![]() |
|
Radio Logos është një shërbesë e Asamblesë Biblike në Pogradec. Kjo shërbesë e mrekullueshme filloi në vitin 2006 dhe që prej asaj kohe kaqenë një bekim për shumë njerëz, jo vetëm në zonën e Pogradecit, por edhe për fshatrat përreth si dhe në Maqedoni. Dëgjuesit e Radio Logosjanë të shumtë: shqiptarë, maqedonas, romë, të krishterë, ortodoksë, myslimanë, të moshuar, studentë, të rinj, fëmijë, shoferë taksie, shitës dhe amvisa. Prandaj edhe programet e radios drejtohen për t’iu ardhur në ndihmë këtyre dëgjuesve.Disa nga programet tona janë:
Radio Logos ka një larmi të gjerë të një muzike të mirë që përfshin:
Synimet e Radio Logos janë: Të bëjë një investim frymëror në jetët e dëgjuesve të saj Predikuesit 11:1 thotë: “Hidh bukën tënde mbi ujërat, sepse pas shumë kohe do ta gjesh përsëri”. Përhapja e Fjalës së Perëndisë nëpërmjet radios së krishterë është një një investim i mençur dhe i sigurt, sepse Perëndia premton që Fjala e Tij është aktive dhe e gjallë dhe si rrjedhim nuk do të kthehet bosh. Tashmë njerëz kanë hyrë në një marrëdhënie personale me Jezu Krishtin si rezultat i dëgjimit të Fjalës përmes Radio Logos. Radio Logos po bën një investim jo vetëm për shpirtrat e humbur, por edhe për ata të shpëtuar që kanë nevojë për rritje frymërore dhe inkurajim. Të nxitë PËRDITË Hebrenjve 3:13 thotë: “Por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: “Sot,” që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit”. A ka mënyrë më të mirë për të nxitur PËRDITË sesa përmes radios? Sa shumë jetë janë nxitur a inkurajuar nga një varg a predikim apo një këngë që kanë dëgjuar në radio pikërisht në kohën e duhur. Të mbjellë Fjalën 2 Timoteut 4:2 thotë: “Prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë”. Radio Logos është me kohë e pa kohë për dëgjuesit e saj, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë për të mbjellur farën e mirë të Fjalës së Perëndisë dhe për të ujitur farën e mbjellë. Mësime të mira dhe doktrina e shëndoshë janë një pjesë kryesore e Radio Logos. Të tregojë dashuri për dëgjuesit dhe t’i ndërtojë ata 1 Korintasve 13 flet për punën ndërtuese të dashurisë. Radio Logos përpiqet të tregojë dashuri dhe interesim për dëgjuesit e saj përmes lutjes dhe fjalëve inkurajuese. Ajo është një radio që i ngre njerëzit frymërisht dhe i ndërton ata. Dëgjuesit ftohen të kontaktojnë me besimtarët të cilët mund t’i ndihmojnë ata për nevojat frymërore. Gjithashtu ofrohet falas literaturë e krishterë duke përfshirë kurset biblike Emaus për ata që janë të interesuar të studiojnë Biblën. T’u bëjë mirë atyre që janë në familjen e besimit Admiruesit më të mëdhenj të Radio Logos janë besimtarët përreth zonës. Radio Logos i nxit besimtarët e zonës që të përfshihen me një nga punët e radios siç është leximi i pjesëve nga Bibla, leximi i librave apo artikujve të krishterë, të ndihmojnë në një program për fëmijët, të bëjnë një program “live”, të bëjnë intervista, të japin dëshmi dhe madje të regjistrojnë muzikën e tyre. Kjo ndihmon edhe në unitetin e besimtarëve. Çfarë po thonë dëgjuesit për Radio Logos:
Qëllimet e ardhme të Radio Logos: Radio Logos aktualisht mbulon një zonë mjaft të gjerë gjeografike duke përfshirë Pogradecin dhe Librazhdin. Ne kemi tre frekuenca transmetuese FM 24/7 nga tre vende të ndryshme strategjike. Qëllimi ynë është të zgjerojmë mbulimin e zonës në një zonë më të gjerë gjeografike.Lutja e Radio Logos është ajo e Jabetsit në 1 e Kronikave 4:10: “Oh, sikur të më bekoje dhe të zgjeroje territorin tim dhe që dora jote të ishte me mua”. |
