pharaoh Zbulim: Qytet i lashtë egjiptian i kohëve biblike

Egjipti thotë se një qyet i lashtë prej 3.500 viteve më parë – në majën e skllavërimit të popullit jude atje – është zbuluar nga një radar. Lajmërimi u bë nga Ministria Egjiptiane e Kulturës.

BBC raporton se arkeologë austriakë përdorën imazhe radari për të gjetur përvijimet e nëndheshme të qytetit, që gjendet në zonën me popullsi të dendur tani të Deltës së Nilit.

Qyteti besohet se është Avarisi, kryeqyteti veror i njerëzve Hyksos, pushtues të huaj që sunduan Egjiptin për rreth një shekull, duke filluar rreth mesit të shekullit të 17-të p.e.s. Ishtë gjatë asaj kohe që Bijtë e Izraelit filluan qëndrimin e tyre në Egjipt, që vazhdoi më vonë me një «mbret të ri, që nuk e kishte njohur Jozefin» (Eksodi 1:8), me skllavërimin dhe, më vonë, me Eksodin e mrekullueshëm.

Imazhet e radarit tregojnë përvijimet e rrugëve dhe shtëpive poshtë atij vendi që sot gjenden fusha të gjelbëruara bujqësore dhe qytete moderne.

«Qëllimi i studimit gjeofizik», tha kreu i grupit të arkeologëve austriakë Irene Mueller, «ishte të identifikohej madhësia e qytetit të lashtë…. Ky mision identifikoi gjithashtu një nga kontribuesit e lumit Nil që kalonte përmes qytetit, si edhe dy ishuj».

http://www.israelnationalnews.com/News/News.aspx/138198

leftbehindbrendapeterson Unë dua që të lihem mbrapa: Të gjesh rrëmbim [magjepse] këtu mbi tokë [Fragment nga vlerësim i librit]

Shtëpia botuese komenton: «Në kujtimet e çuditshme të Brenda Petersonit, fondamentalizmi has ekologjinë e thellë. Fëmijëria e autorit në Sierran e lartë me vargmalet e saj me pyje e çuan të përqafonte tërë botën natyrore, ndërsa të afërmit e saj baptistë jugorë u përgatitën me padurim dhe me vrull për ta lënë këtë botë. Petersoni i mbijetoi pyetjeve të egra që kërkonin një kthim total te Shkrimet si edhe një drekë të pakëndshme me pyetje (A do t’i marrë Rrëmbimi macet, gjithashtu?) vetëm për të gjetur se mbrojtësit e mjedisit me profeci të shkatërrimit përfundimtar mund të jenë gjithashtu besimtarë të kohëve të fundit. Petersoni pikturon një portret aq të gëzueshëm, aq të dashur të çdo bote, që lexuesi, gjithashtu, mund të dojë që të lihet mbrapa».

http://www.amazon.com/Want-Be-Left-Behind-Finding/dp/0306818043/ref=sr_1_1?ie=UTF8&s=books&qid=1279003655&sr=8-1

[THEB: «Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç’do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është ai. Dhe kushdo që e ka këtë shpresë në të, le ta pastrojë veten, siç është i pastër ai» (1 Gjonit 3:2-3)].

Nga Publishers Weekly: Biseda e rrëmbimit – ngjitja në qiell e të krishterëve të vërtetë përpara fundit të botës – e mbërthen [Brenda] Petersonin (Duck dhe Cover) dhe ajo e trajton këtë bashkëbisedim me delikatesë, humor, mërzitje dhe, nganjëherë, me respekt zemërngushtë, në këtë kujtim që flet për rritjen e saj midis baptistëve jugorë dhe që nuk përshtatet mjaft. Historia e Petersonit tregohet përmes asaj që është në të vërtetë një seri skicash në libër, të lidhura bashkë me dy tema, besimi dhe mjedisi. Ajo e kthen shikimin mbrapa te fëmijëria e saj, te kolegji dhe më pas te mosha madhore, duke ndaluar këtu dhe atje, duke zgjedhur skena nga jeta e saj që tregojnë përse ajo e gjen jashtë Perëndinë dhe përse familja e mbërthyer nga tema e rrëmbimit dhe komuniteti i rinisë së saj e humbin shpejt tërheqjen e tyre. Dashuria e saj për këtë botë dhe gjithçka në të është shumë herë më e madhe se çdo premtim shpëtimi përveç tij dhe mbi të.

