Your browser doesn't support media player plugin

Shërbesa me fëmijët

Asambleja Biblike zhvillon takime çdo të shtunë, në orën 10, dhe janë të ftuar të gjithë fëmijët nga mosha 5 deri 12 vjeç. Atje ata do të kenë privilegjin për t’u marrë me shumë aktivitete të ndryshme si: të zbulojnë të vërtetat e mrekullueshme të Biblës, të mësojnë përmendsh vargje nga Bibla, të mësojnë këngë të reja, të merren me punë dore të ndryshme, të luajnë lojëra nga më të ndryshmet si edhe shumë aktivitete të tjera interesante.

Qëllimi kryesor i këtyre takimeve është që fëmijët të kuptojnë se edhe ata kanë nevojë për shpëtimin në Jezu Krishtin, që t’i besojnë Atij dhe ta pranojnë Atë si Shpëtimtarin e tyre.

Ne jemi të sigurt se fëmijët që do të jenë të pranishëm do t’i shijojnë me të vërtetë këto takime të veçanta, prandaj thirrja tonë për prindërit është: “I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë” (JEZUSI, Luka 18:16).

Ejani te Asambleja Biblike, e cila ndodhet mbrapa Qendrës KAPRI. Prindërit e interesuar mund të kontaktojnë me Morenën në e-postën: morenamokrari@hotmail.com

Bekimet e Perëndisë qofshin mbi ju!


SHËRBESA ME FËMIJËT

Shkarkimet