Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
«...atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem» (1 Kor. 13:12).


Është krejt normale dhe e kuptueshme për ne si të krishterë që të pyesim veten
nëse do t'i njohim të dashurit [të afërmit] tanë në qiell. Ndonëse nuk ka asnjë
shkrim [biblik] që e trajton në mënyrë specifike këtë temë, ka disa linja arsyetimi
që na çojnë drejt një konkluzioni pozitiv.

Para së gjithash, dishepujt e njohën Jezusin në trupin e Tij të ringjallur e të
lavdishëm. Pamja fizike e Tij ishte e pandryshuar. Nuk ekzistonte asnjë gabim që
ishte «i njëjti Jezus». Kjo sugjeron që edhe ne do të kemi tiparet tona dalluese në
qiell, edhe pse në një formë të lavdishme. Nuk ka asnjë sugjerim që do të dukemi
të gjithë njëlloj. Kur thuhet në 1 Gjonit 3:2 që do të jemi të ngjashëm me Zotin
Jezus, do të thotë që do të jemi moralisht të ngjashëm me Të, d.m.th.,
përgjithmonë të lirë nga mëkati dhe pasojat e tij. Por sigurisht që nuk do të jemi të
ngjashëm me Të që të ngatërrohemi me Të. Kurrë!

Së dyti, nuk kemi arsye të besojmë se në qiell do të njohim më pak, sesa njohim
këtu poshtë. Ne e njohim njëri-tjetrin këtu poshtë; përse duhet menduar e
çuditshme që ta njohim njëri-tjetrin atje lart? Nëse atëherë do të njohim ashtu
sikurse njihemi tani, kjo duhet të jetë vendimtare.

Pali priste që t'i njihte thesalonikasit në qiell. Ai tha se ata do të jenë shpresa,
gëzimi dhe kurora e lavdisë [gëzimit] së tij (1 Thes. 2:19).

Ka tregues në Bibël që njerëzve u janë dhënë dhe do t'u jepen aftësi për të
identifikuar njerëz që ata nuk i kanë parë kurrë më parë. Pjetri, Jakobi dhe Gjoni e
njohën Moisiun dhe Elian në malin e shpërfytyrimit (Mt. 17:4).

Pasaniku në hades [ferr] e njohu Abrahamin (Lu. 16:24). Jezusi u tha judenjve se
ata do të shihnin Abrahamin, Isakun, Jakobin dhe të gjithë profetët në mbretërinë
e Perëndisë (Lu. 13:28). Neve na thuhet që të bëjmë miq përmes administrimit të
mençur të parave tona, që këta miq të na mirëpresin në banesat e përjetshme (që
supozon se ata do të na njohin si mirëbërësit e tyre) (Lu. 16:9).

Por këtu duhet të shtojmë një fjalë paralajmërimi! Ndërkohë që duket e qartë se
do t'i njohim të dashurit tanë në qiell, ne nuk do t'i njohim ata në po ato
marrëdhënie që ekzistonin në tokë. Për shembull, marrëdhënia burrë-grua nuk do
të jetë më në fuqi. Kjo duket se është domethënia e qartë e fjalëve të Shpëtimtarit
në Mateu 22:30: «Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë
në qiell si engjëjt e Perëndisë».
1 korrik
ÇDO DITË ME RADHË > 1 korrik
Share