Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
«...në Të ju jeni bërë të plotë» (Kol. 2:10, NASB)


Në kundërshtim me opinionin publik, nuk ka shkallë përshtatjeje për qiellin. Një
person ose është absolutisht i përshtatshëm ose nuk është aspak i
përshtatshëm. Kjo është në kundërshtim me nocionin e zakonshëm se në majë
të shtyllës [hierarkisë] së Perëndisë ka njerëz të mirë, të ndershëm, në fund janë
hajdutët dhe gangsterët dhe në mes janë ata me shkallë të ndryshme të
përshtatjes për në qiell. Ky është një gabim shumë i madh. Ne ose jemi të
përshtatshëm ose nuk jemi. Nuk ka diçka të mesme.

Në fakt, asnjë prej nesh nuk është i përshtatshëm në vetvete. Ne jemi të gjithë
mëkatarë fajtorë, që meritojmë ndëshkim të përjetshëm. Ne kemi mëkatuar të
gjithë dhe jemi privuar nga lavdia e Perëndisë. Ne të gjithë endeshim si dele dhe
ndiqnim rrugën tonë. Ne jemi të gjithë të papastër dhe të gjitha veprat tona më të
mira janë si lecka të ndotura.

Jo vetëm që jemi krejtësisht të papërshtatshëm për qiellin, por nuk ka asgjë që ne
mund të bëjmë nga vetvetja që të na bëjë të përshtatshëm. Vendimet tona më të
mira dhe përpjekjet tona më të shkëlqyera nuk shërbejnë që të largojnë mëkatet
tona ose që të na sigurojnë drejtësinë e kërkuar nga Perëndia. Por lajmi i mirë
është se dashuria e Perëndisë siguron atë që kërkon drejtësia e Tij dhe këtë Ai e
siguron si një dhuratë falas. «Është dhurata e Perëndisë, jo nga veprat, që të mos
mburret askush» (Efe. 2:8, 9).

Përshtatshmëria për në qiell gjendet në Krishtin. Sa herë që një mëkatar lind
përsëri, ai pranon Krishtin. Perëndia nuk e sheh më atë si një mëkatar në mish; Ai
e sheh atë në Krishtin dhe e pranon mbi këtë bazë. Perëndia e ka bërë Krishtin që
të jetë mëkat për ne, Ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e
Perëndisë në Të (shih 2 Korintasve 5:21).

Pra, po ta përmbledhim është kjo. Ose e kemi Krishtin ose nuk e kemi. Nëse e
kemi Krishtin, ne jemi të përshtatshëm për në qiell pasi Perëndia mund të na
bëjë. Përshtatshmëria e Krishtit bëhet e jona. Ne jemi po aq të denjë sa është Ai,
sepse jemi në Të.

Nga ana tjetër, nëse nuk e kemi Krishtin, jemi aq të humbur sa s'ka ku të vejë. Të
jesh pa Atë është pamjaftueshmëri fatale. Asgjë tjetër nuk mund të zëvendësojë
këtë mungesë kritike.

Duhet të jetë e qartë, atëherë, se asnjë besimtar nuk është më i përshtatshëm për
në qiell, sesa një besimtar tjetër. Të gjithë besimtarët kanë të njëjtën të drejtë për
në lavdi. Kjo e drejtë është Krishti. Asnjë besimtar nuk ka më shumë nga Krishti
se një tjetër. Prandaj, asnjë nuk është më i përshtatshëm për në qiell se një tjetër.
1 prill
ÇDO DITË ME RADHË > 1 prill
Share