Biseda të tilla mund të dëgjosh çdo javë. Mijëra njerëz të sinqertë mendojnë se të
mbash 10 Urdhërimet të ndihmon të jesh person i mirë - mjaft i mirë për të shkuar
në parajsë. A je edhe ti një person i tillë? Këta njerëz mendojnë se ata që mbajnë
10 Urdhërat do të shkojnë në parajsë dhe ata që nuk i mbajnë do të shkojnë në
ferr. A kanë të drejtë?

Ata e ndajnë botën në dy grupe: Mbajtësit e Ligjit dhe Thyesit e Ligjit. Kjo është ajo
ku ata gabojnë, sepse në të vërtetë ka vetëm një grup: Thyesit e Ligjit.

A e dinit se asnjë nuk i mban në mënyrë të përkryer të 10 Urdhërimet? Është e
vërtetë, Zoti e dinte këtë dhe na tregoi për këtë në Bibël:

    ...Sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit
    (Romakëve 3:20).

Pse jo? Kjo është një pyetje e mirë. Le të përgjigjemi duke treguar se çfarë do të
të duhej të bëje për të shkuar në parajsë duke mbajtur 10 Urdhërimet. Lexoje këtë
pjesë me kujdes dhe mendo për të. Është e rëndësishme, veçanërisht në qoftë
se shpreson të arrish në parajsë me anë të 10 Urdhërimeve.

 Në radhë të parë, duhet të dish cilat janë 10 Urdhërimet. Nuk mund t'i mbash n.q.
s. nuk i njeh! Në qoftë se mendon se ato janë rruga për parajsë atëherë ndoshta i
di përmendsh. A nuk është kështu? Sigurisht që i di saktësisht cilët janë këto ligje
të rëndësishme. Shkruaji në vendin bosh të lënë posaçërisht për këtë punë:

    1.
    2.
    3.
    4.
    5.
    6.
    7.
    8.
    9.
    10


Si dole, mirë? A i shkruajte që të 10-ta? Është shumë e rëndësishme t'i kesh të
10-ta, sepse Perëndia thotë se n.q.s. thyen qoftë edhe një urdhërim, kjo të bën
Thyes të Ligjit në vend të një Mbajtësi të Ligjit (Jak. 2:10). A dëshiron t'i shohësh
për tu siguruar?

Në qoftë se ke nevojë t'i shohësh ku janë, jepi, bëje tani atë punë. Nuk besoj të të
marrë shumë kohë, sepse n.q.s. 10 Urdhërimet janë kaq të rëndësishme për ty,
do ta dish se ku t'i gjesh. Më mirë, shkruaj librin, kapitullin dhe vargjet ku gjenden
ato: .

A i shkruajte? N.q.s. jo, mos është nga që nuk je i sigurt ku gjenden apo e
harrove? Mund t'i gjesh te Eksodi, libri i dytë i Biblës, kapitulli 20, vargjet 1-17.

Në qoftë se nuk e di saktësisht cilat janë 10 Urdhërimet, dhe nuk e di se ku
gjenden, kjo është serioze. Është budallallëk të thuash se për të shkuar në
parajsë, varesh nga mbajtja e ligjeve që as nuk i di. Në qoftë se nuk mund t'i
shkruash pa ndihmë, apo edhe t'i gjesh në Bibël pa ndihmë atëherë nuk e fillove
shumë mirë, apo jo?

Por ndoshta je një njeri i sinqertë. Edhe në qoftë se themi se i ditke të 10
Urdhërimet, prapë ke një problem të dytë. Ky problem është se duhet t'i mbash që
të 10-të në mënyrë të përkryer, që nga lindja e deri në vdekje. Kjo është sfida e
vërtetë - dhe është shumë më e vështirë sesa veç
të njohësh cilat janë
Urdhërimet.

A mendon
në të vërtetë se i ke zbatuar të 10-të Urdhërimet gjatë gjithë jetës pa as
edhe një mëkat të vogël? Vazhdo lexo dhe do të shohësh se si po bën për
zbatimin e tyre.