[THEB: «Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të, sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota. Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë» (1 Gjonit 2:15-17)].

[THEB: Është duke u promovuar një mënyrë e re e ungjillëzimit që e minimizon Shkrimin e Shenjtë dhe që në vend të tij mbështet mbi atë që është quajtur «Gojari»].

«Zoti është duke bërë gjëra të mahnitshme përmes Lëvizjes Gojari (Orality Movement). Në fakt, ‘gojari’ është lëvizja me rritjen më të shpejtë në ungjillëzim dhe është duke ndryshuar fasadën e misioneve në botë. Lëvizjet me riprodhimin më të shpejtë për mbjelljen e kishave janë midis kulturave gojore në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Një numër në rritje e kishave dhe shërbesave në Amerikën e Veriut janë duke e kuptuar gjithashtu nevojën dhe vlerën e ‘tregimit’ si dhe metodave të tjera gojore për të arritur dhe bërë dishepuj midis nxënësve dytësorë dhe atyre me preferenca gojore».

(http://www.christiannewswire.com/news/7402314260.html).

THEB: «Fenomeni gojari» do të thotë të përdorësh çdo mënyrë tjetër përveç asaj të shkruar për të komunikuar Ungjillin e Perëndisë.

Promovimi i «gojarisë» nga kjo shërbesë mohon parimin e parë në vetë deklaratën e tyre të besimit: LWI (Living Water International at Houston Baptist University) Deklarata e Besimit: Unë besoj se Bibla është Fjala autoritare e frymëzuar, e vetmja e pagabueshme e Perëndisë» (2 Timoteut 3:15-17).

«Është shkruar» e hasim 93 herë në versionin KJV. Fjala e Perëndisë zbriti te profetët dhe apostujt të cilët shkruan dorëshkrimet origjinale: «Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë».

Megjithatë, kjo e «folur» nuk ishte standardi, pasi këto fjalë u shkruan menjëherë (Habakuku 2:2; Zbulesa 21:5 etj), dhe jo që «u ruajtën» përmes traditës gojore, që në mënyrë të qartë i nënshtrohet më shumë gabimit. Integriteti i ungjillit nuk mund të mbështetet thjesht në «tregimin» e Biblës.

Konsideroni rëndësinë që Fjala e Perëndisë vendos mbi leximin e Fjalës së shkruar: «Atëherë Baruku lexoi nga libri fjalët e Jeremias në veshët e tërë popullit, në shtëpinë e Zotit…. Ata i thanë: ‘Ulu dhe lexoje para nesh’. Dhe Baruku e lexoi në veshët e tyre» (Jeremia 36:10, 15).

«Ata lexonin në librin e ligjit të Perëndisë në mënyrë të qartë, duke shpjeguar domethënien e tij, me qëllim që të kuptonin atë që lexohej» (Nehemia 8:8).

Zoti Jezus e citoi shpesh fjalën e shkruar të Perëndisë dhe i qortoi dëgjuesit e Tij për mungesën që kishin për të njëjtën gjë: «A nuk keni lexuar vallë se ç’bëri Davidi [...] nuk keni lexuar në ligj…?» (Mateu 12:3, 5); «A nuk e keni lexuar ç’ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë…» (Mateu 22:31); «Por ai u tha atyre: ‘A nuk keni lexuar vallë ç’bëri Davidi…’» (Marku 2:25); «Po a nuk e keni lexuar këtë shkrim: ‘Guri, që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri i qoshes’» (Marku 12:10).

Pa një dokument të shkruar të përkufizuar, të besueshëm dhe pa gabime, ne nuk do ta dinim kurrë me siguri se çfarë tha Perëndia. Jezusi, duke qenë Perëndia i mishëruar, i citoi shkrimet dhe tregoi fuqinë e fjalës së Tij të shkruar në betejën frymërore kundër Satanit. Kur u provua në shkretëtirë, ai e qortoi Satanin tre herë duke e filluar fjalën me «Është shkruar…».

Gjoni bëri një përmbledhje të asaj që ai kishte mësuar nga Zoti Jezus: «Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë».

«Sepse në qoftë se ju do t’i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua» (Gjoni 5:46). Shumë veta besojnë në një formë të doktrinave ose në një parti, të cilët nuk hyjnë më shumë drejt kuptimit të vërtetë të atyre doktrinave, apo në pikëpamjet e njerëzve emrat e të cilëve ata mbajnë, siç bënë judenjtë me ato që tha Moisiu. Le t’i hetojmë Shkrimet dhe të lutemi ndërsa e bëjmë këtë, me synimin për të gjetur jetën e përjetshme; le të shohim se si Krishti është tema madhore e tyre dhe t’i drejtohemi përditë atij për jetën që ai jep.

