Njëra fe është feja e Kainit, dhe tjetra është feja e Abelit dhe ato gjenden te
Zanafilla 4:2-7. Zanafilla është libri i fillimeve, dhe këtu ne gjejmë fillimet e gjithë
feve botërore, te Kaini dhe Abeli. Feja e Kainit është fe e veprave, dhe ajo e Abelit
është besim në një flijim, një zëvendësim. Nuk ka të tjera. Ose beson si Kaini ose
si Abeli. Le të mendojmë për to, për secilin dhe le të shohim ti je si Kaini apo si
Abeli?
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Historia e Kainit
dhe e Abelit:
Shkarko PDF
HISTORIA E KAINIT DHE E ABELIT
nga Carl Knott

Sa fe mendon se ka sot në botë? A mund të bësh dot
listën e tyre? A i numëron dot të gjitha? Si mendon, sa
kohë do të të duhej? Sa e madhe do të ishte fleta e
letrës që do të të duhej për t'i shkruar të gjitha - të gjitha
fetë e botës?

A do të çuditeshe nëse do të të thoja se do të ishte gjë e
lehtë për tu bërë? Po, vërtet shumë e thjeshtë! Në të
vërtetë, në botë shikon se janë vetëm dy fe. Po flasim se
çfarë bën feja me problemin themelor të njeriut,
mëkatin, dhe për çështjen se si njeriu mund sigurojë
faljen dhe jetën e përjetshme. Me të vërtetë ka vetëm dy
fe. Megjithëse ka shumë emra fesh, dhe shumë
praktikime të ndryshme fetare, por janë vetëm dy fe
themelore.
Literaturë > Shpëtimi > Historia e Kainit dhe e Abelit