1. ASNJË ZOT TJETËR. Perëndia duhet gjithmonë të jetë i pari në zemrën tënde. Ai
kërkon të vijë para çdo gjëje tjetër. A e ke vënë ndonjëherë familjen në fillim? Apo
punën tënde? Apo ndoshta pushimet? A ke qenë ndonjëherë më besnik ndaj
politikës, shokëve, gjumit ose shkollës sesa ndaj leximit të Biblës, lutjes, ose
ardhjes në takime në kishë? A ke bërë ndonjë gjë të tillë qoftë edhe një herë?
Ose, a ke dëshiruar ta bësh ndonjë gjë të tillë?

2. ASNJË PËRFYTYRIM TË GDHENDUR OSE STATUJA, MOS IU PËRUL ATYRE, AS
MOS I SHËRBE ATYRE.
A ke përdorur ndonjëherë ndonjë shëmbëlltyrë për të të
ndihmuar në adhurim? A je përulur ndonjëherë para statujave, i ke puthur, ose u
je lutur? Mos ndoshta ke ndonjë ikonë të vogël apo statujë në makinën tënde që të
të mbrojë. Mos ndoshta të bësh para apo të kesh gjëra të bukura është gjëja më e
rëndësishme e jetës sate? A je i pasur? Në qoftë se po, a heq dot dorë nga
pasuria për të qenë ndjekës i Jezusit?

3. MOS E PËRDOR EMRIN E ZOTIT KOT. Perëndia thotë se Ai nuk do t'i lejojë
njerëzit të betohen dhe të jenë të pafajshëm. Në qoftë se përdor emrin e
Perëndisë, Jezusit, ose Frymës së Shenjtë kur je i zemëruar ose ke pengesa,
atëherë je fajtor. A e ke bërë ndonjëherë? Qoftë edhe një herë? A e ke menduar
ndonjëherë edhe pa e thënë?

4. MOS PUNO DITËN E SHABATIT. Disa njerëz përpiqen t'i largohen këtij urdhri
duke thënë se ka qenë për Hebrenjtë, jo për të gjithë. Ishte për çifutët - sepse
gjithë ligji ishte për çifutët. Por nëse përpiqesh të zbatosh ligjin për të kënaqur
Zotin dhe të shkosh në parajsë, atëherë Bibla thotë se duhet ta zbatosh
të gjithë
ligjin. Lexo Galatasit 5:3,4. Nuk mund të marrësh pjesë të Ligjit dhe të harrosh
pjesën tjetër. Ligji shkon i gjithi së bashku. Atëherë, ke punuar ndonjëherë të
Shtunave? Ndoshta mendon se Shabati është e Diela për të Krishterët? Atëherë
ke punuar ndonjëherë të Dielave? A e ke përdorur ndonjëherë Shabatin për
ndonjë gjë tjetër veç pushimit dhe adhurimit? Qoftë edhe një herë?

5. BINDJU DHE NDERO PRINDËRIT. Zoti i kërkon gjithë fëmijëve të respektojnë dhe
t'i binden prindërve të tyre. Gjithmonë. Tani duhet të jesh i ndershëm dhe të më
thuash, a ke qenë fëmijë
i përkryer? A ke qenë i pabindur ndaj prindërve qoftë
edhe për një minutë? A i ke përqeshur ndonjëherë ata? A ke bërë 100% të asaj që
të kanë kërkuar të bësh? A ke bërë ndonjëherë fjalë me ta, apo je ankuar?

6. MOS BËJ VRASJE. Tani do të thuash, "E di që për këtë jam i pafajshëm!" Vërtet
je? Jezus tha se në qoftë se zemërohesh me vëllanë tënd pa arsye, kjo është
vrasje. Mendo për gjëra si të qenurit i dhunshëm, bërtitje, sharje, goditje me
sende, kërcënime ndaj njerëzve dhe grindje. Gjithë këto janë zemërime e urrejtje.
Gjithë këto janë fillimet e vrasjes. Edhe kur zemërohesh pa e shprehur, kjo është
një formë urrejtjeje dhe vrasje. Pastaj vjen akti i vërtetë i vrasjes së një njeriu - që
është vrasje, sigurisht. A ke qëndruar për të parë dikë në sherr, në vend që ta
ndihmosh? A ke menduar apo thënë ndonjëherë se aborti është i drejtë?

