Asambleja Biblike
L.1, Mbrapa qendrës së
internetit INKUS
Kutia postare 1
Pogradec
ALBANIA

Telefon:
+355 68 2231763

E-mail:
info@asamblejabiblike.com

Internet:
www.asamblejabiblike.com
A KA VËRTET NJË PERËNDI?

Në ekzistencën tonë të përditshme, pothuaj gjithçka duket se ka
një fillim. Në fakt, ligjet e shkencës tregojnë se po degradohen
madje edhe ato gjëra të cilat duken të pandryshuara gjatë jetës
sonë, si dielli dhe yjet e tjerë. Dielli po harxhon gjithë lëndën e vet
djegëse me një rritëm prej milionë tonësh çdo sekondë -
meqenëse ai nuk mund të durojë përgjithnjë, ai duhet të ketë
patur një fillim.
"Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën" (Zan. 1:1).
KU E GJETI GRUAN KAINI?

Skeptikët e Biblës e kanë përdorur gruan e Kainit herë pas here
në përpjekjet e tyre për të përgënjeshtruar librin e Zanafillës si
një raport të vërtetë historik. Për të ardhur keq, shumica e të
krishterëve nuk i kanë dhënë një përgjigje të mjaftueshme kësaj
pyetjeje. Si pasojë, bota i shikon si të paaftë për të mbrojtur
autoritetin e Shkrimit dhe kështu as
besimin e krishterë.