Madje në Dhiatën e Vjetër, për shembull kur nevojiteshin materiale për ndërtimin e
tabernakullit a të tempullit, u theksua se secili që dha, e bëri këtë «i shtyrë nga
zemra e tij» (Eksodi 25:2; 1 Kronikave 29:9). Aq më shumë ne, që jemi shumë të
privilegjuar dhe, në përgjithësi, më të pasur sesa ata që atëherë dhanë me gëzim
për shërbesën e Perëndisë, duhet t'i shqyrtojmë zemrat dhe t'i japim me dëshirë
veprës së Zotit, qoftë brenda a jashtë vendit. Korintasve iu bë thirrje të jepnin,
«sepse ju e njihni hirin e Zotit tonë Jezus Krisht, i cili, duke qenë i pasur, u bë i
varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij» (2 Korintasve 8:9).

Së pari, dhënia duhet të jetë e rregullt. Dhënia e rastësishme përfundon shpesh
në mosdhënie. Mbledhjet javore përmendjen te letra e parë e Palit drejtuar
korintasve: «Të parën ditë të çdo jave secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa
mundet sipas të ardhurave të tij» (1 Korintasve 16:2).

Më kujtohet një vizitë te një e ve e moshuar. Më parë mblidheshim në shtëpinë e
saj, por, pasi i kishte vdekur i shoqi, grupi ishte shpërndarë dhe ajo kishte mbetur
vetëm. Kur u ndamë pas vizitës, ajo nguli këmbë dhe na dha një shumë të madhe
për veprën e Zotit. «Mos ke gabuar?» - e pyetëm. Por ajo u përgjigj me fjalët: «Jo,
e ndaj këtë çdo Ditë të Zotit tek ulem vetëm dhe kaq kam mbledhur».

Apostulli e dinte se, në qoftë se shenjtorët do të ndanin ca para çdo javë, do të
kishte një shumë të mirë për të varfrit në Jerusalem kur ai do të vinte në Korint. Po
të japim «sipas të ardhurave» nuk do të ketë ankesa për mbështetje të
pamjaftueshme të veprës së Zotit.

Është për të ardhur keq që shumë aktivitete të krishtera të rëndësishme duhet të
shkurtohen për shkak se besimtarët nuk japin dhurata. Zoti e lavdëroi të venë e
varfër që dha «gjithë sa kishte», ndonëse ishte për mirëmbajtjen e një ndërtese
që Ai tha se do të shkatërrohej për shkak të pabesisë së atyre që shërbenin atje.
Ajo ia dha Zotit dhe Zoti e pranoi atë me dëshirë, ashtu siç bënte me çdo mirësi
që i tregohej «më të voglit të këtyre, vëllezërve të mi». Kjo nuk do të thotë se ne
duhet t'u japim pa dallim të gjitha shoqatave bamirëse që kërkojnë mbështetje
financiare; edhe në këtë çështje mund të lutemi për urtësi dhe të sigurohemi se
Perëndia do të na e japë këtë.

Për korintasit lexojmë se ata «dhanë veten më parpara te Zoti» (2 Korintasve 8:5)
dhe kështu dhuratat e tyre ishin të pranueshme. Këtu vërejmë se dhënia nuk
kufizohet vetëm në para. Në qoftë se Zotit i kemi dhënë veten, koha jonë, dhuntitë
tona, shtëpitë tona dhe gjithçka që kemi, mund të përdoret në shërbim të Tij.
Megjithatë, duhet të ruajmë këndvështrimin e duhur. Në qoftë se kujdesi ynë për
veprën e Zotit bie ndesh me përgjegjësitë tona shtëpiake dhe familjare, mund të
jemi drejt një katastrofe në familje; por, në qoftë se angazhimet tona shekullare na
pengojnë që të shkojmë në takimin për lutje, ose që t'i japim veprës së Zotit,
atëherë rrezikojmë të marrim mbi vete qortimin serioz që iu drejtua dikur popullit
tokësor të Perëndisë: «Një njeri do të vjedhë Perëndinë? Megjithatë, ju më vidhni
[...] të dhjetën dhe ofertat» (Malakia 3:8).

Falë Perëndisë që, po të jemi të gatshëm dhe të bindur, siç e bëjnë të qartë
vargjet në vazhdim, Ai është i gatshëm të hapë pragjet e qiellit dhe do të derdhë
«mbi ju aq shumë bekime, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini»
(Malakia 3:10).

Qofshin shtëpitë tona si ato në Betani dhe Emaus, ku Shpëtimtari mund të ndihej
si në shtëpinë e Vet dhe ku të Vetët mund t'i shërbenin dhe të gëzonin shoqërinë e
Tij, parashijim i vërtetë i bekimeve të vendit të përgatitur në shtëpinë e Atit!
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Si të japim?

Letrat e Palit japin udhëzime të qarta për dhënien e
krishterë. Ndërsa ai vetë u përpoq të mbante veten dhe
shokët me sa të mundej, duke punuar me duart e tij,
Pali mund të gëzohej ende kur shenjtorët filipianë i
dërguan «jo vetëm një herë» kur ishte në nevojë
(Filipianëve 4:16) dhe korintasve ai u kushtoi dy kapituj
në letrën e tij të dytë rreth çështjes së «shërbesës ndaj
shenjtorëve» (2 Korintasve 8 e 9). Njëri prej vargjeve më
kuptimplota në këtë pjesë është 2 Korintasve 9:7:  
«Secili le të veprojë ashtu si ka vendosur në zemër, as
me keqardhje, as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do
një dhurues të gëzuar».
Literaturë > Martesa & Familja > Martesat bëhen në qiell
Martesat bëhen në qiell:
Shkarko PDF