7. MOS BËJ TRADHTI BASHKËSHORTORE. Është shumë e rëndësishme për Zotin
që ne të jemi moralisht të pastër. A je veshur ndonjëherë në një mënyrë që tërheq
vëmendjen? A ke prekur ndonjë veç partnerit bashkëshortor? Qoftë edhe një
herë? A i ke parë ndonjëherë duke
menduar se si do të ishte po t'i prekje? Jezusi
tha se
shikimi dhe dëshira është imoralitet. Lexo Mateu 5:27-28. Tani mendo për
këtë: A ke parë ndonjëherë revista që kanë fotografi të njerëzve lakuriq? A ke lexuar
ndonjëherë libra për marrëdhëniet seksuale të njerëzve? A ke parë ndonjëherë
filma ose programe televizive me nudizëm ose gjëra të pista? Si ishin mendimet e
tua private mbas asaj? A nuk të ka bërë ajo të kesh më shumë mendime dhe
dëshira? A ke treguar ndonjëherë barcaleta për gjëra seksuale? A mos ndoshta je
martuar me një person që është divorcuar për arsye të gabuara? Lexo Mateu 5:32.
A e ke kundërshtuar ndonjëherë atë varg? Jezusi thotë se gjithë këto gjëra janë
tradhti bashkëshortore (imoralitet).

8. MOS VIDH. Të vjedhësh është të marrësh diçka që s'është jotja. Është
absolutisht e ndaluar ta bësh këtë. A e ke bërë këtë, qoftë edhe një herë? A ke
marrë ndonjëherë një laps ose një stilolaps nga vendi ku punon? A ke ardhur
ndonjëherë në punë vonë? A ke thënë ndonjëherë se ke punuar shumë orë,
ndërsa në fakt ke punuar më pak? A ke qenë gjithmonë 100% i ndershëm me
qeverinë për taksat? A ke rregulluar metër elektrik për të mos regjistruar
harxhimin? A ke vjedhur ëmbëlsirë nga një dyqan? A ke marrë ndonjëherë
përgjigjet e provimit nga ndonjë tjetër dhe i ke shkruar në fletën tënde? (Kjo nuk
është vetëm vjedhje por edhe gënjeshtër!)

9. MOS GËNJE. A thua gjithmonë të vërtetën, të gjithë të vërtetën, asgjë veç të
vërtetës? A ke treguar ndonjëherë histori për njerëz që nuk ishin komplet të
vërtetë? A i ke egzagjeruar apo ndryshuar ndonjëherë detalet e një historie? A ke
thënë se s'mund të shkoje në punë, shkollë, ose në një takim sepse ishe
sëmurë? Vërtet ke qenë aq i sëmurë sa të mos shkoje? A i thua gjithmonë të
vërtetën qeverisë për taksat apo gjëra të tilla? A ke gënjyer ndonjëherë për peshën
tendë? A ke gënjyer ndonjëherë për moshën? A ke thënë ndonjëherë diçka që
ishte gjysëm e vërtetë apo pjesërisht e vërtetë? Po qe ashtu, atëherë ka qenë
gjysëm ose pjesërisht e gënjeshtërt.

