jezu Krisht.
Cila fe është feja jote? E Kainit apo e Abelit? Si thotë feja jote "BEJ", "bëj këto", "bëj
atë, dhe do të shpëtohesh (ndoshta)" apo thotë "E BERE", "KA MBARUAR"? Mos
beso më në fenë apo në veprat e tua, ose ndryshe do të përfundosh i refuzuar si
Kaini. Unë të kërkoj që t'i lësh këto gjëra dhe të besosh plotësisht në Zotin Jezu
Krisht dhe te ajo që bëri Ai "një herë për të gjithë" mbi kryq për ty. Do të jesh me të
vërtetë, vërtetë i shpëtuar! Zoti do të t'i falë mëkatet dhe do të të japë jetë të
përjetshme tani në qoftë se ti pendohesh për to dhe vjen te Ai me anë të Jezu
Krishtit, Zëvendësit tënd. Thirre Atë për të të shpëtuar për shkak të asaj që Krishti
bëri për ty në kryq, beso në Të dhe Ai do të të shpëtojë tani. Do ta mbyll tani me një
hymn shumë të bukur - të lutem lexo dhe mendo për mesazhin e tij, dhe thërrit
Zotin Jezu Krisht që të të shpëtojë përgjithmonë.



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Çfarë duhet të bësh?
Kështu çfarë duhet të bësh nëse me të vërtetë dëshiron
të shpëtohesh? Mos ndiq gjërat fetare të njeriut dhe
doktrinat e vjetra të njeriut. Mos ndiq arsyen e njeriut.
Asnjë prej këtyre gjërave nuk të çon në jetën e
përjetshme. Kujto, "është një rrugë që duket e drejtë për
njeriun, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes"
(Fjalët e Urta 14:12). çdo gjë duket kaq në rregull por
është e gabuar.
HISTORIA E KAINIT DHE E ABELIT
nga Carl Knott
Për ta shpëtuar këtë shpirt fajtor s'është ajo që këto duar kanë bërë; Për të ma shëruar shpirtin s'është ajo që ky mish i sfilitur ka nxjerrë. S'është ajo që ndjej a bëj, që të më japë me Zotin qetësi; Gjithë lutjet, psherëtimat, lotet e mi s'ma heqin dot këtë barrë me fëlliqësi. Dashuria Jote për mua, O Perëndinë, jo e mija, O Zot, për Ty, Mund të më nxjerrë nga ky makth i errët dhe ta çojë frymën time në liri. Asnjë vepër, veç Tëndes, asnjë gjak i qelbur s'do ta bëjë, Asnjë fuqi, veç asaj që është hyjnore, në siguri s'mund të më mbajë. Veç vepra Jote, Shpëtimtari im, ma heq këtë peshë vdekjeje; Veç gjaku Yt, O Qengji i Perëndisë, më jep paqen brenda meje. (Horatius Bonar 1808-1889)
|