




Çdo të shtunë paradite në orën dhjetë deri në 11:30, dyert e Asamblesë Biblike
janë të hapura për të gjithë fëmijët e moshës 5-12 vjeç. Gjatë kësaj kohe fëmijët
mund të marrin pjesë në aktivitete të tilla si të dëgjojnë tregime nga Bibla, të
këndojnë këngë, të luajnë, të mësojnë përmendsh vargje nga Bibla, të hanë
ëmbëlsira dhe të bëjnë punëdore.
Gjatë muajve të kaluar theksi kryesor i këtyre takimeve ka qenë “Jeta e Krishtit”.
Fëmijët po marrin një njohje biblike se kush është Jezus Krishti dhe se si të
vendosin besimin në Të. Duke filluar me historinë e lindjes së Tij, fëmijët mësuan
se Jezusi është Perëndi si dhe aspektet e Trinisë. Ata gjithashtu mësuan se ai
ishte pa mëkat, se Ai mund të kryente mrekulli që askush tjetër nuk mund t'i kryejë.
Ai është i vetmi që mund të vdesë në kryq për mëkatet tona. Çdo javë fëmijët
kujtohen për nevojën që kanë për Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre
vetjak dhe sfidohen që të vendosin besimin e tyre në Të. Shumë nga fëmijët që
vijnë në këto takime nuk e kanë rrëfyer akoma besimin në Krishtin.
Nëse keni ndonjë pyetje a koment mbi aktivitetet e fëmijëve dhe adoleshentëve të
Asamblesë Biblike, ju luteni kontaktoni lirshëm me Sarah Sturm në e-postën
sjsturm1@aol.com



Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
"I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë" (Llu. 18:16)
|