10. MOS LAKMO. Edhe Apostulli Pal e ka thyer këtë urdhër (Lexo Romakët 7:7-8).
A ke parë ndonjëherë ndonjë katalog ose fotografi me gjëra për tu shitur dhe ke
dëshiruar t'i kesh? A e ke patur ndonjë person zili, sepse ai ka patur para, gjëra të
bukura, ose punë të mirë ose popullaritet? A ke dëshiruar të jesh gruaja e një
burri tjetër ose burri i një gruaje tjetër? A ke menduar ndonjëherë për këto gjëra
qoftë edhe pak fare? A e shikon televizorin? Nëse po, a i dëshiron gjërat që ata
reklamojnë? A dëshiron ndonjëherë të kesh aftësinë muzikore që ka dikush
tjetër? A ke dëshiruar të kesh diçka që i përket dikujt tjetri? Qoftë edhe një herë? Si
është jeta jote e mendimeve?

Hë, si dole tani? A i ke zbatuar të 10-ta Urdhërimet gjatë gjithë jetës sate pa thyer
asnjë? Në qoftë se ke thyer qoftë edhe një atëherë nuk je i përkryer. Bibla thotë se
kush e zbaton gjithë ligjin, por dështon në një pikë, është fajtor. Lexo Jakobi 2:10.
Ky është problemi i tretë më i madh i Ligjit. E para, duhet ta njohësh Ligjin me
qëllim që ta zbatosh. E dyta, duhet t'i zbatosh gjatë gjithë jetës, nga lindja në
vdekje. E treta, duhet të jesh i përkryer të zbatimin e tyre. Në qoftë se dështon qoftë
edhe një herë të vetme atëherë je fajtor - je Thyes i Ligjit. Po, Zoti ka kërkesa të
larta. Kjo është sepse Ai është "i shenjtë, i shenjtë, i shenjtë," siç thonë engjëjt.

Ç'do të thotë e gjitha kjo për ty? S'mund ta besosh se Zoti do të të çojë në ferr.
Sidoqoftë duhet ta pranosh se të zbatosh 10 Urdhërimet është ide pa shpresë.
Kushdo që thyen Ligjin, mëkaton, dhe mëkatarët shkojnë në ferr si dënim. Prandaj
cila është përgjigjja? Ka një shpresë. Perëndia ka siguruar një rrugë që mos të të
çojë në ferr. Ai ka siguruar diçka më të mirë se të zbatosh 10 Urdhërimet. A e di se
ç'është kjo?

Është Ungjilli. Ungjilli është lajmi i mirë për mëkatarët - për Thyesit e Ligjit. Lajmi i
mirë është se Jezu Krishti vdiq në vendin tënd. Ezekieli 18:4 thotë, "Shpirti që
mëkaton do të vdesë." Ky është dënimi për mëkatin. Meqë je mëkatar, një thyes i
Ligjit, ti i ke borxh Zotit atë dënim. Ti meriton të vdesësh. Lexo Romakët 1:32. Kur
Jezu Krishti vdiq, Ai pagoi dënimin e Ligjit që t'i i ke borxh Zotit për mëkatet e tua.
Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, ofroi trupin e Tij si "një flijim për mëkatet
përgjithmonë" (Hebrenjtë 10:12). Ai e bëri sepse Ai të do, dhe nuk do që ti të
paguash për mëkatet e tua. Ai u ringjall dhe jeton në qiell tani. Jezusi është gati
dhe në gjendje të shpëtojë të gjithë ata që besojnë në Të. Në momentin që ti do të
besosh se Ai vdiq si Zëvendësues për ty, që do ti besosh Atij të të falë, që do t'ia
nënshtrosh jetën tënde Atij si Zotin e Shpëtimtarin tënd, diçka e mrekullueshme
do të ndodhë. Ai do të të falë plotësisht dhe do të të japë jetën e përjetshme. Sado
herë ta kesh thyer Ligjin, sado mëkate që të kesh bërë, Jezusi fal. Ai fal mëkatet e
të kaluarës, mëkatet e tanishme, dhe madje mëkatet e të ardhmes që në
momentin kur ti beson Ungjillin dhe i beson Atij të jetë Zoti dhe Shpëtimtari yt.
Atëherë do të jesh në gjendje të thuash "Krishti na ka shpenguar nga mallkimi i
ligjit" (Galatasit 3:13).