–Matthew Henry (Pastor presbiterian dhe komentues i Shkrimit)

Darvini takon Oruellin [Fragment]

nga Cornelius Hunter

Prishja e shkencës nga evolucioni në përgjithësi dhe procesi i vlerësimit shkencor në veçanti, vazhdon të arrijë lartësi të reja. Konsideroni një dokument të fundit të shkruar nga një evolucionist në një revistë kryesore rreth, mbi të gjitha gjërat, sistemit penal të drejtësisë. Pikërisht, tani evolucionistë dëshirojnë të rimodelojnë procedurat e dënimit sipas besimeve të tyre rreth origjinës. Është një histori tjetër «duhet të qeshim apo të qajmë», pasi argumentimi themelor është aq banal, ndërsa rekomandimet janë aq të frikshme, që dyshoj se madje dhe George Orwell mund ta ketë parashikuar këtë.

Sipas evolucionistit Andrew Cashmore, ne nuk kemi aspak vullnet të lirë dhe prandaj individët nuk duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre. Çfarë ne bëjmë është thjesht pasojë e gjeneve tona (çelësi për modelimin tonë harduerik sipas evolucionistëve), e mjedisit tonë dhe e lëvizjeve të rastësishme të përfshira që janë konsideruar të rëndësishme që nga koha e Lukretiusit.

Dhe duke qenë se nuk kemi asnjë zgjedhje për të tre këta faktorë, si rrjedhim ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për veprimet tona. Ju menduat se zgjodhët që ta lexonit këtë artikull, por kjo ishte thjesht një iluzion.

Dhe si është Cashmore kaq i sigurt që ne nuk kemi aspak vullnet të lirë, pavarësisht nga rryma e vazhdueshme e vendimeve qartësisht të lira që të gjithë ne bëjmë vazhdimisht? Me siguri unë kam menduar që isha duke zgjedhur midis çokollatës dhe vaniljes. Pra, përse është vullneti i lirë kaq i dukshëm për njerëzit, nëse ai nuk ekziston? Sepse, sigurisht, iluzioni evoluoi përmes seleksionimit. Siç na raporton edhe dokumenti shkencor, gjithçka është një iluzion evolucionar:

«Kur diskutojmë vullnetin e lirë, Susan Blackmore ka treguar se “shumë shkencëtarë besojnë se faktorët e rastësishëm realë janë të gjitha ato neurone bashkëvepruese që bëjnë shumë gjëra, duke përfshirë krijimin e një ndjenje të vetes dhe një ndjenje të vullnetit të lirë – ku që të dyja janë iluzione”. Ajo vazhdon të thotë: “Unë mendoj që është natyra ajo që e ka bërë këtë lojë të madhe me ne”».

http://darwins-god.blogspot.com/2010/06/darwin-meets-orwell.html

Shkrimet e Shenjta janë Fjala hyjnisht e frymëzuar e Perëndisë dhe prandaj duhet t’i besojmë plotësisht, t’i respektojmë së tepërmi dhe t’i bindemi saktësisht. Duke qenë se besimi vjen nga dëgjimi i Fjalës së Perëndisë dhe që i drejti rron me anë të besimit, ne duhet të kujtojmë shpesh që baza e jetës së krishterë është një përsiatje e vazhdueshme [mbi Biblën] dhe një pranim i thjeshtë i gjithçkaje që ka për të na thënë Bibla. Por ashtu si vepra e Krishtit në mish për shpengimin ishte veçse përgatitore për brendabanimin e Tij të ardhshëm në ne përmes Frymës, po kështu doktrinat e shkruara të Shkrimit janë veçse një qëllim për të gjtihë atë mësim të brendshëm dhe veprim të fuqishëm të Frymës së Krishtit benda nesh. Ashtu siç duhet të ruhemi se mos e lëmë pas dore Fjalën e Perëndisë, po kështu duhet të ruhemi se mos qëndrojmë thjesht në shkronjën pa pritur përmes Frymës së Shenjtë që banon brenda nesh një përvojë reale dhe të gjallë për gjithçka që Shkrimi i ofron besimit tonë. Asgjë e dashurisë, jetës apo mirësisë hyjnore nuk mund të lindë apo të ketë vend në ne, veçse përmes frymëzimit dhe fuqisë së Frymës së Shenjtë në zemrat tona. Prandaj ata që imagjinojnë se këto virtyte mund të merren duke studiuar shkronjën e ungjijve dhe të letrave janë nën të njëjtin mashtrim si ata judenj që Krishti tha nuk shkojnë tek Ai, sepse ata menduan se jeta e përjetshme ishte vetëm në dhe përmes Shkrimeve të Dhiatës së Vjetër.

