Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
«Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës» (Gjoni 11:9).


Kur Jezusi sugjeroi që të ktheheshin në Jude, dishepujt u tmerruan. Judenjtë ishin
përpjekur për ta vrarë Atë me gurë përpara pak kohe dhe tani ai po fliste për një
vizitë kthimi. Si përgjigje ndaj frikës së dishepujve, Jezusi tha: «Nuk janë vallë
dymbëdhjetë, orët e ditës». Në pamje të parë pyetja duke krejt e shkëputur nga
biseda. Por ajo që po thoshte Shpëtimtari kjo ishte! Dita e punës përbëhet nga
dymbëdhjetë orë. Kur dikush i dorëzohet Perëndisë, çdo ditë ka programin e saj të
caktuar. Asgjë nuk mund të pengojë kryerjen e këtij programi. Kështu që edhe
nëse Jezusi do të kthehej në Jerusalem, dhe madje edhe nëse judenjtë do të
përpiqeshin për ta vrarë përsëri, ata nuk do t'ia dilnin mbanë. Puna e Tij nuk kishte
mbaruar. Ora e Tij nuk kishte ardhur ende.

Për çdo fëmijë të Perëndisë është e vërtetë se ai/ajo është «i pavdekshëm derisa
të jetë kryer puna e tij». Kjo duhet të na japë një paqe dhe vetëpërmbajtje të
madhe në jetët tona. Nëse po jetojmë brenda vullnetit të Perëndisë dhe nëse i
zbatojmë rregullat e arsyeshme të shëndetit dhe sigurisë, ne nuk do të vdesim
kurrë në një moment përpara kohës. Asgjë nuk mund të na ndodhë pa vullnetin e
Tij lejues.

Shumë të krishterë shqetësohen shumë për ushqimin që hanë, për ujin që pinë,
për ajrin që thithin. Në shoqërinë tonë të ndërgjegjshme ndaj ndotjes ka
gjithmonë diçka që na sugjeron se vdekja është duke trokitur te dera. Por ky
merak është i panevojshëm. «Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës?» A nuk ka
vendosur Perëndia një mbrojtje rreth besimtarit (Jobi 1:10) ndaj së cilës djalli
është i pafuqi për ta depërtuar?

Nëse e besojmë këtë, kjo do të na shpëtojë nga shumë hamendje. Ne nuk do të
themi: «Nëse ambulanca do të kishte ardhur më parë» ose «Nëse doktori do ta
kishte zbuluar tumorin katër javë më parë» ose «Nëse burri im do të kishte marrë
një linjë ajrore tjetër». Jetët tona janë planifikuar nga urtësia e pafund dhe në
fuqinë e pafund. Ai ka një orar të përsosur për secilin prej nesh dhe trenat e Tij
ecin sipas një plani të përsosur.
1 mars
ÇDO DITË ME RADHË > 1 mars
Share