A e kupton këtë lajm të mrekullueshëm? Lajm i mirë! Nuk ke pse të përpiqesh të
shkosh në parajsë duke u përpjekur të zbatosh 10 Urdhërimet. Nuk ke pse të
përpiqesh të bësh më të mirat që mundesh që Zoti të të pranojë. Zoti të thotë të
ndalosh
përpjekjet për të shkuar në Parajsë dhe të fillosh t'i besosh Atij për të
shkuar atje. Besoji Zotit Jezu Krisht si Atij që pagoi për të gjitha herët kur ti theve
Ligjin e Perëndisë. Ligji vetëm të dënon sepse ti s'mund ta zbatosh. Por Jezusi do
të të shpëtojë sepse Ai pagoi për mëkatet e tua kur vdiq mbi kryq. Besoji Atij në
vend që t'i besosh veprave të mira. Atëherë Ai do të të japë një jetë të re. Ajo do të
vijë nga Fryma i Tij që do të jetojë brenda teje që nga ai moment.

Atëherë do të kesh një fuqi të re për të jetuar siç duhet. Kjo fuqi do të vijë nga
Fryma i Zotit që do të jetojë në ty. Ai do të bëjë të mundur për ty, ta kënaqesh Zotin
siç nuk ka bërë asnjëherë. Rezultati do të jetë se ti do të bësh të mira. Nuk do ta
bësh për tu përpjekur të shkosh në parajsë. Përkundrazi, do ta bësh sepse je
lindur përsëri, dhe do të shkosh në parajsë! Kjo është fare ndryshe.

Ligji është i përkryer, por nuk të jep fuqi ta zbatosh. Ai vetëm të dënon si mëkatar.
Por kjo është mirë. Është mirë të dënohesh si mëkatar sepse atëherë do të të
duhet ta pranosh se ke nevojë për një Shpëtimtar. Dhe mund të gjesh Shpëtimtar
vetëm te Zoti Jezu Krisht. Kështu n.q.s. Ligji të dënon dhe të bën të kthehesh te
Jezusi për shpëtim - kjo është e mrekullueshme! Besoji Jezusit për të paguar
dënimin tënd të mëkatit dhe të të çlirojë nga Ligji.

Mundësia tjetër është - përpiqu të punosh për shpëtimin tënd duke bërë mirë...
duke zbatuar Ligjin në mënyrë të përkryer...që është e pamundur. Sigurisht ti s'do
ta bësh atë gabim!


    Vrapo, puno, Ligji urdhëron,
    Por s'të jep as këmbë as dorë,
    Por lajm më t'mirë Ungjilli sjell,
    Të bën të fluturosh, krahë të jep!



A je i lodhur së përpjekuri për të fluturuar pa krahë? Atëherë ktheje jetën tënde mbi
Jezu Krishtin sot - beso në Të. Atëherë mund të fluturosh në parajsë!
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Të shkosh në parajsë
duke mbajtur
10 urdhërimet:
Shkarko PDF
TË SHKOSH NË PARAJSË
DUKE MBAJTUR DHJETË URDHËRIMET?
nga Carl Knott

E pyeta gruan, "A do të shkosh në parajsë nëse vdes
sot?"

Ajo u përgjigj, "Ashtu mendoj."

E pyeta, "Por, a je
e sigurt?"

Ajo përgjigj, "Ashtu
mendoj."

Unë vazhdova, "Pse mendon ashtu?"

Ajo qeshi dhe tha, "Si ta them, jam njeri shumë i mirë.
Sigurisht nuk jam e përkryer. Por askush nuk është i
përkryer. Të paktën nuk jam kriminele - nuk vras, as
nuk vjedh, as nuk bëj tradhti bashkëshortore siç bëjnë
ca. Përpiqem të bëj sa mundem - e kupton ç'dua të
them? Përpiqem të mbaj 10 Urdhërimet siç thotë Bibla".
Literaturë > Shpëtimi > Të shkosh në parajsë duke mbajtur 10 urdhërimet?