William Law, "Fuqia e Frymës"

Rrugët e proveniencës së Perëndisë na çojnë drejt thirrjes dhe punësisë që është caktuar për ne në këtë botë. Të kesh një punësi të ndershme, të ligjshme ku nuk e çnderon Perëndinë nuk duhet të shihet si një mëshirë e vogël. Nëse puna i përshtatet edhe forcës dhe aftësive të tua gjeniale, atëherë kemi të bëjmë me një mëshirë të dyfishtë. Nëse ju mundoheni më pak se të tjerët dhe keni më shumë kohë për ushtrime qiellore, atribuoja këtë përfitim kujdesit të veçantë të proveniencës për ty. Sa çuditërisht kanë ndodhur gjërat nga provenienca! Davidi ndoqi delet dhe ka shumë gjasa që nuk shkoi aq larg me mendimet e tij për gjëra më të larta, por Perëndia e bëri atë bariun mbretëror. Disa kanë punë, por jo forcë të mjaftueshme. Të tjerë kanë forcë, por nuk kanë punësi. Nëse Perëndia e bekon punën tuaj dhe të jep ty dhe të tuve mbështetjen dhe komoditetin e nevojshëm në botë, kjo është një provenience e zgjedhur dhe duhet të vlerësohet me çdo falënderim. Nëse mezi e gjen veten në atë situatë ku nuk mund të sigurosh nevojat e jetës, mendo për këtë: edhe pse ti ke një pjesë të vogël të botës, nëse je i perëndishëm, ai ka premtuar që nuk do të të braktisë kurrë (Heb. 13:5). Provenienca ka caktuar kushtet që janë vërtet më të mirat për të mirën tënde të përjetshme. Nëse do të kishte më shumë nga bota, ju mund të mos ishit në gjendje për ta administruar atë për të mirën tuaj. Ne jemi udhëzuar që të jemi të kënaqur me ushqim dhe veshje dhe e pakta e të drejtit është më mirë se bollëku i shumë të pabesëve (Psa. 37:16). Nëse provenienca të ka rregulluar aq sa jo vetëm e ha bukën tënde, por ke edhe mjaft për vepra mëshirë për të tjerët, dhe e gjithë kjo ka ndodhur në një mënyrë që nuk e prisje, bëj që Perëndia të nderohet me këtë proveniencë. Mbaj mend se suksesi i thirrjeve dhe punëve të tua tokësorë është për shkak të bekimit hyjnor dhe jo vetëm në saj të zellit njerëzor. Ji mjaft i kënaqur në vendin dhe punën ku je i vendosur. Perëndia është i urtë dhe kërkon të mirën tënde të përjetshme.

John Flavel, Vepra, IV:387-391

Përgjigjja ndaj parimeve

Unë mund të mos jem më i varur ndaj impulseve të bukura për të më çuar para Zotit. Unë duhet më tepër t’u përgjigjem parimeve që i di se janë të drejta, pavarësisht nëse i ndiej ato të këndshme apo jo.

–Jim Elliot (misionar i krishterë ungjillor në Ekuador që, bashkë me katër të tjerë, u vranë ndërsa përpiqej të ungjillëzonte njerëzit Uaodani me anë të përpjekjeve që njihen si Operacioni Auka).

b04202 [Në] Jeremia 31, profeti thotë këto fjalë (Vargu 35):

Kështu thotë ZOTI, që ka dhënë diellin për dritën e ditës dhe i ka dhënë ligje hënës dhe yjeve për dritën e natës, që e larton detin dhe i bën dallgët të uturijnë, emri i të cilit është ZOTI, i ushtrive. «Në qoftë se këto ligje do të binin përpara meje» thotë ZOTI, «atëherë edhe pasardhësit e Izraelit do të pushonin së qeni një komb përpara meje përjetë». Kështu thotë ZOTI: «Në qoftë se do të mund të mateshin qiejt lart; ose të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë, atëherë edhe unë do t’i hidhja poshtë të gjithë pasardhësit e Izraelit për të gjitha ato që kanë bërë, thotë ZOTI» (Jeremia 31:35-37).

A vazhdojnë të ekzistojnë sot këto ligje? A vazhdon dielli të ndriçojë në qiell? A vazhdojnë të shfaqen hëna dhe yjet natën?

A nuk është e mrekullueshme që me tërë arritjet e shkencës dhe me tërë eksplorimet e hapësirës, dërgimin e këtyre udhëtarëve të hapësirës për të eksploruar sistemin planetar dhe madje përtej, prapëseprapë ne nuk kemi mësuar akoma se si të matim universin në të cilin jetojmë? Profeti thotë: «Vetëm në qoftë se do të mateshin qiejt lart dhe të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë…». Ne nuk e kemi bërë asnjërën prej këtyre. Ne kemi gjetur teori, por askush nuk ka qenë në gjendje të eksplorojë në këtë fushë. Prandaj, Perëndia thotë:

«Në qoftë se do të mund të mateshin qiejt lart; ose të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë, atëherë edhe unë do t’i hidhja poshtë të gjithë pasardhësit e Izraelit për të gjitha ato që kanë bërë, thotë Zoti» (cf. Jeremia 31:37, KJV).

Tani, ky është një premtim i mrekullueshëm. Perëndia e ka lidhur veten, përmes besnikërisë së Qenies së Tij dhe të Fjalës së Tij, që Izraeli do të ketë një vend në programin e tij për aq kohë që qiejtë dhe toka qëndrojnë. Perëndia nuk do t’i braktisë ata kurrë për aq kohë që dielli dhe hëna qëndrojnë në orbitat e tyre dhe për aq kohë që sfera e qiejve mbetet për t’u matur dhe pjesa e brendshme e tokës mbetet për t’u eksploruar.

– Raymond Stedman (5 tetor, 1917 – 7 tetor, 1992), pastor, shok klase në shkollën e Biblës me J. Vernon McGee

LIBANO_-_madonna_e_cristiani [THEB: Kështu kemi më shumë prova që lidhja e «Marias» midis katolicizmit dhe islamit vazhdon të rritet].

Të krishterët dhe myslimanët libanezë festojnë së bashku [festën katolike] të Shpalljes në emër të Marias [Fragment]

Të krishterët dhe myslimanët libanezë [festuan] në 25 mars, Festën e Shpalljes, [si] një festë kombëtare zyrtare të shenjtëruar nga Qeveria e Libanit. Të gjitha godinat publike, shkollat, bankat dhe universitetet u mbyllën. Gjithashtu qeveria i inkurajoi bizneset private që të bënin të njëjtën gjë.

Festa e Ditës së Shpalljes përkujton momentin kur kryeengjëlli Gabriel i zbuloi Virgjëreshës Maria që ajo do të bëhej nëna e Jezusit, Shpëtimtarit.

Ish-presidenti polak, Lech Walesa, i cili ka një përkushtim të thellë ndaj Marias, duhej të ishte në Liban për këtë festë.

Në 18 shkurt, qeveria e bëri 25 marsin një Ditë kombëtarë të krishterë-myslimane, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e marrëdhënieve të krishtera-myslimane. Vendimi u konfirmua dy ditë më vonë gjatë një takimi midis Papa Benediktit XVI dhe Kryeministrit Hariri në Pallatin Apostolik në Vatikan.

Sekretari i Përgjithshëm i Dar-al-Fatwa, Sheiku Mohammed Nokkari, një nga promotorët e këtij festimi të përbashkët, tha se shpreson që një festë e tillë të përhapen në pjesë të tjera të botës, duke shtuar se është e përshtatshme që kjo të fillonte në Liban, që papa i fundit, Gjon Pali II, e kishte përshkruar si «një mesazh pluralizmi në Lindjen dhe Perëndimin».

Për klerikun mysliman, Maria është «gruaja më e mirë që ka jetuar ndonjëherë, këtu (mbi tokë) dhe në përjetësi» sepse «ajo është mbi të gjitha gratë», një simbol i unitetit midis dy besimeve.

Këshilli i Peshkopëve Maronitë të Libanit e lavdëroi vendimin e qeverisë, duke thënë se kjo «ndihmon në afrimin bashkë të zemrave».

http://www.asianews.it/news-en/Lebanese-Christians-and-Muslims-celebrate-the-Annunciation-together-in-the-name-of-Mary-17985.html

Next Page →